Dashi
Po prisni shumë nga të tjerët. Herës tjetër që do ta shihni veten duke detyruar dikë që të bëhet palë me ju, ndryshoni qëndrim. Ndoshta nuk po jepni aq sa kërkoni. Për një raport marrje dhe dhënie, duhet të jeni shumë bujar. Kjo gjë gjithashtu do t?ju ndihmojë t?i lini kërkesat mënjanë dhe ti menaxhoni situatat pa u ankuar. Vetëm kështu do të krijoni një miqësi të bazuar në bujari dhe respekt të përbashkët. Der atëherë, mjaft ushtruat presion tek të tjerët.
Demi
Abuzimi me ushqimin dhe pijet do të ketë një taksë mbi shëndetin tuaj. Është koha të praktikoni një dietë të organizuar. Proteina nga mishi i bardhë, produkte të freskëta dhe drithërat do ta ndihmojnë trupin tuaj të operojë në efiçendë optimale. Nëse keni neps për diçka të ëmbël, provoni një porcion të vogël dhe më pas prisni. Ajo që ju duket si uri e shfernuar duhet të kthehet në një kënaqësi.
Binjakët
Po kaloni shumë mirë, ama përgjegjësitë po ju thërrasin. Në vend që të justifikoheni pas një marrëveshjeje, tregohuni të gatshëm për të punuar. Ju doni që festa të mos pushojë, ama të tjerët varen nga ju. Duke i kthyer në prioritet gjërat tuaja më të rëndësishme, do të gjeni patjetër kohë për të bërë gjithçka doni. Kërkoni për një ekuilibër, sidomos mes punës dhe balancës.
Gaforrja
Nëse e vendosni shumë theksin tek ajo që familja kërkon, do të krijohen probleme. Juve ju pëlqen të ndiqni një linjë jo të zakontë të punës. Kurse familja juaj kërkon një rrugë normale për ju. Nëse familjarët përpiqen të bllokojnë rrugën tuaj, vazhdoni para. Ata nuk do ta marrin seriozisht derisa të kuptojnë sa serioz jeni ju. Mbështeteni veten tuaj dhe jetoni me qëllimet tuaja. Mos u ktheni pas.
Luani
Kujdes, mos kafshoni më shumë se ç?mund të përtypni. Edhe pse mund të keni shumë energji, duhet të përfshini edhe faktorin relaks në axhendën tuaj. Nëse kaloni nga njëra detyrë në tjetrën pa pushim, do të vuani nga lodhja. Kolegët do ta vënë re ngadalësimin tuaj sepse janë mësuar që jut ë punoni sa për tre. Do të ishte e padrejtë t?ju kritikonte kush, kështu që rregulloni ritmet. Jeni ende personi më i aftë në kompani.
Virgjëresha
Shpenzimi i parave nuk do të përmbushë boshllëkun emocional brenda jush. Nëse ndiheni vetëm ose të frikësuar, investojeni energjinë tuaj në bërjen e diçkaje me duart tuaja. Është një terapi e vërtetë. Mund të gatuani, kujdeseni për kopshtin ose ricikloni mobiljet e vjetra. E rëndësishme është të përdorni frustrimin e brendshëm për diçka të dobishme dhe të bukur. Kur të shihni frytet e punës suaj të mirë, do t?ju jetë larguar dëshira për shopping. Të mirat materiale nuk janë zgjidhje për mërzinë e shpirtit.
Peshorja
Popullariteti që keni krijuar po shkakton pakënaqësi tek miku juaj i ngushë, partneri juaj ose ortaku në biznes. Megjithëse nuk e kuptoni, ju komandoni qendrën e vëmendjes sa herë jeni bashkë. Gjeni mënyra të vendosni fokusin edhe tek të dashurit tuaj. Bëjeni zakon të diskutoni arritjet e tyre kur dilni bashkë. Komplimentojini për pamjen, por mbi të gjitha, mos flisni gjerësisht për arritjet tuaja. Fuqia e shkëlqimit tuaj nuk do të largohet, thjesht do të sfumohet pak.
Akrepi
Rezistojini tundimit për t?u zhytur në vetë-keqardhje. Ju keni përjetuar një seri zhgënjimesh të tmerrshme. Do të jetë e pamundur ta fshihni trishtimin. Duke u marrë me diçka, mund të lehtësojë dhimbjen. Përfshirja në një projekt humanitar do t?ju japë fuqi. Në vend që të ndiheni një viktimë, do të kuptoni se keni aftësi të ndihmoni të tjerët që kanë më pak fat se ju. Do të takoni gjithashtu njerëz që kanë të njëjtën dëshirë me ju për ta bërë botën një vend më të bukur. Zgjidhni një kauz që keni pëzemër.
Shigjetari
Puna në grup do t?ju bëjë të ndiheni të pakënaqur. Kur ju bëni një propozim, ju hidhet poshtë. Më mirë provojeni vetëm. Nëse njerëzit ju akuzojnë se nuk jeni bashkëpunues, qetësohuni. Shpjegojuni se largimi nga ekipi nuk duhet marrë personalisht. Duke qenë t ë qetë, njerëzit e ofenduar nga vendimet tuaja, do të bëjnë mbrapa. Kjo do t?ju japë liri të zhvilloni projekte personale të cilat do t?ju japin shumë kënaqësi. Më e mira e të gjithave është që nuk duhet të bëni kompromis me vizionin tuaj për të kënaqur shijet.
Bricjapi
Ju merrni shumë kënaqësi në punë, por duhet të tregoni kujdes ndaj jetës personale. Në vend që të shpenzoni orë të gjata në punë, shkoni në shtëpi në një orë të përshtatshme. Ndihmoni në përgatitjen e ushqimit dhe shijimin e tij së bashku me familjen. Lëreni silent telefonin ndërsa hani. Fokusohuni tek familjarët sepse jeni larguar shumë dhe e keni të vështirë të rilidheni me ta. Tregohuni të durueshëm dhe këmbëngulës. Gradualisht, do t?I thyeni barrierat që ju mbajnë larg.
Ujori
Gjithmonë keni qenë të etur të eksploroni këndvështrime të reja, por shumë njerëz që ju rrethojnë nuk kanë shpirt aventurier. Është frustruese për ju të flisni me njerëz që nuk kanë kuriozitet për kultura të reja dhe sisteme të tjera besimi. Ndonjëherë, akuzoheni si snob. Kjo nuk është e vërtetë. Ju nuk i gjykoni të tjerët nga shijet, por keni dëshirë të keni miq që ndajnë të njëjtat dëshira për të eksploruar botën. Bashkojuni një shoqërie letrare, organizate politike, etj. Është koha të zgjeroni rrethin social me njerëz potencialë për të eksploruar.
Peshqit
Njerëzit marrin gjithçka që juve ju jepni, madje edhe pa ju falënderuar. Kjo s?duhet të vazhdojë më. Jeni lodhur duke dhënë përtej asaj që mundeni pa marrë asgjë në këmbim. Vendosni pak distancë midis vetes dhe njerëzve që kërkojnë shumë nga burimet dhe koha juaj. Shpenzoni momente të qeta me gjërat që ju pëlqen të bëni. Kur trajtoni mirë veten, do të keni kurajon të vendosni raportet e duhura me ata që doni.