Pas largimit të Eneda Tarifës, mësohet se Fjoralba Ponari do të jetë drejtuesja e re e “Portokallisë”.
Lajmin e ka dhënë vetë moderatorja në programin “E diell” duke u shprehur se nuk e kishte menduar kurrë një gjë të tillë, por është bindur nga bordi drejtues.
“Sapo më është besuar, e them me bindje, projekti më sfidues në televizionin e Top Channel. Bëhet fjalë për Portokallinë. Për hir të së vërtetës ka qenë një nga ato projekte që nuk e kam menduar veten kurrë që do të bëhesha pjesë e aq më tepër që do e moderoja. Për një arsye të thjeshtë, sepse kam menduar historikisht se aty do të ishte dikush që kishte një background që i përket aktrimit.
Megjithatë po të shihni historikun e moderatorëve, nuk kanë qenë aktore të gjitha apo aktorë të gjithë ata që e kanë moderuar. Por me aq sa më tha dhe bordi drejtues e rëndësishme është që të kesh të dhëna të mira dhe të jesh bashkëpunues dhe çdo gjë tjetër zgjidhet. A do të zgjidhet? Mbetet për t’u parë”, tha Ponari./shkoder.info