Horoskopi dhe armiqtë

Kuptojeni kush kurrsesi nuk ju përshtatet, me të cilin keni konflikte, cilin e urreni nga thellësia e zemrës dhe me cilat shenja keni keqkuptime

Dashi

 

Marrë parasysh faktin se pjesëtarët e kësaj shenje janë kokëfortë dhe të pavarur, nuk ju pëlqejnë njerëzit e dhunshëm si ata, por ndikojnë në mënyrë të paparashikueshme tek ata dhe ju shkaktojnë dhimbje. Mu për këtë arsye, armiqtë i gjejnë në shenjën e Binjakëve, me të cilët kanë lidhje të ftohta-të ngrohta, dhe i sjellin në vorbull emocional, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Demi

Pjesëtarët e kësaj shenje nuk zgjedhin që në jetë të qëndrojnë nga anash dhe të zbatojnë qëllimet e veta, por në mënyrë të hapur e shfaqin vullnetin e tyre, e armik në horoskop, në rastet më të shpeshta gjejnë Luanin – i cili u shkon në nerva me tentimin e dominimit të tyre. Demat nuk pëlqejnë t’u thonë çfarë të bëjnë, se sjell keqkuptime dhe “kimi” midis tyre.

Binjakët

 

Pjesëtarët e kësaj shenje janë persona individualë, të njohur për vendimet e tyre impulsive dhe ndikimin në raport me to. Nga ana tjetër, njerëzit e lindur në shenjën e Gaforres po ashtu janë të pavarur, por së tepërmi emocional dhe të drejtuar ekskluzivisht në vete nga perspektiva e Binjakëve, kështu që dikush i lindur në atë shenjë është dikush që kurrsesi nuk mund të pajtohet.

Gaforrja

 

Si me brenga dhe tepër të ndjeshëm, Gaforret janë ato që pëlqejnë modestinë, optimizmin dhe relaksimin, kështu që kurrsesi nuk pajtohen me linjat që kanë armiqtë e tyre – Akrepi, që i përjetojnë si tipa të errët, manipulues, e madje edhe të këqij, te të cilët kurrë nuk kanë besim, prandaj edhe i shmangin.

Luani

Sikurse njerëzit me vetëbesim që pëlqejnë vëmendjen dhe kënaqen në këtë vëmendje, pjesëtarët e kësaj shenje armiqtë e vet i gjejnë në radhët e veta, në ndonjë Luan tjetër. Veten e përjetojnë si formë negative të tyre, e konsiderojnë edhe si imponues. Konsiderojnë se te vetja gjejnë kopjen e keqe dhe personat e tillë nuk i lejojnë në jetën e tyre.

Virgjëresha

 

Pjesëtarët e kësaj shenje janë të bindur në kuptimin e vet të moralit dhe të rregullave të jetës, njëjtë sikurse Ujori që kanë qasje më liberale, porse në fakt presin që edhe të tjerët të jetojnë si ata. Kjo, sikurse edhe fakti se Virgjëreshat janë shumë analitike dhe vërejnë të parët situatën para se të marrin masa, derisa Ujorët reagojnë me impulsivitet – i bëjnë në kundërshtarë që kurrsesi të pajtohen.

Peshorja

Edhe pse mund të përbëjnë një çift dashurie kompatibil, faktet janë se personalitet e Peshores dhe njerëzve të lindur në shenjën e Bricjapit diametralisht janë të kundërta. Peshorja është flutur e shoqërueshme, Peshorja është e lehtësuar derisa Bricjapi është i mërrolur me rregullat dhe pritjet e veta. Kjo i sjell deri te një lidhje aspak miqësore midis tyre, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Akrepi

 

Akrepi dhe njerëzit e lindur në shenjën e Shigjetarit janë pak a shumë të njëjtë për sa ju përket cilësive të veta, por kombinimi i tyre sjell deri te mosbesimi i Akrepit, tensionim dhe nervozizëm. Pos se që të dy janë kokëfortë dhe hakmarrës, aftësia e tyre e zemërimit rezulton që pas incidentit të parë midis tyre përgjithmonë të mbeten në anë të kundërta, përkundër tentimeve për t’u ofruar.

Shigjetari

Pjesëtarët e kësaj shenje preferojnë t’i kontrollojnë emocionet e tyre, derisa ata të lindur në shenjën e Peshqve janë më emocionalë nga të gjitha shenjat. Derisa Shigjetari nuk ka ndonjë vetëkontroll të zhvilluar dhe thonë gjithçka që kanë për të thënë, pa marrë parasysh se si tingëllon kjo, Peshqit do të çmenden pas taktikave të tyre, kështu që kurrë nuk do të jenë në të njëjtën “peshë trupore”.

Bricjapi

 

Si njeri pa obligime, qëllime dhe praktikë, pjesëtarëve të kësaj shenje më së shumti në nerva ju shkon noshalanca e Peshores dhe perspektiva e tyre e shpërndarë – i shndërron thuajse në fëmijë që nuk e di se çfarë dëshiron dhe as si t’i arrijë, kështu që mundin e tyre tërheq në mendimet joprodhuese. Më së shumti në nerva ju shkon prapëseprapë pavendosmëria e tyre – Bricjapi trondit Peshoren.

Ujori

Pjesëtarët jokonvencionalë dhe inovativë të kësaj shenje më së shumti ua shkatërrojnë nervat personat që jetojnë sipas rregullave, që të tjerëve u shkojnë për qejfi si dhe u imponohen të tjerëve. Në këtë mënyrë ata hasin dhe bëjnë shumë armiq, e më së shumti i gjejnë te personat e lindur në shenjën e Demit, të cilët për ta janë tepër të vrazhdë dhe të kufizuar.

Peshqit

 

Si të ndjeshëm që janë, meditues dhe si pjesëtar kreativ të Zodiakut, Peshqit janë shenja që më së shumti në bazë të mendimit të tyre u shkojnë në nerva të tjerëve, sipas tyre sillen si palaço, e më së shpeshti këtë e mendon Shigjetari. Te Shigjetari më së shumti ju pengon nevoja e tyre për t’u theksuar, për t’u ekspozuar si dhe çmenduria përmes së cilës lëndojnë të tjerët përreth vetes – i shohin si egoistët më të mëdhenj.

 

Author: admin