Elvisi Lushi (Loco) u largua dje nga “Për’puthen” për shkak të një postimi thumbues për Antonelën, që i kushtoi shtrenjtë.
Para se të largohej ai u përqafua edhe me Sindin, vajzën për të cilën ishte deklaruar se do të ishte vetëm për të në emision.
Ndërkohë së fundmi Sindi ka bërë një postim në rrjete sociale, duke shprehur hapur mbështetjen për Elvisin.
Përmes këtij postimi ajo ka treguar se zgjedhja e saj e vetme në program mbetet Murati, sepse tashmë ka hequr dorë nga Elvisi. Ajo i ka uruar këtij të fundit që së shpejti të gjejë atë që meriton./korrieri.al