Si qenie që jemi, na ndodh të kalojmë në situata jo të mira dhe të të mërzitemi më pas me to. Të gjithë kemi raste që shpërthejmë në lot, disa më shpesh, disa më radhë. Disa qajnë për gjëra shumë të vogla dhe disa për gjëra të mëdha. Po çfarë e bën secilën shenjë të zodiakut të qajë?
Dashi
Dashi nuk qan lehtë, por nuk mund ta shmangë kur zhgënjehet nga ata që do. Ndërsa përpiqet të reagojë me krenari dhe të mos tregojë plagët e tij, sapo të gjejë mundësinë dorëzohet në lot.
Demi
E njëjta gjë vlen edhe për shenjën e Demit, që qan kur është i sigurt se askush nuk po e shikon. Demi qan kur ndodh një ndryshim i papritur në jetën e tij, një ndryshim që nuk e do. Qan kur nuk mund ta shmangë ose ta kontrollojë këtë gjë.
Binjakët
Shenja e Binjakëve qan kur ndihet e braktisur, qan nga vetmia. I shoqërueshëm dhe komunikues, ai trishtohet kur është vetëm, trishtohet nga vetvetja dhe nuk është në gjendje ta mundë melankolinë.
Gaforrja
Gaforrja është ndër shenjat më emocionale. Përpiqet t’i japë vetes forcë, por qan për kritikat, për një keqkuptim apo për një gjykim negativ, të pamerituar.
Luani
Luani qan kur duhet të pranojë një situatë mbi të cilën nuk mund të kenë kontroll ose të ndryshojnë. Një ndarje, një lamtumirë, një grindje e madhe janë këto rastet kur mund të shihni një Luan të qajë.
Virgjëresha
Virgjëresha qan kur ndjen pafuqi. Kur gjërat marrin një kthesë të kundërt me dëshirat e saj, kur nuk mund t’i rregullojë në mënyrën e saj.
Peshorja
Peshorja mbytet në lot kur ndihet e keqkuptuar. Kur ndihet viktimë e një padrejtësie, ose një gjykimi të pamerituar. Pavarësisht se përpiqet, në këto situata, të kontrollojë lotët dhe trishtimin, nuk ka gjithmonë sukses.
Akrepi
Akrepi zakonisht qan nga zemërimi ose, më rrallë, kur rrëmbehet nga vala e kujtimeve që e rikthejnë në ditët e së kaluarës.
Shigjetari
Shigjetari qan kur zhgënjehet. Kur ai nuk arrin qëllimet e tij, kur ndihet i lidhur pas ngarkesave dhe përgjegjësive, kur gjithçka duket se del jashtë kontrollit.
Bricjapi
Shenja e Bricjapit, nga ana tjetër, qan kur nuk mund të menaxhojë presionin që i nënshtrohet. Shpesh e gjen veten duke marrë më shumë angazhime sesa mund të menaxhojë në të vërtetë dhe grumbullon tension që e shfryn duke qarë.
Ujori
Ujorët nuk mund të shmangin të qarat kur besimi i tyre tradhtohet. Për më tepër, ai e pranon këtë aq rrallë, vetëm në ato raste është lënduar thellë.
Peshqit
Të lindurit nën këtë shenjë shpesh përjetojnë me dëshirë momente trishtimi, por ajo që i dhemb vërtet është tradhtia, mosbesimi, keqkuptimi nga personi që duan.