Ju tashmë e dini se njerëz të ndryshëm kanë nevojë për nivele të ndryshme të dashurisë për të qenë të lumtur në një marrëdhënie. Disa kanë nevojë për përqafime të vazhdueshme, ndërsa të tjerët janë mjaft të kënaqur me shfaqje më pak të shpeshta të dashurisë fizike. Sigurisht, e njëjta gjë vlen edhe për hapësirën personale. Pavarësisht se sa e duan partnerin e tyre ose sa të lumtur janë në një marrëdhënie, disa njerëzve u duhet kohë vetëm. Këto shenja kanë tendencë të jenë edhe pak më të pavarura në përgjithësi, por përveç kësaj, ka shumë faktorë të tjerë ndikues. Atyre iu duhet kohë vetëm për të përpunuar mendimet, për të parë cili do jetë hapi i radhës në karrierë etj. Po në horoskop çfarë thuhet? Sipas astrologjisë, shenjat që kanë nevojë për hapësirë janë:
– Virgjëresha
Virgjëresha shpesh është më introverte, edhe nëse shfaqet ekstroverte në sipërfaqe. Si të tilla, ato qetësohen në shoqërinë e tyre dhe iu duhet kohë vetëm, për t’i realizuar gjërat siç duan. Ato gjithashtu nuk janë shenja më spontane në zodiaku dhe janë shumë të kënaqura me rutinën e tyre.
– Shigjetari
Shigjetari është shpirti i vërtetë i lirë i zodiakut. Ata janë eksplorues dhe kërkues të aventurave që nuk i përgjigjen mirë “kontrollit”. Një marrëdhënie serioze mund të jetë sfiduese për ta, prandaj jepuni Shigjetarëve hapësirën që iu takon.
– Bricjapi
Bricjapi është shenja më ambicioze në zodiak. Ai nuk ndalet derisa të arrrijë qëllimin e tij. Pra, natyrshëm, atyre iu duhet pak kohë vetëm për të “rimbushur bateritë”. Lajmi i mirë është se ata nuk kanë frikë të flasin dhe t’i bëjnë të ditur partnerit të tyre çdo nevojë që kanë. Më në fund, dikush që e kupton se “komunikimi është çelësi”.
– Ujori
Ujorët zakonisht janë mësuar të kenë një jetë sociale vetëm kur ata duan dhe të kalojë kohë vetëm aq sa ata duan. Në një lidhje kjo mund të sjellë përplasje dhe ata mund ta ndryshojnë disi ekuilibrin e tyre, por mos prisni të heqin dorë shumë nga hapësira e tyre private.
Ajo që duhet të dini është se të gjithë këta njerëz që “kërkojnë hapësirë” nuk do të thotë se po humbasin interesin ndaj jush apo nuk ndjejnë më si më parë. Është thjesht mënyra e tyre e të funksionuarit.