Ana Kauri ka vendosur të bëjë një tjetër ndërhyrje estetike, pas ndërhyrjes në buzë pak muaj më parë. Ajo tregoi për fansat në instagram se ka bërë një ndërhyrje në hundë, ndërsa tregon me një video të shkurtër se ka ende fashë në hundë.
Ana ka rrëfyer se pati pak dhimbje dhe nxirrje, por gjithsesi gjithçka shkoi shumë mirë dhe ndërhyrja përfundoi në 45 minuta. Ajo tha gjithashtu se mezi po pret që të shohë rezultatatin, ndërsa është komplimentuar nga miqtë për sinqeritetin e saj dhe për faktin që e ka pranuar pa komplekse ndërhyrjen./intv.al