Dashi
Përmbajuni impulsit tuaj për të urdhëruar gjithë stafin. Ekipi juaj do të punojë më shumë për t’ju kënaqur kur ata ndjehen të vlerësuar. Falënderojini për kontributin e tyre dhe mendoni pozitivisht. Njerëzit nuk i mirëpresin shumë idetë tuaja të guximshme. Ata janë akma për mënyrat konvencionale të të jetuarit. Në vend që të hiqni dorë nga idetë tuaja, prisni sepse së shpejti ata do të kuptojnë që mënyra juaj e të bërit të gjërave ka më shumë kuptim për sfidat e sotme.
Demi
Ju jeni rritur dhe keni ndryshuar aq shumë gjatë muajve të fundit dhe nuk është çudi që ndiheni të lodhur. Shfrytëzojeni këtë mundësi për të pushuar dhe reflektuar për gjithçka që keni arritur. Ndaloni së menduari për gjërat që keni dështuar dhe për ato që mund të shkojë keq. Duhet të mendoni se gjithçka do të funksionojë në avantazhin tuaj. Humori juaj do t’i hapë rrugën një përvoje shumë të këndshme.
Binjakët
Besoni në univers për t’ju dhënë gjithçka që ju nevojitet. Bujaria e saj është e pafund dhe e pakufizuar. Kur të tjerët arrinë diccka gëzohuni për ta. Kjo është dëshmi se bollëku po vjen gjithashtu edhe për ju. Aftësia juaj për të qenë e lumtur për ata që përjetojnë fat të mirë do t’ju ndihmojë të tërheqni fatin tuaj. Një argument me një mik po peshon në zemrën tënde. Ju jeni mësuar të debatoni me njerëz që nuk i marrin çështjet personalisht, por ky person me të cilin merreni është shumë më i ndjeshëm. Kërkoni falje për dëmtimin e ndjenjave të tyre.
Gaforrja
Nëse jeni beqar shijoni lirinë tuaj. Të jesh në gjendje të jetosh sipas dëshirës tënde është një dhuratë e bukur. Përmbushja e dëshirave tuaja duhet të jetë përparësia juaj. Punët dhe përgjegjësitë mund të merren parasysh pasi të keni kënaqur nevojat tuaja. Nëse jeni në një lidhje mos bëni kaq shumë presion mbi partnerin tuaj. Kjo është e rëndësishme për lumturinë e të dyve. Kur ndjeni gëzim, lidhja juaj do të bëhet shumë më e fortë.
Luani
Një karakter mbizotërues po përfiton nga ju. Më mirë përqendrohuni në punën tuaj sesa të bëni gjithçka për këtë individ të pasigurt. Ju ndoshta nuk mund që ta kuptoni por, bashkëpunëtorët tuaj dëshirojnë dëshpërimisht miratimin tuaj. Tregimi i besimit në gjykimin e tyre do t’i frymëzojë të gjithë që të bëjnë punën e tyre më mirë. Së shpejti, trazirat dhe zemërimet do të largohen dhe do t’i lënë vendin një atmosfere më bashkëpunuese.
Virgjëresha
Po filloni të rishikoni një romancë. Në fillim, ju u larguat, por tani duke biseduar me njëri-tjetrin jeni më të qetë. Jepini kësaj marrëdhënie një shans për tu rritur dhe ndryshuar. Ndaloni së menduari pse jeni tërhequr nga njëri-tjetri dhe shijoni çdo moment. Kur të keni mosmarrëveshje, mos i kushtoni aq shumë rëndësi. Vetëm se keni mendime të ndryshme nuk do të thotë që nuk duhet të jeni bashkë.
Peshorja
Në vend që të grindeni me të afërmit tuaj, do të gjeni disa gjëra të përbashkëta. Të punuarit së bashku do të bëjë që pakënaqësitë të zhduken. Është e rëndësishme të mbani mend se jeni më të lumtur si shokë sesa si konkurrentë. Përpjekjet për të imponuar besimet dhe shijet tuaja ndaj një personi tjetër do të jenë të kota. Ju sillni gjëra të mrekullueshme në jetën e njëri-tjetrit. Kalimi i kohës së bashku po ju bën njerëz më interesantë.
Akrepi
Një kritikë e ashpër do t’ju mërzisë shumë. Merrni kohë për të shëruar plagët. Kur të keni marrë veten do të kuptoni se këto vërejtje nuk kanë asnjë lidhje me ju. Ju jeni marrë me një person që nuk ka arritur asgjë në jetë dhe ata janë të zemëruar që ju keni arritur aq shumë. Bërja e më shumë gjërave nga ca mund të bëni do të sjellë probleme shëndetësore. Në vend që të mbivlerësoni rutinën tuaj të fitnesit, bëni një sy gjumë. Do të ndiheni më mirë.
Shigjetari
Një burim i të ardhurave do të ndërpritet, duke ju detyruar të gjeni një mënyrë tjetër për të paguar faturat. Në vend që të zhyteni në një kërkim intensiv të punës mendoni se cila është puna juaj e duhur. Konkurrenca me një mik është një gabim. Ju jeni secili i talentuar në mënyra të ndryshme. Në vend që të përpiqeni të konkuroni njëri-tjetrin tregoni admirimin tuaj. Përqendrohuni në zhvillimin e aftësive tuaja, kjo është shumë më e shëndetshme sesa hyrja në një konkurs ku askush nuk mund të fitojë.
Bricjapi
Sjellja juaj prej të forti ka larguar dikë. Është koha për ta rregulluar këtë mënyrë të sjelljes. Tregoni respekt për vendimet e partnerit, nëse ata nuk duan të kenë një romancë me ju. Ju nuk dëshironi që një i afërm i dashur të mos ju pëlqejë. Nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar sepse lidhja juaj është shumë e fortë për t’u copëtuar. Kini besim tek ky i afërm i juaj.
Ujori
Është shumë bukur kur ndiqni dëshirat e zemrës suaj pa hezituar. Në vend që të shqetësoheni për atë që të tjerët do të mendojnë për sjelljen tuaj përqendrohuni në plotësimin e këtyre dëshirave. Dikush do t’i gjykojë bindjet tuaja dhe kjo gjë ju shqetëson. Vetëm se keni ide jo konvencionale nuk do të thotë që jeni një person i keq. Në vend që të mbroni qëndrimin tuaj, lërini veprimet tuaja të flasin vetë. Kritiku juaj do të kuptojë se ishte tepër gjykues dhe shumë i ashpër.
Peshqit
A nuk jeni bindur për fuqinë tuaj? Shikoni se çfarë ndodh kur ndaloni së u mbështeturi tek të tjerët. Duhet të jeni më të bindur. Njerëzit do të mërziten nga sjellja juaj agresive, por ata do ta kuptojnë që është për arsye biznesi. Përpjekja për të fituar më shumë para është e panevojshme. Lëreni bollëkun të rrjedhë në jetën tuaj. Ky proces është i lehtë kur e stërvitni veten për t’u përqëndruar në shumë bekimet që gëzoni aktualisht.