Një klasifikim i shenjave zodiakale duke u bazuar se cilat janë të prirura të kursejnë më shumë dhe cilat janë ato që duan luksin:
Dashi
I pëlqen të bëjë shopping luksoz, pothuajse në mënyrë kompulsive. Blen duke u bazuar vetëm tek emocionet
Demi
Është natyrë materialiste, e do luksin. Shopping ‘low cost’ nuk bën për këtë shenjë.
Binjakët
Shpesh lunatikë dhe kapriçozë, nuk janë kursimtarë të mirë!
Gaforrja
Është shenjë kursimtare, vështirë të blejë pa racionim.
Luani
Është një shenjë shumë ambicioze, tenton të kursejë për t’u përqëndruar tek diçka luksoze dhe më pas të shpenzojë më shumë.
Virgjëresha
Kjo shenjë kursen, ndonjëherë më shumë se duhet. Vështirë t’i dorëzohet ndonjë kënaqësie të vogël.
Peshorja
Me shpirt shumë rinor, kjo shenjë shpenzon shumë për eventet që kanë të bëjnë me mbledhjet e miqve.
Akrepi
Një shenjë gentlemen-e si kjo, preferon të mos flasë për çështje materiale si paratë ose si t’i kursesh apo shpenzosh ato.
Shigjetari
Nuk bazohet shumë tek materializimi i parasë, por tek cilësia e përvojave.
Bricjapi
Ka një qëndrim shumë negativ ndaj atyre që shpenzojnë për gjëra të tepërta apo ekscentrike.
Ujori
Shumë bujar dhe ëndërrues, ujori ka tendencë të shpenzojë më shumë se sa fiton!
Peshqit
Zakonisht janë të shpërqëndruar dhe nuk mendojnë shumë për paratë e aq më tepër t’i kursejnë ato. /S.H /NOA.al