PESHORJA: Duhet të tregoheni të kujdesshëm në datat 11, 18 dhe 25, pasi këto ditë do të karakterizohen nga tensioni profesional. Bashkëpunëtorët, ortakët ose shefat mund t’ju bëjnë kritika që duhet t’i përballoni me diplomaci, që është edhe arma juaj më e fortë. Duhet të mendoni që tani për atë që do të bëni në korrik. Duhet të tregoheni të kujdesshëm me paratë. Një diskutim i fortë në datën 11 nuk do t’jua prishë imazhin profesional, por ju këshillohet kujdes maksimal për çdo situatë që mund të jetë e rrezikshme.
Qershori nuk është muaji i duhur për të bërë premtime dashurie. Çiftet që duan të bashkëjetojnë ose që duan të martohen bëjnë mirë të vendosin ta bëjnë në korrik ose gusht. Ju volit të hiqni dorë nga lidhjet e fshehta. Të gjitha fundjavat e muajit do të karakterizohen nga debatet, që janë në varësi të lidhjes. Bashkëshortët do të kenë debate të forta, sidomos për çështje parash ose pronash.
10 ditët e fundit të muajit janë më të mirat, ndërkohë që duhet të bëni kujdes gjatë 10 ditëve të para. Në datat 4, 5 dhe 6 mund të keni ndonjë problem shëndetësor, probleme që lidhen me aparatin tretës. Duhet të shmangni ndërlikimet e kota, sidomos rreth datës 19.
AKREPI: Qershori do t’ju ndihmojë që tani të krijoni idetë e duhura edhe për vitin 2022. Nuk bëhet fjalë për zgjidhje të menjëhershme. Gjithçka që do të vendosni të bëni tani, duhet organizuar gjatë muajve në vazhdim. Do të keni një ide më të qartë për të ardhmen tuaj. Keni ende vështirësi për sa u takon çështjeve ekonomike. Mund të kërkoni një transferim, pasi ndiheni të gatshëm për përvoja të reja. Datat 7, 8, 14 dhe 15 janë ditë mjaft të rëndësishme.
Dashuria rikthehet protagoniste falë Venusit aktiv. Jupiteri ndihmon çiftet që kanë dëshirë të martohen. Ndikimi i Marsit, sidomos nga data 11, do t’ju nxitë të vini në provë këdo, madje edhe veten. Ata që duan lidhje të reja s’duhet të tërhiqen, por mbi të gjitha s’duhet të humbin pas detajeve. Datat 14 dhe 15 do të jenë të trazuara për dashurinë. Keni kuptuar sa vlen dashuria juaj dhe sa dini t’u jepni atyre që ju duan. Datat 29 dhe 30 janë të duhurat për të folur për ndjenjat.
Jeni shqetësuar shumë gjatë muajve të fundit dhe keni probleme me tretjen. Ndoshta ndikon edhe ushqimi i gabuar. Nga data 21 yjet do të favorizojnë shëndetin tuaj. Duhet të vizitoheni nëse keni çrregullim të metabolizmit ose shqetësime të tjera. Muaj pozitiv që ju mundëson të kaloni me lehtësi problemet ose të gjeni kura të reja për sëmundje të hershme.