Bricjapët janë njerëz inteligjentë dhe modestë, që i ndihmojnë personat pranë vetes. Nëse mund të thuhet diçka për ata që kanë lindur nën shenjën e Bricjapit, është se ata janë më të mirët. Janë njerëz me përkushtim të madh në punë dhe që luftojnë për gjërat që duan.
Këto janë 5 arsyet se pse ata janë më të mirët: Përpiqen t’i bëjnë qejfin personave të dashur për ta Janë njerëz që pëlqejnë t’i shohin të lumtur prindërit dhe miqtë e tyre të ngushtë. Bëjnë më të mirën e tyre për të parë buzëqeshje tek njerëzit që i rrethojnë. Shqetësohen pamasë për ata që duan dhe ndaj i trajtojnë ata në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse je i afërm i një personi të shenjës së Bricjapit, duhet të jesh i sigurtë se do të të trajtojnë mirë.
Tërheqin fatin dhe suksesin Bricjapët dallohen për sukseset e tyre të mëdha dhe për fatin që kanë, por edhe këtë e ndajnë me personat që i rrethojnë. Përpiqu të qëndrosh pranë një Bricjapi, sepse sado i vogël që do të jetë fati që do të kalojnë, sërish ai do të ndihmojë dhe duhet ta vlerësosh për një gjë të tillë.
Janë tepër të përpiktë.Nuk arrijnë asnjëherë me vonesë në një takim, sepse për ta përpikmëria është një nga gjërat më të rëndësishme, pasi ardhja me vonesë në takime tregon mungesë respekti. Ndaj, duhet të jesh i sigurtë se kur ke lënë një takim me një person të shenjës së Bricjapit, do e kesh të përpiktë në atë orar dhe nuk do të duhet të presësh.
Janë përherë aty, kur ke nevojë për ta Mund të mos jenë tepër simpatikë, por nëse do të kesh nevojë për ndihmën e tyre, ata do të jenë aty për gjithçka që do të të duhet, pa asnjë hezitim. Do të lënë çdo gjë që po bëjnë, për të ardhur tek ty dhe për të të bërë të ndihesh mirë. Janë lloji i njerëzve që i ndihmojnë të tjerët, sepse duan që bota të jetë më e mirë dhe mënyra më e mirë për ta bërë, sipas tyre, është duke ndihmuar njëri-tjetrin.
E marrin shumë seriozisht punën Janë persona që punojnë tejmase, madje deri në pikën që bëhen të fiksuar pas punës dhe ia dedikojnë gjithë jetën e tyre zyrës së punës, pa i menduar gjërat që humbasin prej saj. Të jesh punëtor është virtyt, por dhe kjo gjë duhet të mbetet nën kontroll dhe jo të shkojë në ekstreme, saqë të cënojë pjesën sociale të individit.
MË SHUMË RRETH BRICJAPIT: Bricjapi është një nga shenjat më serioze dhe besnike të horoskopit. Ata kanë karakteristika që nuk gënjejnë dhe nëse ke pranë një person të kësaj shenje, diçka është e sigurt: Ata do të të udhëzojnë drejt të qënit perfekt. Janë njerëz që pëlqejnë t’i shohin të lumtur prindërit dhe miqtë e tyre të ngushtë. Bëjnë më të mirën e tyre për të parë buzëqeshje tek njerëzit që i rrethojnë. Shqetësohen pamasë për ata që duan dhe ndaj i trajtojnë ata në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse je i afërm i një personi të shenjës së Bricjapit, duhet të jesh i sigurtë se do të të trajtojnë mirë.
Duhet vetëm të keni parasysh diçka: Nëse një Bricjap ju thotë se për të jeni të rëndësishëm, është sepse kjo është e vërtetë. Bricjapët nuk të zëvendësojnë kurrë lehtësisht. Nëse ata duan dikë, e duan me gjithë zemër dhe e kanë të vështirë ta marrin veten nga zhgënjimi që mund të pësojnë prej atyre që duan. Flasin shumë, u ndodh t’i shprehin ndjenjat, por kur kuptojnë se gjithçka është e kotë, dijeni se do të përballeni me ftohjen e tyre dhe do të distancohen. Dhe mos mendoni se pas kësaj “ju kanë zhgënjyer”, pasi në të vërtetë janë ata që e vuajnë përbrenda.
Sepse… janë deri diku krenarë, ndaj nuk duhet të luani me ndjenjat e tyre. Nëse Bricjapi tradhëtohet nga një mik, do t’i duhet një kohë e gjatë për t’u shëruar nga zhgënjimi. Bricjapët janë me të vërtetë të qetë, por janë edhe të ftohtë kur duhet. Nuk lëvizin asnjë gisht nëse nuk është për diçka thelbësore dhe të mirëmenduar. I kontrollojnë mirë emocionet dhe e matin kohën e tyre. Arsyet se pse është e pamundur të mos e duash një person të shenjës së Bricjapit janë:
Përpikmëria është motoja e tyre dhe e konsiderojnë mjaft të rëndësishme në takimet e tyre, sidomos në ato me rëndësi. Janë maniakë të kontrollit. Kanë aftësinë të punojnë shumë dhe të punojnë mirë me maksimumin e aftësive dhe talenteve të tyre. Organizimi dhe logjika janë mjaft të rëndësishme për njerëzit e kësaj shenje. Kjo i bën Bricjapët të qëndrueshëm dhe të qetë. Janë njerëz që kanë ambicie për të bërë progres dhe për t’u vetëpërmirësuar. Kanë aftësinë t’i shpenzojnë paratë në mënyrë të zgjuar, pavarësisht faktit që pëlqejnë gjëra të shtrenjta. Ata gjithsesi blejnë gjërat më të rëndësishme, dukë lënë mënjanë ato që duan të blejnë. Janë njerëz të ndershëm dhe të sinqertë, cilësi që shumë personave iu mungojnë këto kohë. Durimi është një virtyt i personave të shenjës së Bricjapit. Mund të punojnë gjatë, të zgjidhin probleme dhe t’u bëjnë ballë edhe gjërave më të mërzitshme. Përkushtimi është një formë vetëmbrojtjeje për ta: Në fillim i tremben diçkaje, më pas nisin të besojnë se mund t’ia dalin mbanë dhe në fund ia dalin mbanë. Familja dhe altruizmi. Familja për personat e kësaj shenje është mjaft e rëndësishme. Ata dinë si të duan, si të mbështesin dhe si të falin njerëzit që kanë vlerë në jetën e tyre.
Përgjithësisht Bricjapët edhe pse duken të ftohtë ata janë dashamirës dhe nuk i duan të keqen askujt. Mund të mos jenë tepër simpatikë, por nëse do të kesh nevojë për ndihmën e tyre, ata do të jenë aty për gjithçka që do të të duhet, pa asnjë hezitim. Do të lënë çdo gjë që po bëjnë, për të ardhur tek ty dhe për të të bërë të ndihesh mirë. Nëse ke pranë një Bricjap, mos e lër kurrë të ikë!