Ndonëse pjesa më e madhe e shoqërisë kërkon të gjejë partnerin ideal të jetës, janë 3 shenja të zodiakut që dëshirojnë të kundërtën. Jane disa shenja që duan hapësirë dhe privatësi në jetë. Këto shenja janë gjithmonë në eksplorim të aventurave.
Por cilat janë ato?
Luani– Jeni të prirur për të qënë epiqendra e çdo ndodhie në jetën tuaj, ju pëlqeni vëmendjen dhe për këtë nuk ju mjafton vetëm një partner. Ju dëshironi të dashuroheni nga të gjithë. Jeni më të lumtur single e me shumë shok sesa të martuar dhe të kufizuar.
Peshqit- Imagjinata juaj është pa limit. Ju nuk mund ti realizoni imagjinatat tuaja vetëm me një person. Të dashur peshq, ju jeni shpirt i lirë, krijimtar dhe artist, prandaj keni nevojë për hapësirën tuaj për të krijuar.
Virgjëresha- Natyra juaj perfeksioniste ju pengon të afeksionoheni me njerëzit e kësaj toke. Është shumë e vështirë për ju të lidheni shpirtërisht me dikë. Parimet tuaja janë të rralla, nuk i posedojnë të gjithë. Ju i njihni të mirat e të qënurit single. Njohuri e cila nuk ju lejon të dilni nga zona juaj e rehatisë.