Nga data 15 deri në 24 Mars, Marsi në shenjën komunikuese të Binjakëve do ndodhet në trekëndësh me Saturnin nga Ujori, një kënd favorizues për Dashët, Peshoret, Shigjetarët dhe Ujorët kryesisht, që kanë lindur në dhjetditëshin e parë dhe apo ata që kanë horoskop apo dhe planet personal (Hëna , Merkuri, Afërdita dhe Marsi) nga grada 7 deri në të 12-tën e shenjave të mësipërme.
Ky kënd tregon se ushtroni pjesën më të madhe të energjisë tuaj për të arritur qëllimet që keni vendosur në të kaluarën dhe tentoni me c’do mënyrë për ti arritur. Tani puna është prioriteti juaj dhe jeni të duruar përpara c’do vështirësie që mund të hasni. Kështu që këtë periudhë, aktivizoheni nga persona të rëndësishëm, ndërkohë mund të dilni të ftuar nga “luftra” me persona që ndodhen më lartë në autoritet.
Jeni më udhëheqës se kurrë dhe preferoni të sakrifikoni argëtimin dhe qefin për ti dhënë rëndësi fushave të tjera që kërkojnë veprime të sakta dhe detajshme. Tani pjekuria ju karakterizon dhe kuptoni drejtpërsëdrejti kur duhet të prisni dhe kur duhet të shtyni situatat. Keni kontrollin në grupe dhe përdorni arritjet tuaja dhe aspiratat (Saturni) për të arritur sa doni. Në përgjithësi, këto ditë sjellin siguri dhe qëndrueshmëri brenda mendjes tuaj, dhe do duhet të jeni të gatshëm për të “kapur Demin nga brinjët” dhe të përparoni me shumë kujdes me durim dhe këmbëngulje në mundësinë që do t’ju prezantohet. Vetëm kështu do arrini suksesin që dëshironi.
Paralelisht, ndikimi pozitiv i Saturnit nga Ujori me Marsin këtë periudhë favorizon ndërtimin e një baze më të qëndrueshme për të vepruar në të ardhmen, ndërkohë vendosni në zbatim ide që keni patur më parë apo frymzime që për ndonjë arsyje nuk u realizuan në të kaluarën. E vetmja gjë negative të këtij këndi është se nuk ju pëlqen të jeni ekzisten dhe reagoni në format e pushtetit pasi dëshironi të fitoni të drejtat tuaja.