Çdo shenjë ka thembrën e vet të Akilit apo pikën e dobët. Në fakt, në realitet, por edhe në Astrologji, pika e fortë nuk simbolizon vetëm brishtësinë, por edhe bazën për t`i shndërruar në pika të forta.
Ndaj duhet t`i njohësh, t`i pranosh dhe të punosh me to.
Dashi
Pika e dobët e Dashit është egoja e tij. Ky personalitet që mund të jetë sa i papërmbajtshëm, aq edhe i brishtë. Kur egoja e tij shkelet, Dashi ndihet i pambrojtur, duke zbuluar dobësinë e tij më të madhe.
Demi
Të lindurit nën këtë shenjë jetojnë në kërkim të vazhdueshëm të sigurisë, parave dhe kushteve për t’i bërë ata të ndihen të mbrojtur. Pra thembra e Akilit të një Demi është siguria.
Binjakët
Binjakët zotërojnë artin e të parit dhe të interpretuarit të dy anët e së njëjtës medalje. Ky talent mund të shndërrohet në një pikë të dobët duke i çuar në konfuzion e duke i çuar në drejtimin e gabuar.
Gaforrja
Kanë një ndjeshmëri të madhe prej të cilës shpesh i shkaktohen shpërthime dhe sjellje vërtet të pazakonta.
Luani
Luani është një shenjë plot entuziazëm, bujar, luftarak. Të gjitha cilësitë që mund të shndërrohen në forma egoizmi kur nuk kontrollohen. Në fakt, dëshira e Luanit për të jetuar sipas vizionit të tij rrezikon të duket arrogante.
Virgjëresha
Rendi është tipari i tyre dallues. Kjo aftësi mund të përbëjë një lloj shqetësimi nëse e tepron.
Peshorja
Thembra e Akilit të Peshores është tek nevoja e saj e lindur për ekuilibër, për ndërmjetësim, për kërkimin e një pike takimi. Dhurata dhe karakteristika unike, të cilat gjithsesi çojnë në dobësi.
Akrepi
Akrepat janë mjeshtra në artin e të kuptuarit. Ata arrijnë të kuptojnë labirintin e mendimeve dhe gjendjeve shpirtërore të të tjerëve. Një dhuratë që i bën ata unikë. Por ata jo gjithmonë arrijnë të mbajnë kontrollin e vetvetes, kjo karakteristikë mund t’i çojë në një vorbull nga e cila luftojnë të dalin.
Shigjetari
Njerëz kuriozë, të tërhequr nga e panjohura dhe nga ajo që mund të sjellë mrekulli dhe risi. Kur teprohet me këto aspekte, bëhen thembra e tyre e Akilit, duke i larguar nga realiteti dhe duke i bërë gjithashtu intolerantë.
Bricjapi
Thembra e Akilit e të lindurve nën shenjën e Bricjapit është teprica e atyre cilësive që i karakterizojnë aq shumë: durimi dhe zelli. Dobësia e Bricjapit është vullneti i tij për të mos devijuar edhe nga shtigjet më të ngushta.
Ujori
Ujori është një shenjë që e do lirinë, hapësirën, aftësinë për të gjetur situatën ideale diku tjetër. Ky fleksibilitet, nëse nuk kontrollohet, rrezikon ta bëjë atë të humbasë kontaktin me realitetin.
Peshqit
Një shenjë e gëzueshme madje mistike në disa nga sjelljet. Realiteti i ashpër, herë pas here, duke e tundur atë nga idealet, zbulon anët e tij të dobëta: sjelljet disi të çuditshme.
*Artikulli i Giorno dopo Giorno u përshtat në shqip nga Tiranapost.al