Kalime dhe tranzite si ky i Jupiterit tek Peshqit (nga 13 maji deri më 20 qershor) duken të parëndësishme dhe të shpërqëndruara, por në fakt lënë shenjë, gjurmë.
Gjatë kësaj periudhe, Jupiteri do të ketë kohë të mjaftueshme për të ndryshuar diçka, për të përhapur një farë optimizmi dhe dëshire për gjëra të bukura, të thjeshta, të mira.
Jupiteri do të shfaqet vetëm në gradët e para të Peshqve, por përsëri do të krijojë një entuziazëm të ri, do të na bindë të besojmë tek gjërat e bukura dhe fati me ardhjen e verës.
Këshilla? Mos harroni se Jupiteri do të kthehet pas, do të bëjë një kthim te Ujori nga 20 korriku e tutje, kështu që nuk duhet t’i merrni premtimet e tij si të mirëqena, të destinuara të zgjasin përgjithmonë.
Shpresat e vërteta? Nga fundi i vitit dhe gjithë gjysmën e parë të vitit 2022, Jupiteri do të qëndrojë seriozisht tek Peshqit, duke sjellë dhurata të vogla e të mëdha për gjithë zodiakun.
Ndërkohë, Gaforrja, Peshqit, Akrepi, Demi dhe Bricjapi mund të shijojnë gjithë miqësinë e një planeti që më parë ishte indiferent (nëse jo armiku i tij), për këtë arsye këto shenja do të rigjejnë shpejt entuziazmin dhe dëshirën për të bërë gjëra.
Luanët gjithashtu do të mbetën të kënaqur nga ky ndryshim, pasi nuk do të kenë të bëjnë më me llogari të bllokuara ose paaftësi për të dialoguar.
Binjakët, Shigjetari dhe Virgjëresha do të duhet të pranojnë disa realitete mbase të pakëndshme ose të mërzitshme, por sigurisht të rëndësishme, me pak fjalë, ato do të duhet të jenë në gjendje të demonstrojnë vëmendje dhe bashkëveprim me çdokënd, ose kundrejt një situate. Nuk do të jetë e vështirë.
Jupiteri ‘zhduket’ (por vetëm në fund të korrikut) nga zona e Dashit, Peshores dhe Ujorit, shenja të cilave yjet u sugjerojnë të përfitojnë dhe shfrytëzojnë rastin për t’u çlodhur, për të ndaluar së ëndërruari një mijë ëndrra e projekte dhe për të shijuar qetësinë e pjesës së parë të verës.