Gjithmonë e besueshme, stabile dhe e ekuilibruar, përballet shkëlqyeshëm me çdo situatë, gjë që e bën partner dhe mik të përsosur.
Fjala është për Demin.
Personat e lindur në këtë shenjë horoskopi çdo gjë në jetë do ta bëjnë mirë dhe të ekuilibruar.
Demat kanë dhunti të kujtesës së shkëlqyeshme dhe, edhe pse nuk janë hakmarrës, do të jenë të kujdesshëm ndaj jush edhe nëse i bëni diçka të keqe.
Megjithatë, kur njëherë lidhen me ju dhe kur ju dashurojnë, nuk ka gjë që nuk do të bëjnë për ju.
Për Demin marrëdhënie e suksesshme është vetëm atëherë kur arrijnë besim të plotë në ju dhe kur i dëshmoni se i përkrahni idetë e tij.
Ai kurrë nuk luan lojëra dhe i respekton ndjenjat e të tjerëve, prandaj nga ai mund të prisni përkrahje të plotë dhe të sinqertë.
Kur konsideron që mund t’ju besojë, Demi me kënaqësi do t’ju përkrahë, ndërkaq sekretet tuaja do t’i ruajë nëse është e nevojshme përgjithmonë.
Demat gjithmonë i plotësojnë premtimet dhe të gjitha detyrat e veta, ndërkaq marrëdhëniet me të afërmit i konsiderojnë seriozisht dhe të rëndësishme andaj të njëjtën gjë e presin edhe nga ju.
(Kosova Sot)