Horoskopi për datën 7 maj nga Russell Grant

Dashi

Debatet me anëtarët e familjes ju kanë lodhur. Nuk ka asnjë mënyrë që të ndryshoni opinionet e një kushëriri kokëfortë, prandaj mos provoni. Në vend të kësaj, forconi marrëdhëniet me njerëzit që ndajnë vlerat, interesat dhe shijet tuaja. Do përmirësoni humorin tuaj. Qeshni me shakatë, qoftë edhe me ato që bëhen për ju. Kur mund të qeshni me veten, të gjitha llojet e gjërave të mrekullueshme do të rrjedhin në jetën tuaj.

Demi

Ju ndiheni rehat në një mjedis të njohur. Kohët e fundit, keni qenë i mbyllur në një rutinë të mërzitshme. Jepini vetes leje për të ndryshuar drejtimin. Lëvizja do të jetë stimuluese. Do të shijoni restorantet, dyqanet dhe galeritë. Një person dominant po ju lodh . Nuk ka asnjë arsye për ta duruar, pavarësisht nga pozicioni i tij në shoqëri. Kërkoni nga të tjerët respektin që u jepni atyre. Është e drejta juaj.

Binjakët

Ju nuk jeni ambicioz. Është mirë të qëndroni në një punë me siguri financiare, por duhet të shikoni vazhdimisht për mundësi më të mira. Mbajini sytë hapur për një pozicion stimulues. Një pushim nga një marrëdhënie që ju trishton është zgjedhja e duhur.

Gaforrja

Nuk ia vlen të shqetësoheni për paratë. Ju keni aftësinë t`i paguani të gjitha borxhet dhe të keni para të mjaftueshme për më shumë luks. Ndaj mos e kritikoni veten. Bëjini vetes komplimente. Një padrejtësi e tmerrshme po peshon mbi ju. Doni ta korrigjoni këtë situatë, por kjo s`është në dorën tuaj. Përqëndrohuni në gjërat e mira që keni.

Luani

Do të detyroheni të paguani një gjobë të rëndë ose një taksë. Në vend që të pendoheni për këtë shpenzim, mendoni se këto para do të ndihmojnë njerëzit që vërtet kanë nevojë për të. Çlirimi i zemërimit tuaj do t`ju ndihmojë të tërhiqni mundësi të mëdha për të bërë para. Para arritjes së një qëllimi, do të ballafaqoheni me një pengesë tjetër. Rezistojini tundimit për të hequr dorë, edhe nëse jeni lodhur. Me disa përpjekje, më në fund do të kaloni vijën e finishit.

Virgjëresha

Një marrëdhënie e afërt do ketë ca problematika. Bëhuni më të dashur ndaj vetes. Kur praktikoni vetë-kujdesin, të tjerët do të ndjekin shembullin tuaj. Papritmas, të gjitha lidhjet tuaja personale do të bëhen më të kënaqshme. Vonesat financiare dhe ndërprerjet ju bëjnë nervozë. Ju nuk keni ndërmend të paguani kamatë për faturat që duhen paguar. Merrni këtë mundësi për të thirrur të gjithë ata që ju detyrohen. Një ndihmë e vogël do të bëjë që paratë të rrjedhin lirisht përsëri.

Peshorja

Ju jeni tipi që gjithmonë dëshiron të jeni në lëvizje. Nuk jeni të sigurt nëse do të nënshkruani një kontratë të re pune. Mos e angazhoni veten në ndonjë marrëveshje . Prisni derisa të gjeni fakte dhe shifra më të besueshme për këtë situatë. Edhe pse tingëllon joshëse, kjo marrëveshje do t`ju sjellë më shumë probleme sesa të mira.

Akrepi

Ju jeni të tronditur nga sjellja e dikujt. Megjithëse ju rrallë lejoni që dikush t`ju shqetësojë, mund të jetë më mirë të injoroni sjelljen e tyre të keqe. Do fitoni respektin e njerëzve që dikur kishin frikë nga ju. Mos u befasoni kur dyert t`ju hapen. Një punë që ju është premtuar do t’i jepet një dikujt tjetër. Ky është një bekim i fshehur

Shigjetari

Do të vendoseni në një pozitë të vështirë. Do të jetë e nevojshme të refuzoni një mik. Kjo marrëdhënie nuk do të jetë kurrë e njëjtë. Ju kurrë nuk duhet të dilni kundër ndërgjegjes suaj. Një luftë pushteti duket e pakuptimtë për ju. Ju nuk keni interes të dominoni dikë që mund të jetë partneri juaj. Në vend që të konfliktoheni, largohuni. Ka shumë peshq në det.

Bricjapi

Mos e sulmoni veten se doni më shumë luks. Pa marrë parasysh se çfarë ndodh me situatën tuaj financiare, ajo mund të përmirësohet. Jini falënderues për ato që keni. Asgjë nuk tërheq pasuri më shumë se sa një qëndrim mirënjohës. Një situatë e paqëndrueshme ju bën të zgjoheni gjatë natës. Gjetja e një vendi të ri strehimi duhet të jetë përparësia juaj.

Ujori

Kujdes nga angazhimi me thashetheme. Edhe nëse nuk i pëlqeni dikujt, është mirë të flisni mirë për gjithë kolegët tuaj. Gjëja e fundit që dëshironi është të fitoni një reputacion si jobesnikë. Pranoni hidhërimin tuaj dhe merrni kohë për t’u shëruar nga kjo trazirë. Jini i sjellshëm me veten dhe inkurajojeni. Do kalojë dhe kjo.

Peshqit

Ju jeni konsumuar nga xhelozia. Në vend që të imagjinoni një biznes apo një partner romantik duke tradhtuar ju, mendoni situata më optimiste. Nëse marrëdhënia juaj është e shëndetshme, ajo do të lulëzojë. Nëse jo, do të prishet, duke ju lënë të lirë për të ndjekur një histori tjetër. Krenaria juaj mund të lëndohet para një rivali më të talentuar. Formoni një aleancë me të. Duke punuar së bashku, do të mësoni disa teknika të mrekullueshme që do të përmirësojnë performancën tuaj.

 

Author: admin