Shenjat zodiakale që do të mbeten përherë nëna të merakosura për fëmijët e tyre

Prindërimi nuk është një detyrë e lehtë, veçanërisht kur fillon ankthi dhe shqetësimi. Pavarësisht nëse e keni apo jo për zemër astrologjinë, mund të habiteni kur të mësoni se shenja juaj e zodiakut thotë shumë për llojin e nënës që jeni ose do të bëheni. Zbuloni me ne cilat janë nënat më të shqetësuara të zodiakut…

Peshqit

Nëna empatike dhe jashtëzakonisht të ndjeshme. Me siguri këto janë dy karakteristika që dalin në pah kur bëhet fjalë për mëmësinë e shenjës së Peshqve. Ato duan pa kushte dhe janë besnike të familjes. Janë gjithashtu tepër krijuese dhe për këtë arsye priren të inkurajojnë cilësitë artistike të fëmijëve të tyre.

Në rast vështirësish, mund të jenë shumë të shqetësuara deri në izolimin e fëmijëve të tyre nga frika se diçka e keqe mund t’u ndodhë.

Gaforrja

Gaforret lindin me një instinkt të fortë dhe të gjallë amësor. Janë gjithashtu të ndjeshme ndaj nevojave të të tjerëve, sidomos nëse bëhet fjalë për fëmijët e tyre. Sidoqoftë, ato i nënshtrohen fuqishëm ndryshimeve të humorit, hiperprotektivitetit dhe shqetësimeve që i kanë në doza të larta duke e bërë ndonjëherë të vështirë jetën e fëmijëve të tyre.

Peshorja

Janë nëna shumë të durueshme dhe u japin fëmijëve hapësirë për të bërë gabime. Njihen gjithashtu për sensin e lartë kulturor, që pa dyshim ua transmetojnë fëmijëve.

Sidoqoftë, ato mund të sillen në mënyrë të paqëndrueshme, t’i përkëdhelin fëmijët dhe menjëherë pas kësaj t’i qortojnë, sidomos nëse futet në lojë frika, të cilën nuk mund ta kontrollojnë gjithmonë.

Bricjapi

Nënat Bricjap janë shtyllat kurrizore në familjet e tyre. Janë tepër punëtore, elastike dhe bëjnë gjithçka që duhet për t’i mbyllur punët mirë. Kjo i bën ato modele të besueshme dhe pika referimi në jetën e familjeve të tyre. Sidoqoftë ndonjëherë ato mund të jenë shumë serioze, sidomos kur shqetësimet pushtojnë mendjen e tyre.

Author: admin