Parashikimet Mujore për Muajin Shkurt 2021 për të gjitha shenjat e zodiakut, me analizën e këndeve planetare
Mësoni tani sesi yjet tuaja ndikojnë këtë muaj cështjet sentimentale dhe profesionale.
Mirpresim pranverën me optimizëm dhe humor për aksion.
Marsi nga fillimet e tij krijon rrethana përshpejtimi dhe aksioni, dicka që do kryesojë gjatë të gjithë muajit.
Në 4 Mars, Marsi kalon tek Binjakët duke rritur energjinë tonë dhe dëshirën për të komunikuar. Socializimi krijon një ambjent kontaktesh dhe bashkbisedimesh që do të na ndihmojnë të dalin nga rrethanat e vështira psikologjike që përjetojmë. Takime me persona të rrethit tonë të ngushtë kanë rol protagonist gjëtë të gjithë muajit, pasi na vënë në procedurë të aktivizohemi për të dalë nga rutina dhe monotonia.
Në 13 Mars realizohet Hëna e re tek Peshqit që përforcon nevojën për të ekzistuar një fillimi i ri përsa ka lidhje me cështjet e të kaluarës që mund të na shqetësojnë. Takimi i Dritave me Neptunin dhe Afërditën përforcon akoma më shumë ndjeshmëritë dhe mund të drejtojë në zgjedhje të gabuara, kryesisht në pjesën e jetës tonë personale. Preferohet të shmangim vendimet e nxituara që do caktojnë rrugëtimin e lidhjeve që mund të mos jenë të përshtatshme për ne.
Në 16 Mars Merkuri kalon tek Peshqit, një pozicion i vështirë për këtë planet të caktuar. Mednja aspiron të udhëtojë në botë ëndërrimtarë dhe magjikë, por kjo mund të krijojë për të tepër problem në përditsmëri dhe në ambjentin e punës. Eshtë e nevojshme të jemi plotësisht të përqendruar në detyrimet tonë për të mos u ekspozuar. Nga ana tjetër, melankolia dhe mbyllja në vetvete pritet të na drejtojë në një procedurë të kërkimit personal.
Në 20 Mars Dielli kalon tek Dashi dhe keni ekuinoksin pranveror. Një rreth i ri vjetor të shenjave të zodiakut të Diellit fillon, pasi kalon në shenjën e varësisë së tij dhe na përgatit për të pranuar pranverën. Shenja e zjarrtë e Dashit jep shumë energji dhe pasion që do të na ndihmojë për tu aktivizuar në të gjitha nivelet e jetës tonë. Të kujdesshëm do duhet të jeni për shkak të impulsivitetit dhe sjelljeve sulmuese që mund të shprehim disa momente.
Në 21 Mars Afërdita kalon me rradhën e saj tek Dashi, pozicion dobësie për këtë planet. Ka mundësi të shprehen tensione në jetën tonë personale, për shkak të nevojës për mbulim të nevojave personale. Socializimi dhe joshja jonë do të na sjellin më pranë njohjeve të reja që mund të luajnë rol të rëndësishëm në jetën tonë.
Në 28 Mars, Hëna e ploë në boshtin Dashi- Peshorja transformon rrathanat e qëndrueshmërisë dhe sigurisë në nivel lidhjesh ndërpersonale. Me Saturnin nga Ujori duke patur rol protagonist në Hënën e plotë të caktuar keni mundësinë për të përparuar në cështje që shqetësojnë lidhje dhe bashkpunime me pjekuri. Llogjika dhe qëndrimi me përgjegjshmëri do karakterizojnë lëvizjet tonë. Të kujdesshëm do duhet të jemi në fjalë të mëdha dhe premtime, pasi takimi i Merkurit me Neptunin tek Peshqit favorizon ndjenja të rreme, manipulime dhe hamendësime.
Dashi mujor
Marsi është një muaj që do ketë mundësi për ju në vija të përgjithshme dhe duket se do ekzistojë terren i përshtatshëm për disa lëvizje përmirësuese në fushën ekonomike. Hyrja e Marsit në shenjën e Binjakëve në 4/03 sjell informacione nga persona që ndodhen në rrethin tuaj të ngushtë dhe disa nga to ndoshta përbëjnë dhe shkak për debate. Duket se do jeni shumë aktiv dhe të lëvizshëm këtë muaj, dicka që mund t’ju “kushtojë” nëse nuk jeni të kujdesshëm apo nëse jeni shumë të nxituar. Hëna e re që do realizohet në 13/03 në shenjën e Peshqëve dhe takimi që do krijojë me Neptunin dhe Afërditën ndoshta krijon dilema por edhe ngatërresa vecanërisht në fushën sentimentale.
Në 16/03 Merkuri kalon në shenjën e Peshqëve dhe nga pozicioni i tij i ri tregon se fillon një periudhë e cila do ketë shumë prapaskena, ndaj do duhet të “ruani tonet tuaja” dhe të zgjidhni me kujdes personat që do besoni në cështjet personale. Në 20/03 fillon zyrtarisht muaji i ditëlindjes tuaj pasi Dielli kalon në shenjën tuaj duke inaguruar një periudhë vetëdije dhe auto-përmirësimi. Muaji mbyllet me Hënën e re që do realizohet në boshtin tuaj(Peshore-Dash) në 28/03, e cila sjell në sipërfaqje nevojat tuaja dhe duket se do të japë shkak për ti kuptuar.
Dashuria
Hëna e re që do realizohet në shenjën e Peshqëve në 13/03 tregon se gjysma e parë e muajit do shoqërohet nga prapaskena të forta dhe shumë lëvizje të fshehta në fushën sentimentale. Nëse jeni beqarë duket se do ekzistojë ndonjë histori por për arsyje të ndryshme kjo nuk do dalë në sipërfaqje. Me hyrjen e Diellit në shenjën tuaj në 20/03 por edhe të Afërditës në 21/03, duket se dhjetditëshi i fundit i muajit do jetë plotësisht erotik dhe plot mundësi për të flirtuar! Nëse jeni në një lidhje do duhet ti kushtoni rëndësi periudhës së mësipërmes pasi mund të bëni disa lëvizje impulsive, të cilat duket se do krijojnë një klimë distancimi në lidhjen tuaj. Fundja Marsi tregon se ka mundësi, vecanërisht gjatë dhjetditëshit të tij të fundit.
Puna dhe Ekonomia
Cështjet profesionale të këtij muaji kanë nevojë për lëvizje të kujdesshme dhe jo impulsive pasi me prezencën e Marsit në shenjën e Binjakëve duket se do kenë ndryshime. Ka shumë mundësi të merrni informacione të ndryshme në lidhje me zhvillimin e një cështjeje profesionale apo me zhvillimin e punës, me rezultat të ekzistojnë mesazhe përplasëse apo të ngatërruara. Kjo mund të bëhet më e fortë gjatë gjysmës së dytë të muajit ndaj do duhet të jeni të kujdesshëm vecanërisht pranë datës 22/03 pasi që dhe katrori i Marsit që do ndodhet tek Binjakët me Merkurin tek Peshqit, mund të krijojë disa kundërshtime në një cështje profesionale për shkak të informacioneve të gabuara.
Demi mujor
01/03/2021 to 31/03/2021
Marsi është një muaj që tregon se do duhet të përqendroheni në të ardhura, shpenzime dhe detyrimet tuaja, pasi dhe duket se do dalin në sipërfaqje. Hyrja e Marsit në shenjën e Binjakëve në 4/03 inaguron një periudhë gjatë së cilës ka mundësi të ekzistojnë më shumë shpenzime sesa të ardhura apo nuk përjashtohet të bëni disa blerje dhe disa lëvizje në fushën ekonomike që do prisnin balancën. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Peshqëve në 13/03 në takim me Neptunin dhe Afërditën mund të drejtojë në përfundime të gabuara të cilat lidhet e një grup apo disa persona që ndodhen në ambjentin tuaj shoqëror. Gjithashtu, ka mundësi të shtyheni nga mendimi i të tjerëve për cështjet tuaja dhe përfundimisht të reagoni pa menduar.
Hyrja e Merkurit në shenjën e Peshqëve në 16/03 mund të sjellë biseda rreth bisedash me persona që ndodhen në ambjentin tuaj shoqëror. Gjysma e dytë e muajit mund të jetë vecanërisht komunikues por nga 20/03 dhe më pas me hyrjen e Diellit në shenjën e Dashit, mirë do ishtë të keni ndërmend se disa biseda mund të lëvizin fshehurazi. Mbani në distancë persona që nuk dini c’farë roli luajnë dhe nuk duket se po i hapin letrat tuaja përballë jush. Hëna e plotë që do realizohet në boshtin Dashi –Peshorja në 28/03 mund të sjellë në sipërfaqje ndonjë cështje të kaluarës, e cila qëndron pezull. Sigurisht për shkak të takimit të Merkurit/Neptunit që do jetë I vlefshëm gjatë Hënës së plotë, do duhet ti kushtoni kujdes të madh “detajeve” por edhe atyre që do thuhen.
Dashuria
Gjatë gjysmës së parë të muajit ndjenjat tuaja do jenë vecanërisht të forta pasi prezenca e Afërditës në shenjën e Peshqëve krijon terren të përshtatshëm për të shprehur ati që ndjeni përballë personit që ju intereson. Nëse jeni beqarë me Hënën e re që do realizohet në shenjën e Peshqëve në 13/03 nuk përjashtohet të fillojë një histori e re sentimentale me një person që me ndonjë mënyrë lidhet me ambjentin shoqëror. Dhjetditëshin e fundit të muajit nevojitet kujdes pasi hyrja e Afërditës në shenjën e Dashit në 21/03, tregon se fillon një periudhë në të cilën ka shuma prapaskena. Nëse jeni ju ai që i lëviz shenjat fshehurazi dhe vecanërisht nëse jeni tashmë në një lidhje, do duhet të shmangni lëvizjet të cilat do mund t’ju ekspozojnë nëse dalin në dukje. Do duhet të mbani mend se “Dielli nuk fshihet me shoshë”, për të mos lënë veten tuaj për tu shtyrë nga asgjë.
Puna dhe Ekonomia
C’do gjë që lidhet me detyrimet tuaja profesionale duket se nuk do t’ju shqetësojë aq shumë për këtë muaj, të paktën sa ju shqetësonte muajin e kaluar. Kjo nuk do të thotë se në punë do rrjedhin të gjitha “super”, por duket se do keni një lehtësi në menaxhimin akoma dhe të disa cështjeve kërkuese profesionale. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Peshqëve në mes të muajit përforcon lidhjet vëllazërore dhe krijon një klimë shumë të bukur në punë, por në të njëjtin moment mund të krijojë dhe terren të përshtatshëm për të zbukuruar disa situata. Pas 20/03 do duhet ti jepni kujdes të vecantë në lidhje me ata që do zgjidhni për të ndarë planet tuaja profesionale.
Binjakët mujor
01/03/2021 to 31/03/2021
Marsi është një muaj që do t’ju sjellë në sipërfaqje pasi hyrja e Marsit në shenjën tuaj në 4/03 tregon lëvizshmëri. Ka mundësi të ndjeni se doni ti arrini të gjitha dhe kjo nuk përjashtohet të krijojë ndonjë përshpejtim në vendime, në lëvizje dhe veprimet tuaja që disa herë do arrini në kufinjtë e nervave. Përpiquni të shmangni skenarin e mësipërm për të mos u tronditur balancat në lidhjet tuaja ndërpersonale. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Peshqëve në 13/03 e kthen interesin tuaju në punë por takimi i “Dritave” me Neptunin mund të krijojë terren të përshtatshëm për mashtrime.
Hyrja e Merkurit në shenjën e Peshqëve në 16/03 inaguron një periudhë të re gjatë së cilës do t’ju shqetësojnë vecanërisht cështjet që lidhen me fushën tuaj profesionale dhe nuk përjashtohet të ekzistojnë biseda pasi dhe propozime në lidhje me to. Dielli kalon në shenjën e varësisë tuaj, Dashit, në 20/03 dhe nga pozicioni i tij i ri tregon se nevojitet të jepni kujdes personave me të cilët shkëmbeni ide dhe mendime pasi do kenë ndikim të fortë mbi ju. Muaji mbyllet me Hënën e plotë që do realizohet në boshtin e Dashit-Peshores në 28/03 i cili duket se do krijojë terren të përshtatshëm për të lulëzuar një histori e re sentimentale, por do duhet të qëndroni me këmbë në tokë derisa të shihni sesi zhvillohet.
Dashuria
Ky muaj do ketë mundësi por do ketë dhe ditët që do jeni vecanërisht të kujdesshëm në mënyrën sesi i menaxhoni cështjet tuaja sentimentale për të mos dalë të ekspozuar. Hëna e re që do realizohet tek Peshqit në 13/03 mund të krijojë një histori të fortë sentimentale por do duhet të ruani një hapësirë të vogël pasi në të njëjtën moment do krijojë dhe zbukurime personash dhe situatash. Pas 21/03 me hyrjen e Afërditës në shenjën e Dashit duket se do përqendroheni në cështjet tuaja sentimentale. Nuk përjashtohet të ekziston interes nga një person që lidhet me ambjentin tuaj shoqëror. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje këtëmuaj do nevojitet të përballeni me cështje që mund të shfaqen midis jush dhe partnerit ashtu si debate me qetësi dicka që nuk është aq e lehtë, pasi Marsi ndodhet në shenjën tuaj. Jepini vëmëndje dhe cështjeve që lidhen me personat që ju rrethojnë pasi ato duket se ndonjë farë mënyre mund t’ju krijojnë kundërshtime midis jush.
Puna dhe Ekonomia
Puna duket se do ndodhet në sipërfaqje deri dhe në mes të muajit pasi hyrja e Marsit në shenjën tuaj ju vë në lëvizje të vazhdueshme, për të mbyllur disa cështje të lëna pezull profesionale dhe cështje që ju kanë lodhur mjaftueshëm. Nga ana tjetër Hëna e re që do realizohet në shenjën e Peshqëve në 13/03 në takim me Neptunin, tregon se do duhet të jeni shumë të kujdesshëm në vendimet që lidhen me të ardhmen tuaj profesioanle apo zhvillimin e një cështje në punë. Ka shumë mundësi të zbukuroni disa situata dhe të mos kuptoni rreziqet që ekzistojnë në disa veprimet tuaja, ndaj dhe vendimet kanë nevojë për mendime zgjidhëse dhe analizim para se të realizohen. Pas 20/03 kur Dielli do kalojë në shenjën e Dashit do keni mundësi për të “forcuar” prezencën tuaj në një grup profesional.
Gaforrja mujor
01/03/2021 to 31/03/2021
Marsi është një muaj që mund t’ju krijojë ndjenja përplasëse pasi në gjysmën e tij të parë, me hyrjen e Marsit në shenjën e Binjakëve në 4/03, duket se nuk do keni energjinë për tu marrë me disa cështje të cilat janë shfaqur, pavarsisht se dëshironi shumë të shpëtoni me to. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Peshqëve në 13/03 në takim me Neptunin ju bie zilen e rrezikut dhe tregon se vendimet tuaja vecanërisht ato që lidhen me cështje arsimore dhe qëllime të ardhmes kanë nevojë për kujdes por edhe rimendime, për të mundur të realizohen në të ardhmen. Nuk përjashtohet të keni invetuar në një ide e cila duket e vështirë të realizohet, dicka e cila mund t’ju krijojë zhgënjim.
Hyrja e Merkurit në shenjën e Peshqëve në 16/03 do t’ju vënë në procedurë të përqendroheni në cështje që lidhen me persona të rrethit tuaj të gjërë pasi dhe në disa cështje kolektive. Në 20/03 Dielli kalon në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i tij i ri tregon se dhjetditëshin e fundit të muajit do shfaqen në sipërfaqje shumë cështje profesionale. Ka mundësi të mos ndodheni në humor të përshtatshëm për to, por akoma dhe brenda nga disa vështirë mund të krijohen shumë mundësi të mira për ju. Muaji mbyllet me Hënën e plotë që do realizohet në 28/03 në boshtin e Dashit-Peshores, e cila duket se do sjellë në sipërfaqje planet profesionale. Nevojat tuaja profesionale duket se do përbëjnë fuqinë tuaj shtytëse, për të ndryshuar disa nga të dhënat në punë.
Dashuria
Gjysma e parë e Marjit do sjellë lehtësi dhe mundësi në cështje që lidhen me fushën sentimentale ose jeni beqarë ose ndodheni tashmë në një lidhej. Nëse keni gjetur partnerin tuaj, caste që do kaloni me të, do përmirësojnë ndjeshëm humorin tuaj, ndaj dhe mos lini rutinën t’ju “shtyjë” dhe ndjenjat tuaja për të. Nëse jeni beqarë me Hënën e re tek Peshqit në 13/03 duket se do ekzistojnë mundësi për të flirtuar por takimi i Neptunit me Dritat, tregon se brenda në këto mundësi mund të ekzistojnë dhe disa “gjemba”. Me hyrjen e Afërditës në shenjën e Dashit në 21/03 klima në jetën tuaj personale ndryshon, pasi duket se do bëheni më shumë kërkues por edhe sulmues përballë një situate sentimentale apo përballë dikujt që ju intereson dhe ju ka bërë përshtypje.
Puna dhe Ekonomia
Hyrja e Marsit në shenjën e Binjakëve në 4/03 tregon se Marsi do ketë shumë lëvizshmëri përsa ka lidhje me cështjet tuaja profesionale. Brenda në këtë lëvizshmëri do shfaqen dhe biseda të cila do bëhen me personat e ambjentit tuaj profesional, por në të njëjtin moment ka mundësi të ekzistojnë dhe disa biseda të cilat do qëndrojnë të fshehta, të paktën për momentin. Pas 20/03 me hyrjen e Diellit por edhe të Afërditës në shenjën e Dashit fillon një plotësisht periudhë e ndryshme për jetën tuaj profesionale, e cila duket se mund të jetë shumë sfida në punë apo lodhje për shkak të saj, por njëkohësisht do sjellë dhe mundësi në të. Nuk përjashtohet të ekzistojë një sqarim profesional apo t’ju bëhet një propozim për një punë të re, por do duhet të peshoni më shumë kujdes të dhënat që keni dhe ti ndani në të mirat dhe ato negative, për të marrë vendimin tuaj.
Luani mujor
01/03/2021 to 31/03/2021
Marsi interpretohet plotësisht komunikues dhe ndaj është dicka që do bëhet e dukshme nga ditët e para madje të tij me hyrjen e Marsit në shenjën e Binjakëve (4/03). Marsi zhvendoset në një shenjë që përshtatet më mirë në energjinë tuaj dhe largon cështjet që mund të jenë shfaqur periudhën e kaluar dhe ju kishin krijuar presion sentimental. Ndoshta ekzistojnë disa biseda me persona që ndodhen në ambjentin tuaj shoqëror dhe nuk përjashtohet të përbëjnë shkak për tu larguar nga disa persona. Për ju do luajë rol të madh mënyra sesi përceptojnë të tjerët c’do lloj cështje dhe nëse kjo mënyrë përputhet me tuajën. Në 13/03 Hëna e re që do realizohet në shenjën e Peshqëve në takim me Neptunin tregon se keni nevojë për të qënë të kujdesshëm në cështje që kanë lidhje me fushën ekonomike vecanërihst nëse ekzistojnë borxhe dhe cështje të kaluarës.
Mos mbivlerësoni fuqitë e portofolit tuaj nëse nuk dëshironi që të dilni minus. Në 16/03 Merkuri kalon në shenjën e Peshqëve dhe vulon sesa rol të rëndësishëm do të luajë për humorin tuaj situata që do mbizotërojë në fushën ekonomike. Në 20/03 Dielli kalon në shenjën e Dashit dhe ofron frymë optimizmi dhe gëzimi për ju. Hëna e plotë që do realizohet në boshtin e Dashit-Peshores në 28/03, nuk përjashtohet të krijojë një histori të re sentimentale apo t’ju afrojë më pranë një personi që ndodhet në ambjentin tuaj të gjërë.
Dashuria
Në gjysëm e parë të Marsit duket se do vazhdojë të krijojë ndjenja të forta ashtu si dhe muaji kaluar, të cilat disa momente mund t’ju shpërqendrojnë dhe t’ju drejtojnë në lëvizje impulsive në fushën sentimentale. Nëse jeni beqarë deri dhe në mesin e muajit do duhet ti jepni kujdes vecanërsisht njohjeve të reja dhe premtimeve që duhet ti shoqërojnë, pasi Hëna e re në 13/03 në takim me Neptunin mund të zbukurojë ndjenja dhe situata. Hyrja e Diellit në shenjën e Dashit në 20/03 dhe hyrja e Afërditës në të njëjtën shenjë në 21/03, ndryshon plotësisht klimën në jetën tuaj personale, dhe ju vë në lëvizje të vazhdueshme. Tani do jetë më e lehtë të shprehni ndjenjat tuaja, të tregoni interesin tuaj ndaj një personi që ju ka tërhequr vëmëndjen dhe të komunikoni më mirë me persona që ndodhen në rrethin tuaj të gjërë. Brenda kësaj duket se do afroheni më pranë një personi dhe do zbuloni sa keni të përbashkëta. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje do duhet të mbani mend se komunikimi është pjesa më e rëndësishme në të dhe do duhet ti kushtoni vëmëndjen përkatëse, pasi dhe ajo mund t’ju mbajë pranë partnerit tuaj.
Puna dhe Ekonomia
Marsi duket se është më i butë në krahasim me muajin e kaluar, vecanërisht në cështje që lidhen me fushën profesionale dhe presionin që mund të ketë ekzistuar në punë periudhën e kaluar. Hyrja e Marsit në shenjën e Binjakëve ndryshon fushën e veprimit tuaj, dicka që tregon se gjërat në punë do përmirësohen mjaftueshëm. Hamendësimet dhe keqkuptimet që kanë ekzistuar periudhën e kaluar mund të menaxhohen dhe klima që do ekzistojë në ambjentin profesional do luajë një rol të vecant dhe në rezultatet tuaja në detyrimet në punë. Nga fundi i muajit do duhet ti jepni rëndësi disa ideve që mund të keni, pasi dhe duket se ndoshta është e vështirë të realizohen dhe janë të afta të harxhojnë energjinë tuaj pa ndonjë arsyje thelbësore.
Virgjëresha mujor
01/03/2021 to 31/03/2021
Marsi është një muaj që do e kthejë interesin tuaj në cështje profesionale dhe do krijojë lëvizshmëri të vecantë në këtë fushë. Hyrja e Marsit në shenjën e Binjakëve në 4/03, vulon faktin se do ekzistojnë zhvillime apo dhe ndryshime në cështjet profesionale. Eshtë fakt se asnjërit nuk i pëlqen të ndryshojë dicka që ka mësuar, por të mbani mend se disa nga këto ndryshime do jenë për mirë dhe do t’ju ofrojnë akoma zhvillim më të mirë. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Peshqëve në 13/03 tregon se do duhet të jeni të kujdesshëm me bisedat që do keni dhe lidhen ose me punën apo dhe me cështje personale, pasi lidhja kaq e afërt e Neptunit me “Dritat” të Hënës së re krijon një klimë e cila mund të duket ideale pir nuk përputhet me realitetin.
Hyrja e Merkurit në shenjën e Peshqëve në 16/03 tregon se në gjysmën e dytë të muajit do t’ju shqetësojnë vecanërisht lidhjet tuaja ndërpersonale, por do duhet të jeni shumë fleksibël, për të mundur të gjeni një rrugëdalje me persona të caktuar. Në 20/03 Dielli kalon në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i tij i ri kthen interesin tuaj në ndjenjat tuaja, psikologjinë tuaj por edhe në disa cështje të kaluarës. Muaji mbyllet me Hënën e plotë që do realizohet në boshtin e Dashit-Peshores në 28/03, e cila e bën urgjente nevojën për të mbyllur historitë sentimentale dhe ekonomike të kaluarës, pasi duket se minojnë nevojat tuaja.
Dashuria
Dashuria e Afërditës në shenjën e Peshqëve gjatë pjesës më të madhe të muajit shpreh se cështjet tuaja sentimentale do t’ju shqetësojnë shumë dhe gjatë Marsit. Nëse jeni të lirë, ka shumë mundësi të njihni një person apo të afroheni me një person që tashmë e njihni. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Peshqëve në 13/03 në takim me Neptunin, tregon se do duhet ti kushtoni kujdes të madh cështjeve tuaja sentimentale, pasi Neptuni mund të fshehë disa cështje që ia vlejnë ti keni parasysh. Në 21/01 hyrja e Afërditës në shenjën e Dashit inaguron një periudhë të re e cila ka mundësi për një lidhje që tashmë ekziston. Kështu që nëse nëse ndodheni tashmë në një lidhje, dhjetditëshin e fundit të muajit, do krijohen ndjenja më të forta midis jush dhe partnerit tuaj, të cilat duket se do veprojnë duke rinovuar lidhjen tuaj.
Puna dhe Ekonomia
Lidhjet profesionale dhe shoqërimi tuaj me persona që kanë interesa të përbashkëta profesionale do tërheqin vëmëndjen tuaj gjatë këtij muaji. Sigurisht në mes të muajit do duhet ti jepni më shumë kujdes bisedave që mund të keni për punën, pasi takimi i Neptunit me Hënën e re në 13/03 tregon se ndoshta “fshihen poshtë tapetit” disa cështje, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e një cështjeve profesionale. Hyrja e Merkurit në shenjën e Peshqëve në 16/03 sjell shumë biseda për bashkpunimet ekzistente apo të ardhshme, por njëkohësisht mund të shkaktojë dhe disa dilemma. Përpiquni të distancoheni sentimentalisht nga situatat që ju interesojnë, pasi kjo është mënyra për të parë më mirë të dhënat që ekzistojnë në to.
Peshorja mujor
01/03/2021 to 31/03/2021
Marsi ështe një muaj që do t’ju vënë në lëvizje të vazhdueshme në fusha që janë shumë të rëndësishë për ju dhe ndihmë të jashtzakonshme për këtë veprim do përbëjë Marsi, i cili do ndodhet në shenjën e Binjakëve nga 4/03. Prezenca e Marsit në këtë shenjë thekson komunikimin, krijon përshpejtim dhe nuk përjashtohet t’ju disa adventura sentimentale! Energjia juaj do jetë në nivele të larta dicka që do t’ju ndihmojë pozitivisht në humorin tuaj! Hëna e re që do të realizohet në shenjën e Peshqëve në 13/03 në takim me Neptunin mund të krijojë disa qartësi apo pika të turbullta në lidhje me punën dhe në detyrime të përditshmërisë.
Në 16/03 Merkuri kalon në shenjën e Peshqëve dhe nga pozicioni i tij tregon se periudhën e ardhshme do duhet të përqendroheni në ato që për ju përbëjnë rutinën tuaj. Nuk përjashtohet të shfaqen dhe disa detyrime urgjente por në të njëjtin moment do ekzistojnë dhe mundësi për të përmbushur cështjet e punës. Disa ditë më pas dhe specifikisht në 20/03 Dielli do kalojë në shenjën e Dashit duke theksuar c’do gjë që lidhet më lidhjet personale dhe personale. Fusha e lidhjeve do jetë nervozuese për ju periudhën e ardhshme, ndaj do nevojitet vëmëndja juaj. Marsi mbyllet me Hënën e plotë që do realizohet në boshtin tuaj(Dashi-Peshorja) në 28/03 ku duket se do t’ju ndohmojë të mbyllni disa lidhje ose në nivel personal ose profesional, të cilat nuk zhvillohen.
Dashuria
Prezenca e Afërditës në shenjën e Peshqëve gjatë pjesës më të madhe të muajit mund të mos krijojë terren të përshtatshëm për tu përqendruar në cështjet sentimentale, pasi duket se do keni ngarkesën e detyrimeve. Pavarsisht kësaj, hyrja e Marsit në shenjën e Binjakëve tregon se flirti do përbëjë mënyrë relaksi për ju dhe nuk përjashtohet të filloni të investoni më shumë kohë dhe vëmëndje në cështjet sentimentale dhe në persona që ju kanë tërhequr interesin. Në mes të muajit do duhet të kushtoni vëmëndje të vecantë në rast se bëni një njohje të re pasi Hëna e re që do realizohet në shenjën e Peshqëve mund të krijojë përshtypje të gabuara. Nga data 21/03 kur Afërdita do ndodhet në shenjën e Dashit fillon një periudhë e re për ju dhe jetën tuaj personale. Nëse jeni beqarë nuk përjashtohet të krijoni një lidhje të re, dhe nëse ndodheni në një lidhje ka shumë mundësi ajo të zhvillohet. Kusht i nevojshëm për të mësipërmet është të njihni jo vetëm nevojat tuaja sentimentale por edhe të partnerit.
Puna dhe Ekonomia
Përditshmëria e punës ka nevojë për organizim këtë muaj pasi duket se ka mundësi të shfaqen dhe disa detyrime më tepër apo akoma dhe angari të cila nuk ishin brenda programit. Kjo me rradhën e saj tregon se me ndonjë mënyrë do nevojitet të ripërshtasni planin tuaj apo të “ngjeshni” detyrimet tuaja profesionale. Ndoshta në mes të muajit disa thashetheme në lidhje me një cështje profesionale por do duhet ti shihni me kujdes nëse shoqërohen dhe nga “provat” e nevojshme, pasi Hëna e re në shenja e Peshqëve në 13/03 krijon një situatë të turbulltë. Brenda 20/03 me prezencën e Diellit dhe Afërditës në shenjën e Dashit fillon një periudhë favorizues për tu zhvilluar disa lidhje profesionale dhe bashkpunime të caktuara.
Akrepi mujor
01/03/2021 to 31/03/2021
Marsi është muaj që do t’ju ndihmojë për të marrë frymë vecanërisht pas një periudhë e cila ishte mjaft kërkuese dhe e ngarkuar për ju. Në këtë do bëjë pjesë dhe hyrja e Marsit në shenjën e Binjakëve në 4/03 pasi tashmë Marsi nuk do ndodhet përballë jush, dicka e cila do ulë tensionet që mund të kishit deri tani. Nga pozicioni i ri i tij, Marsi, tregon se do duhet të përqëndroheni dhe të keni kujdes në cështjet ekonomike vecanërisht nëse ato lidhen me borxhet e të kaluarës. Do nevojitet të investoni kohë në ato për të mundur ti sistemoni pasi vetëm me këtë mënyrë nuk do krijohen strese.
Hëna e re që do realizohet në shenjën e Peshqëve në 13/03 në takim me Neputnin tregon se do duhet të jeni shumë të kujdesshëm me vendimet që do merrni në mes të muajit për cështjet tuaja sentimentale, ose jeni beqar ose ndodheni tashmë në një lidhje, pasi Neptuni krijon manipulime dhe mashtrime. Në 16/03 kalon Merkuri tek Peshqit dhe nga pozicioni i ri do ndihmojë në biseda që kanë qëllim për të zhvilluar disa njohje. Në 20/03 Dielli kalon në shenjën e Dashit dhe ju kthen interesin tuaj në përditshmërinë. Sa më shumë të merreni me punët, në cështjet e punës dhe detyrimet, aq më e lehtë do jetë ti vendosni në një rregull dhe në fund të dilni të fituar. Hëna e plotë që do realizohet në boshtin e Dashit-Peshores në 28/03 sugjeron se ditët e fundit e muajit do sjellin në sipërfaqje nevojat tuaja më të thella, për t’ju shtyrë për ti rimenduar.
Dashuria
Prezenca Afërditës në shenjën e Peshqëve gjatë pjesës së madhe të muajit ndihmon në cështjet tuaja sentimentale dhe nëse jeni beqarë duket se gjatë Marsit do gjënden persona që do t’ju tërheqin interesin. Flirti apo akoma dhe një dashuri e re është një skenar i mundshëm me Afërditën në këtë pozicion, por Hëna e re në shenjën e Peshqëve në takim me Neptunin në 13/03 ju thotë të prisni para së të investoni sentimentalisht në një njohje të re. Nga data 21/03 ku Afërdita do kalojë në shenjën e Dashit atmosfera në jetën tuaj personale do ndryshojë, pasi do bëjnë shfaqen e tyre disa punë të cilat ka mundësi të ndikojnë klimën romantike të periudhës të kaluar. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiqeni të mos e lini të ndikohet nga rutina dhe detyrime të cilat ka mundësi të ekzistojnë në bazë të përditshme.
Puna dhe Ekonomia
Këtë muaj duket se nuk do keni humor të vecant për tu marrë me cështjet profesionale dhe detyrimet profesionale- vecanërisht gjatë gjysmës së parë- pasi mendja juaj kthehet në cështje personale. Pavarsisht kësaj, pas 20/03 me hyrjen e Diellit në shenjën e Dashi duket se do merreni serjozisht me cështjet e punës të cilat nuk merrni shtyrje. Frymzimi, imagjinata dhe idetë tuaja do jenë shumë ndihmuese për të gjetur zgjidhje në c’do gjë që ju krijon ankth! Nga fundi i muajit ka mundësi të krijohet më shumë presion i cili do do vijë nga cështje pune dhe profesionale, por përpiquni të mos e lini t’ju ndikojë në humorin tuaj dhe lëvizjet që dëshironi të bëni.
Shigjetari mujor
01/03/2021 to 31/03/2021
Marsi sjell lidhjet tuaja ndërpersonale në sipërfaqje dhe ju drejton në vlerësimin e tyre, vecanërisht atyre që nuk kanë dhënë dhe shembujt më të mirë periudhën e fundit. Hyrja e Marsit në shenjën e Binjakëve në 4/03 tregon se disa lidhje personale apo disa bashkpunime do ndodhen në sipërfaqje dhe arsyjet mund të mos jenë shumë të këndshëm. Ka mundësi të ekzistojnë kundërshtime midis jush dhe të tjerëve, pasi Marsi shpesh e elektrizon klimën. Sjellja e disa personave duket se do t’ju surprizojë, por mirë do ishte të mos reagoni me gjaknxehtësi dhe të merrni distancim nga situatat për ti menaxhuar me mënyrën më të mirë.
Hëna e re që do realizohet në shenjën e Peshqëve në 13/03 në takim me Neptunin tregon se në mes të muajit mirë do ishtë ti jepni kujdes cështjeve që lidhen me cështjet familjare, shit-blerjet e pasurive të paluajtshme dhe të gjitha këto lidhen me shtëpinë ose me kuptimin e gjërë apo të ngushtë të saj. Neptuni nuk promovon stabilitetin ashtu si gjithashtu nuk prpmovon dhe imazhin e qartë të cështjeve. Në 16/03 Merkuri do kalojë në shenjën e Peshqëve dhe nga pozicioni i tij i ri vulos se cështje të shtëpisë do t’ju shqetësojnë gjatë gjithë muajit. “Klima” do ndryshojë ndjeshëm në 20/03 me hyrjen e Diellit në shenjën e Dashit pasi do t’ju mbushë optimizëm. Dielli nga pozicioni i tij i ri do krijojë terren të përshtatshëm për flirted he suksese sentimentale! Marsi mbyll me Hënën e plotë që do realizohet në boshtin Peshore-Dashi në 28/03, e cila duket se mund të ketë supriza pozitive për ju në nivel sentimental!
Dashuria
Prezenca e Afërditës në shenjën e Peshqëve por dhe Hëna e re që do realizohet në të njëjtën shenjë në 13/03 tregojnë se gjysmën e parë të muajit mund të mos ekzistojë terren i përshtatshëm për tu zhvilluar një njohje e cila ju intereson. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje nuk përjashtohet të ekzistojnë disa kundërshtime me partnerin tuaj apo të ndjeni se ai nuk ju kupton me rezultat krijimin e tensionit. Nëse bëni pak durim, do shihni se klima do ndryshojë ndjeshëm pas 20/03, pasi prezenca e Diellit në shenjën e Dashit, por edhe hyrja e Afërditës në të njëjtën shenjë në 21/03, ndryshojnë plotësisht klimën në jetën tuaj personale. Nëse jeni beqarë nga fundi i muajit nuk përjashtohet të pranoni flirtin e një personi që ju josh apo të hyni në procedurë të njihni më mirë një person që ju ka tërhequr interesin. Akoma dhe nëse ndodheni tashmë në një lidhje, dhjetditëshi i fundit i muajit do jetë shumë ndihmues për të përmirësuar klimën midis jush dhe partnerit tuaj dhe rol të rëndësishëm në këtë do luajnë aktivitetet e përbashkëta!
Puna dhe Ekonomia
Klima që do ekzistojë këtë muaj në lidhjet profesionale dhe bashkpunimet do luajë rol celës në zhvillimin e cështjeve profesioanle për periudhën e ardhshme. Me prezencën e Marsit në shenjën që ndodhet përballë jush- Binjakët- ndoshta krijon terren të përshtatshëm për kundërshtime të cilat mund të ndikojnë mënyrën sesi e shihni një bashkpunim. Mirë do ishte të mos bëni lëvizje impulsive vecanërisht gjatë 15-ditëshit të parë të këtij muaji, pasi dhe Hëna e re tek Peshqit në takim me Neptunin në 13/03 tregon se qëndron rreziku për vlerësime të gabuara të situatave. Pas 20/03 do keni mundësinë për të menaxhuar për në favorin tuaj disa cështje të cilat ka mundësi të kenë ndikuar dhe humorin tuaj por edhe rezultatet tuaja në punë.
Bricjapi mujor
01/03/2021 to 31/03/2021
Marsi është një muaj që tregon se do nevojitet të investoni më shumë kohë dhe vëmëndje në cështje që lidhen me përditshmërinë. Hyrja e Marsit në shenjën e Binjakëve në 4/03 tregon se periudha kur jeta juaj personale ndodhej në plan të parë ka kaluar dhe tani do duhet të ndryshoni prioritete. Detyrimet e punës, përditshmëria në punë, pasi dhe disa punë rutine do e bëjnë të ndjeshme shfaqjen e tyre nga fillimi i muajit dhe sa më parë të merreni me to aq më lehtë do jetë si përmbushni.
Hëna e re që do realizohet në shenjën e Peshqëve në 13/03 në takim me Neptunin tregon se do duhet të mbani mend se informacione që do vijnë tek ju nëpërmjet të tjerëve, pasi duket se disa nga to kanë si qëllim t’ju manipulojnë. Hyrja e Merkurit në shenjën e Peshqëve në 16/03 inaguron një super periudhë komunikuese që do t’ju ndihmojë të fitoni kontakt thelbësor dhe të njihni akoma më mirë personat që ju interesojnë. Në 20/03 Dielli kalon në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i tij i ri e kthen vëmëndjen tuaj në cështje që lidhen me shtëpinë dhe disa cështje familjare. Hëna e plotë se do realizohet në boshtin Dashi-Peshorja në 28/03 mund t’ju drejtojë të merrni vendime në lidhje me një ndryshim në hapësirën ku jetoni apo akoma dhe me një zhvendosje. Dëgjoni nevojat tuaja ose praktike por sentimentale ose akoma dhe ekonomike dhe merrni vendimet tuaja sipas tyre.
Dashuria
Afërdita do ndodhet në shenjën e Peshqëve gjatë pjesën më të madhe të Marsit dhe tregon se komunikimi është ai që do t’ju tërheqë interesin. Pavarsisht kësaj do duhet të jeni të kujdesshëm rreth mesit të muajit pasi komunikimi duket se mund t’ju ngatërrojë dhe t’ju bëjë të vlerësoni gabim një flirt apo një person i cili ndodhet rreth jush. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të mos shtyheni nga mendimi që kanë të tjerët për të, pasi ka shumë mundësi të ekzistojnë problem midis jush dhe partnerit tuaj. Në 21/03 Afërdita kalon në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i tij i ri tregon se dhjetditëshin e muajit ndoshta zgjidhni të ruani distancat nga persona dhe situata për ti parë më qartë. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje mos mbani sekrete nga partneri juaj dhe përpiquni të sqaroni disa cështje të cilat ka mundësi të ekzistojnë midis jush dhe të kenë krijuar një klimë të cuditshme.
Puna dhe Ekonomia
Detyrimet tuaja profesionale do e bëjnë më shumë të ndjeshme prezencën e tyre në jetën tuaj nga ky muaj- vecanërisht gjatë muajit të dytë të tij- por mirë do ishte të merreni me to para se “të afrohet fundi”. Ka shumë mundësi të ekzistojnë disa cështje të cilat do t’ju krijojnë nervozizëm dhe të njëjtin nervozizëm mund t’ju krijojë dhe sjellja që kanë persona të caktuar ndaj jush. Komunikimi ka nevojë për kujdes vecanërisht nga mesi i muajit pasi mund t’ju drejtojë në vendime të gabuara. Jini të kujdesshëm ndaj thashethemeve që mund të arrijnë në veshët tuaj dhe lidhen me cështjet profesionale, pasi që dhe do ekzistojë shumë fenomeni i “telefonit të prishur”.
Ujori mujor
01/03/2021 to 31/03/2021
Marsi është një muaj që do t’ju vënë në procedurë të merreni me aktivitete të cilat do jenë ndihmuese për të shkarkuar energjinë tuaj dhe imagjinatën tuaj në to dhe do përbëjnë pushimin e këndshëm nga c’do gjë që ju shqetëson dhe ju presionon. Hyrja e Marsit në shenjën e Binjakëve në 4/03 tregon se keni nevojë për të gjetur aktivitete dhe persona që ju frymzojnë për të shfrytëzuar në maksimum prezencën e tij në një shenjë që ju favorizon. Hëna e re që do realizohet në shenjën e Peshqëve në 13/03 në takim me Neptunin ju “bie zilen e rrezikut”, përsa ka lidhje me paratë tuaja dhe ju thotë të jeni shumë të kujdesshëm me lëvizjet që do bëni, vecanërisht me shpenzimet tuaja në nga mesi i muajit.
Ka mundësi të nënvlerësoni ndryshimin që do sjellin tek portofoli juaj disa blerje apo të mbivlerësoni buxhetin tuaj dhe dicka e tillë të sjellë rezultatet përkatëse. Hyrja e Merkurit tek Peshqit në 16/03 inaguron një periudhë të re e cila do ju shtyjë të menaxhoni disa cështje ekonomike. Në 20/03 Dielli kalon në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i ri i tij lëkund humorin tuaj komunikues dhe krijon mundësi shumë të mira për tu afruar – nëpërmjet telefonit, rrjeteve sociale dhe të gjitha këtyre mjeteve teknologjike që ekzistojnë – me persona të dashur akoma dhe nëse ata ndodhen në qytet tjetër apo dhe në shtet tjetër! Muaji mbyllet me Hënën e plotë që do realizohet në boshtin e Dashit –Peshores në 28/03, e cila do t’ju ndihmojë të fitoni një imazh më të mirë për rolin që luajnë në humorin por edhe në vendimet tuaja, persona që ndodhen pranë jush.
Dashuria
Prezenca e Marsit në shenjën e Binjakëve do ju vërë në procedurë të flirtoni dhe të merreni mjaftueshëm me cështjet tuaja sentimentale dhe jetën tuaj personale, ose jeni beqarë ose ndodheni tashmë në një lidhje. Rëndësia që do ti jepni c’do gjëje që lidhet me flirtin, njohjet e reja por edhe personat që ju interesojnë, do përcaktojë dhe zhvillimet periudhën e ardhshme. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje përpiquni të përqendroheni në atë dhe të shmangni tundimet që ka mundësi të ekzistojnë rreth jush. Në 21/03 hyrja e Afërditës në shenjën e Dashit tregon se dhjetditëshi i fundit do sjellë zhvillime vecanërisht në cështje sentimentale të cilat lëviznin me ritme të ngadalta periudhën e kaluar. Nevojat tuaja sentimentale do ndodhen në plan të parë dhe janë ato që do duhet të dëgjoni për të bërë zgjedhjen e përshtatshme. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje, komunikimi do luajë akoma rol më të madh në klimën që do ekzistojë midis jush dhe partnerit juaj vecanërisht nga fundi i muajit, ndaj dhe ia vlen të investo në të.
Puna dhe Ekonomia
Përditshmëria profesionale duket se mund të jetë kërkuese për ju këtë periudhë por nuk duket se mund t’ju tërheqë interesin tuaj dhe kjo do jetë “thikë me dy presa”. Nga njëra anë dëshironi të merreni dhe me cështjet tuaja personale, por nga ana tjetër mund të lini disa cështje profesionale pezull, të cilat duket se kanë nevojë për sistemim “të menjëhershëm”. Në mes të muajit do duhet të keni kujdes vecanërisht nëse menaxhoni cështje ekonomike apo profesionale të cilat do kenë ndikim në një punë që ju intereson apo ka mundësi t’ju bëhet dhe një propozim për punë nga një person që ndodhet në rrethin tuaj të afërt.
Peshqit mujor
01/03/2021 to 31/03/2021
Marsi është muaji i parë i pranverës dhe duket se gjatë tij do kërkoni mënyra rinovimi dhe të humorit tuaj por ka shumë mundësi dhe të ambjentit ku jetoni! Hyrja e Marsit në shenjën e Binjakëve në 4/03 favorizon ndryshime që lidhen me shtëpinë pasi nëse ndryshoni apo nëse përmirësoni ndonjë hapësirë që ju pëlqen të kaloni shumë kohë, duket se kjo do ndikojë shumë pozitivisht dhe në qëndrimin tuaj. Kontakti me natyrën do t’ju ndihmojë të ndiheni mirë dhe nuk përjashtohet të përbëjë shkas për mendime që lidhen me planet e të ardhmes. Hëna e re që do realizohet në shenjën tuaj në 13/03 në takim me Neptunin dhe Afërditën mund të sjellë disa nevoja në sipërfaqje, por të cila nuk do të jenë të sqaruara dhe duket se do t’ju ngatërrojnë.
Neptuni e turbullon situatën dhe mund t’ju drejtojë të përqendroheni në nevojat që janë dytësore dhe të mos mendoni për ato që janë të rëndësishme për ju. Pak ditë më pas dhe specifikisht në 16 të muajit keni dhe hyrjen e Merkurit në shenjën tuaj, dicka që tregon se periudha e ardhshme do jetë vecanërisht komunikuese për ju. Pavarsisht kësaj, do duhet të keni kujdes pasi humori juaj për komunikimi mund t’ju drejtojë të bëheni llafazan dhe kjo disa herë mund t’ju fusë ne telashe. Në 20/03 klima ndryshon ndjeshëm pasi Dielli kalon në shenjën e Dashit dhe inaguron një periudhë të re e cila rezulton për eksperienca. Nga fundi i muajit vlen të merreni me ndjenjat tuaja, mendimet tuaja më të thella por edhe të gjitha ato që ju shqetësojnë, pasi nga ato do kuptoni shumë gjëra. Hëna e plotë që do realizohet në boshtin e Peshores –Dashit në 28/03 tregon se ndodheni në fazë ndryshimesh!
Dashuria
Prezenca e Afërditës në shenjën tuaj gjatë pjesës më të madhe të muajit krijon rrethana favorizuese për tu zhvilluar një flirt apo një lidhje sentimentale. Sigurisht nga mesi i muajit me Hënën e re që do realizohet dhe ajo në shenjën tuaj(13/03) do duhet ti jepni vëmëndje pasi mund të zbukuroni një situatë apo një person që ju intereson. Jini të kujdesshëm vecanërisht me personat që do afroheni rreth ditëve të Hënës së re por edhe në premtimet që mund të kenë një dozë eksagjerimi. Nëse ndodheni tashmë në një lidhje keni nevojë për ti rimenduar jo vetëm për nevojat tuaja sentimentale dhe praktike, por edhe të partnerit tuaj për të ekzistuar një balancë midis jush. Në 21/03 Afërdita kalon në shenjën e Dashit dhe nga pozicioni i saj tregon prapaskena, ndaj do nevojitet të rimendoni jo vetëm sa thuhen, por edhe sa nënkuptohen!
Puna dhe Ekonomia
Këtë muaj do duhet ti kushtoni bazë cështjeve profesionale pasi ndoshta ekzistojnë disa cështje të cilat do jenë shumë kërkuese. Nuk përjashtohet të ndjeni vazhdimisht se të tjerët nuk lëvizin në të njëjtën lartësi dallge me ju në punë, dicka e cila do ndikojë në humorin tuaj dhe mund të krijojë dhe disa pengesa në zhvillimin e cështjeve tuaja profesionale. Në mes të muajit do duhet të keni kujdes pasi Hëna e re që do realizohet në shenjën tuaj tregon se ndoshta premtoni dicka në anën profesionale të cilën përfundimisht nuk do mundeni të kundërpërgjigjeni apo t’ju premtojnë dicka e cila në fund nuk do bëhet. Nga 20/03 dhe më pas fillon një periudhë ku ka mundësi të ekzistojë prapaskenë dhe në cështjet që lidhen me punës, ndaj dhe do duhet të jeni shumë të kujdesshëm në lidhje me cilët do zgjidhni të ndani të gjitha ato që ju shqetësojnë.