5 shenjat që nuk ja thojne fare Genjeshtrave

Këto shenja e dinë që gënjeshtra është gjithmonë e qortueshme pavarësisht situatës në të cilën ndodhen, prandaj janë njerëzit më të ndershëm në zodiak.

Dashi

Personat e kësaj shenje janë shpesh të pasjellshëm kur duan të shprehin mendimet e tyre. Janë të padurueshëm dhe nuk gënjejnë kurrë për të kënaqur një mik. Ata e dinë që gënjeshtra nuk ka asnjë lidhje me miqësinë, sipas “Italia Feed”.

Gaforrja

Personat e kësaj shenje e dinë shumë mirë rëndësinë e një miqësie të vërtetë. Kanë shumë besim dhe janë miq të shkëlqyer. Ata e dinë që gënjeshtra nuk është mënyra më e mirë për të dalë nga një situatë e komplikuar.

Virgjëresha

Janë njerëz të ëmbël por të drejtpërdrejtë. Ndershmëria e tyre është e dukshme edhe në këshillat e çmuara që japin. Virgjëresha është personi që do të dëshironi të keni në krah përgjithmonë.

Bricjapi

Ndershmëria dhe angazhimi për çdo gjë që ata bëjnë, janë dy tiparet që përfaqësojnë personat e kësaj shenje. Në punë ata përpiqen të jenë gjithmonë më të mirët, dhe nëse përballen me një vështirësi, dinë të tregojnë argumentet më bindëse. Nuk shpikin situata për të arritur diçka në favor të tyre.

Peshqit

Personat e kësaj shenje janë metodikë dhe tejet racionalë. Për këtë arsye pëlqejnë gjithmonë t’i vendosin pikat mbi “i”, me ta nuk ka gjysmë fjale, pavarësisht se si i interpreton personi tjetër. Këta persona e dinë që gënjeshtra është një tipar i keq i personalitetit dhe neveriten me këtë lloj sjelljeje.

Author: admin