Horoskopi i Susan Miller për muajin maj 2021: Luani dhe Virgjëresha

Luani
Ky mund të rezultojë të jetë një muaj mjaft interesant për ju. Pra, shumë nga puna që keni bërë po shkon për shpërblim dhe duartrokitje, dhe e gjitha do të nxitet nga Hëna e re te Demi më 11 maj. Do të filloni të shihni vlerësime të kënaqshme ose kritika të favorshme për punën gjatë ditëve dhe javët që pasojnë datën e Hënës së re. Nëse jeni artist dhe punoni në arte ose argëtim ose si aktor, mund të shihni përfitime financiare.

Në të njëjtën kohë, Marsi do të dërgojë një rreze brilante në Uran. Kjo do të thotë që me siguri do të befasoheni nga zhvillimet profesionale. Nuk do ta prisni vëmendjen e papritur që do të merrni këtë muaj dhe mund të jetë shumë e këndshme. Shtëpia e dhjetë diellore e karrierës drejtohet nga Afërdita dhe Plutoni do të dërgojë energji mbështetëse në projektet që keni përfunduar tashmë teksa punoni për të ndërtuar reputacionin tuaj. Ngjarjet këtë muaj do të kenë fuqinë t’ju lëvizin në një drejtim të ri dhe emocionues, drejt e në krye të industrisë suaj. Nëse jeni i ri dhe sapo keni filluar, do t’i ngjisni shkallët më shpejt.

Jo të gjithë do të pajtohen me vendimet e karrierës. Saturni në shtëpinë e partneritetit sugjeron që dikush që e konsideroni bashkëpunëtor ose partner të ngushtë do të sfidojë disa nga idetë që keni dhe do të vërë në dyshim gjykimin tuaj. Ky person mund të jetë një partner biznesi, avokati, publicisti, agjenti, menaxheri, ose një bashkëpunëtor tjetër që nuk mendon si ju.

Në të kundërt, mund të jetë bashkëshorti/ja ose personi juaj i zemrës që shqetësohet nga disa nga vendimet që po merrni. Peshoni me kujdes fjalët e tij/saj.

Ky muaj ka shumë gëzime, sepse Hëna e plotë në Shigjetar dhe do të sjellë ndryshime – me shumë gjasa pozitive – në jetën personale. Do të ndriçojë shtëpinë e pestë të romancës, fëmijëve, argëtimit dhe krijimtarisë. Eklipset shpesh shënojnë ngjarje të jetës. Ju mund të fejoheni, por nëse nuk jeni të lumtur, është koha ta rishihni me kujdes lighjen. Mund të mësoni se jeni shtatzënë, ose nëse keni tashmë fëmijë, dikush mund t’ju sjellë lajme të mira.

Çfarëdo që të ndodhë afër eklipsit të 26 majit do të ketë një efekt afatgjatë mbi ju, sepse Saturni do të jetë mbështetës për këtë eklips. Pozicioni i Saturnit në sektorin e martesës / partneritetit është miqësor me këtë Hënë të plotë. Kjo është premtuese, duke treguar që nëse jeni duke u fejuar ose në një lidhje, një martesë e gjatë duket shumë e mundshme. Nëse jeni martuar tashmë, do të keni aftësinë të lidheni më shumë me njëri-tjetrin.

Një nga ngjarjet më dramatike që do të ndodhë këtë muaj është zhvendosja e Jupiterit tek Peshqit nga 13 maji deri më 28 korrik, për një pamje të asaj që do të vijë në vitin 2022. Ky është një lajm tepër i mirë – do të keni shumë para. Këto para do të vijnë si komision, bonus ose tarifë licencimi.

Do të ketë mundësi të tjera, gjithashtu. Jini të hapur dhe të etur për të ndjekur të gjitha ofertat.

Virgjëresha

Jeta është gati të bëhet emocionuese, sepse Jupiteri, dhuruesi i fatit të mirë, do të zhvendoset te Peshqit, shtëpia juaj e shtatë e martesës dhe partneritete biznesi. Ju nuk e keni pasur Jupiterin në këtë pozicion për 12 vjet dhe megjithëse Jupiteri do të qëndrojë te Peshqit vetëm për disa javë, konkretisht nga 13 maji deri më 28 korrik, do të merrni një pamje për vitin 2021. Në të gjitha rastet, kur Jupiteri lëviz te Peshqit, do të zbuloni se do të përfitoni më shumë kur bashkoheni me një person tjetër.

Ju mund të martoheni nën këtë trend dhe nëse po, do të ishte koha më e mirë në më shumë se një dekadë. (Sidoqoftë, shmangni kurorëzimet kur sundimtari, Mërkuri, do të jetë në prapavijë, nga 29 maji deri më 22 qershor.) Nëse jeni tashmë të martuar, do të përfitoni nga Jupiteri te Peshqit dhe do të lidheni shumë më afër me partnerin/en.

Ju mund të shfrytëzoni energjinë e Jupiterit në një kuptim profesional, përmes veprimeve të menaxherit, agjentit, partnerit të biznesit, avokatit, llogaritarit, publicistit, trajnerit ose një personi tjetër me të cilin bashkëpunoni. Mund të keni një partneritet të rëndësishëm në të dy fushat e jetës – këto nuk janë mundësi përjashtuese. Shumë gjëra do të ndodhin për shkak të partnerin/es në biznes ose dashuri.

Keni edhe një lajm tjetër të mirë në tabelën tuaj për muajin maj. Hëna e re te Demi më 11 maj do të jetë miqësore me Virgjëreshën dhe mund të sjellë një mundësi për të punuar me drejtuesit jashtë vendit, pa pasur nevojë të largoheni kurrë nga shtëpia. Mund t’ju kërkohet të përktheni ose modifikoni një roman interesant, ose mund t’ju jepet një mundësi në një faqe interneti të njohur. Mundësitë e publikimit dhe transmetimit – media – do të sjellin mundësi të shkëlqyera.

Të mësuarit përfshiet gjithashtu nën këtë pjesë të grafikut, kështu që ju mund të vendosni të ktheheni në kolegj, ndoshta për një diplomë master ose doktoraturë. Kjo Hënë e re do të sigurojë shansin më të mirë për të marrë një vendim të fortë.

Eklipset janë disa nga ngjarjet më të fuqishme që universi përdor për të krijuar ndryshime. Rrugës kemi dy eklipse – i pari vjen si eklips i Hënës së plotë në Shigjetar më 29 maj, duke sjellë ndryshime në shtëpi. Ju mund të zhvendoseni në një shtëpi ose apartament të ri, të vendosni që nuk keni nevojë për një shok dhome, të pikturoni shtëpinë, të blini mobilje të reja, të rinovoni kuzhinën – ka kaq shumë ndryshime që mund të bëni.

Nëse kjo nuk ndodh, atëherë lajmet e mëdha vinë nga familja.

Saturni do të jetë në kënd të mirë me Hënën e plotë, kështu që me siguri do të ndjeni një ndjenjë të madhe të qëndrueshmërisë dhe sigurisë nga gjithçka që ndodh në fund të muajit.

Nëse jeni i/e martuar ose jetoni me partnerin/en, mund të ndjeni mbështetjen ngushëlluese dhe vëmendjen që dëshironi.

Copyright Anabel.al

Author: admin