A e dini se të enjten në mbrëmje diçka do të ndryshojë në qiell? Po, mbrëmjen e 20 majit Dielli lëvizi në shenjën e Binjakëve duke përqafuar pjesën e fundit të pranverës, në të cilën kjo stinë përshpejtohet, gjithçka bëhet më e nxehtë dhe më e shehpejtë. Është një kalim që e projekton Diellin drejt Mërkurit, në ide e mendime.
Tek Demi dhe Binjakët do të gjejë një Mërkur të bukur që e pret, me pak fjalë, harmoni dhe inteligjencë, sens mase dhe logjikë dhe një periudhë kohe ideale për të kuptuar, imagjinuar, biseduar.
Në një perpsektivë pak a shumë afatmesme, mos harroni se Mërkuri do të jetë retrogradë më datë 29 dhe Saturni në datë 23, e meqenëse të dy planetet janë në horizontin e Binjakëve, është e natyrshme që Dielli të vijë me një ngadalësi të caktuar, të heqë dorë nga ajo shpejtësi e imponuar, tipike e shenjës së Ajrit.
Mbi të gjitha nga ky ndryshim energjie do të përfitojnë Binjakët, Dashi, Luani, Ujori dhe Peshorja, kurse për Demin, Shigjetarin, Peshqit dhe Virgjëreshën mund të vijë energji e vakët, me më pak forcë vitale. Për Gaforren e humbasin rëndësinë çështjet praktike dhe ekonomike, për Akrepin nga ana tjetër, përmirësohet marrëdhënia me profesionin. Për Bricjapin është momenti i duhur për t’u kujdesur për trupin, për të filluar dietat, ose trajtimet.