Horoskopi për datën 20 prill nga Russell Grant

Dashi

Ju jeni më i vendosur se kurrë për të fituar pasuri. Numërimi i bekimeve që keni vetëm do t`i shtojë ato. Mos mendoni më për atë që doni, por për atë që keni. Do të lini përshtypje të mirë në një takim. Vishni diçka që nxjerr në pah karakteristikat tuaja më të mira. Bëni një hyrje që bie në sy. Dikush do t’ju bëjë një propozim romantik ose pune.

Demi

Është koha të përqafoni ambicien tuaj. Nëse doni një rritje në detyrë, bisedoni me shefin tuaj. Mësoni se ç?duhet të bëni në lidhje me marrjen e një pozicioni të ri dhe fitimprurës. A po kërkoni punë? Merrni një aftësi shtesë. Mbajini të fshehta lëvizjet tuaja. Nuk ka kuptim që t`ia tregoni kolegëve. Komunikimin në lidhje me këtë gjë mbajeni nga shtëpia dhe jo në tavolinën e punës. Mbroni interesat tuaja.

Binjakët

Besojini intuitës tuaj për një projekt krijues. Nëse një teknikë nuk po funksionon, kthejeni vëmendjen tuaj tek një punë e përditshme. Një zbulim i madh do të ndodhë ndërkohë që jeni duke bërë një punë rutinë. Dikush do t’ju thërrasë për diku me një ftesë të minutës së fundit. Pranoni të shikoni një koncert.

Gaforrja

Aktivitetet e grupit nxjerrin më të mirën tuaj. Do të jetë e vështirë të argëtoheni kur keni mendime tronditëse në mendje. Ama njerëzit qëndrimi me njerëz optimistë do ta përmirësojë situatën tuaj. Do e shijoni përfaqësimin e një kompanie. Një aftësi për të parashikuar shqetësimet e publikut ju bën personin e përsosur për këtë punë. Perspektivat profesionale do të përmirësohen gjithashtu.

Luani

Suksesi juaj është në rritje. Falë aftësisë për t`ia lehtësuar jetën njerëzve, punëdhënësi do t’ju japë një ngritje në detyrë ose rritje rroge, përse jo edhe të dyja bashkë. Nëse po kërkoni një punë, do ta gjeni një në një industri që u shërben klientëve të pasur. Të udhëtosh për punë është një mundësi e veçantë. Përdoreni këtë si një justifikim për të blerë disa valixhe. Një valixhe do të jetë një nga investimet më të mira që do të bëni ndonjëherë.

Virgjëresha

Do t`ju vijë mundësia për të studiuar me një mësues të respektuar. Ky kurs do t`ju duket shumë më sfidues nga sa prisnit. Kjo është një gjë e mirë, pasi intelekti kërkon të bëjë ushtrime herë pas here.. Merrni kohë nga orari juaj i zënë për të lexuar, studiuar dhe bërë kërkime. Së shpejti do të vijnë paratë nga një biznes apo partneritet romantik. Përdorini ato për të blerë ca gjëra luksi që i keni dashur prej kohësh. Blini disa rroba të bukura dhe hani dreka të shijshme.

Peshorja

Mbajtja e rezervave financiare për të dashurit tuaj është zgjidhje e mençur. Do e bëni gjumit të qetë kur ta dini se të afërmit tuaj janë të mbrojtur në rast urgjence. Jepini më shumë liri partnerin tuaj. Duke treguar besim në gjykimin e tij, ai do të përgjigjet me gjeste spontane të dashurisë. Është një dinamikë e bukur që do të bëhet zilia e të gjithë miqve tuaj.

Akrepi

Një partneritet i ngushtë është një burim force. Kur të ndiheni sikur bota po komploton kundër jush, kthehuni te shoku juaj më i mirë ose tek dashuria për ngushëllim. Ata do të jenë të lumtur t’ju kujtojnë të gjitha gjërat e mira të jetës tuaj. Të qenit më aktiv ju jep shkëlqim. Edhe një shëtitje e shpejtë në kohën e drekës do t’ju bëjë mirë. Shëndeti fizik dhe emocional janë të lidhur ngushtë.

Shigjetari

Pranimi i një pune të qëndrueshme do t`ju bëjë të merrni frymë një psherëtimë lehtësimi. Falë këtij pozicioni, ju mund të paguani disa borxhe dhe të vendosni para në kursime. Përveç kësaj, jeta juaj do të fitojë përsëri ndjesinë e bukur nga qëllimet që do duhet të arrini. Do të jeni shumë më të fokusuar. Një partner potencial, tërheqës mund të jetë gati të hyjë në jetën tuaj. Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie, mos bëni asgjë për ta tradhtuar partnerin. Bëjini gjërat siç duhet. Para se të hyni në një marrëdhënie të re, dilni nga ajo aktualja.

Bricjapi

Edhe një punëtor si ju ka nevojë për një pushim nga përgjegjësia. Merrni këtë mundësi për të shkuar me pushime, për të nisur një projekt krijues ose për të filluar një romancë. Kjo ndërhyrje e gjallë do të jetë freskuese. Bëni ca përmirësime në shtëpi. Blini disa objekte dekori për ta bërë shtëpinë më të ngrohtë.

Ujori

Familja juaj ju shikon si udhëheqës. Merrni frymë thellë dhe përballuni me problemet e shtëpisë. Mënyra juaj e drejtpërdrejtë e të folurit vlerësohet shumë. Kur njerëzit duan që diçka të bëhet, ata ju drejtohen juve.

Peshqit

Dikush do të lidhet me ju nëpërmjet mediave sociale. Kishit kohë pa folur dhe do ta shijoni ritakimin. Biseda me këtë mik të vjetër do ringjallë hobin tuaj të vjetër. Një ofertë për punë nga një sipërmarrës vlen të ndiqet. Jo vetëm që ky pozicion do t`ju paguajë mirë, por do t’ju lejojë të ushtroni imagjinatën tuaj.

*Ky post u përshtat nga Russell Grant dhe është realizuar nga Fabjola Hije.

Author: admin