Horoskopi i Susan Miller për muajin qershor 2021: Shigjetari dhe Bricjapi

Shigjetari

Në qershor, do të punoni ngushtë me partnerët dhe anëtarët e ekipit për të realizuar një projekt. Ky nuk është muaji për të marrë kontrollin, por për sjellë një gatishmëri të mirë për të dëgjuar pikëpamjet e të tjerëve dhe për t’u orientuar drejt tyre. Mund të jetë një lehtësim të dëgjosh që nuk ke pse të marrësh rolin e udhëheqësit tani, prandaj rri duarkryq dhe le të tjerët të kenë momentin e tyre në qendër të vëmendjes. Marsi është në pjesën perëndimore të tabelës suaj, duke treguar që partnerët do të luajnë një rol të rëndësishëm tani.

Në fund të muajit të kaluar, keni kaluar përmes një eklipsi të rëndësishëm hënor të plotë në Shigjetar më 26 maj kur mund të keni parë kulmin e një ngjarjeje të rëndësishme që është kaq e dashur dhe personale për ju, madje as astrologu juaj nuk mund t’ju tregojë se çfarë ka ndodhur – por ju tashmë e dini. Nëse ditëlindja ju bie më 26 nëntor, plus ose minus katër ditë, jeni prekur dy herë nga ngjarjet. Pavarësisht se kur bie ditëlindja, ajo Hënë e plotë ju dha të dhëna të forta se çfarë është e rëndësishme për ju dhe çfarë ju nevojitet në mënyrë që të jeni me të vërtetë të lumtur.

Eklipsi tjetër do të mbërrijë më 10 qershor si një eklips diellor i Hënës së re në Binjakët. Ky eklips do të theksojë temën e bashkimit të forcave me një tjetër dhe qartë, kjo është ideja e duhur këtë muaj. Është shumë e mundshme që do të dëshironi të hartoni dokumente për ta bërë aleancën zyrtare. Duket se po e bëni këtë në jetën e biznesit, por mund të shihni se ky eklips i Hënës së re funksionon edhe në jetën personale gjithashtu duke u fejuar ose martuar. Por do të ishte më mirë të prisni disa javë para se të veproni.

Mërkuri ka qenë në prapavijë që nga 29 maji dhe do të kthehet në pozicion normal më 22 qershor.

Për shkak se Mërkuri rregullon shtëpinë e dhjetë diellore të arritjeve prestigjioze të karrierës, por po kalon tranzit në shtëpinë e partneritetit, do ishte mirë që të mos filloni një sipërmarrje të re ose të nënshkruani me një bashkëpunëtor biznesi derisa Mërkuri të shkojë në pozicion normal më 22 qershor. Mërkuri nuk është vetëm sundimtari natyror i shtëpisë prestigjioze të dhjetë, por edhe i shtëpisë së shtatë të partneritetit dhe martesës.

Hëna e plotë e 24 qershorit është një nga më të mirat e vitit dhe do të ndriçojë shtëpinë e dytë me të ardhura të fituara. Ky nuk është një eklips, por më tepër një Hënë e plotë normale dhe jashtëzakonisht e dobishme. Jupiteri, sundimtari juaj, do të dërgojë një rreze vezulluese, kështu që do të jeni një magnet parash.

Jupiteri tani po tranziton shtëpinë e katërt të shtëpisë ndërsa përkohësisht është te Peshqit, kështu që mund të mbylleni në një shtëpi ose, ndryshe, të merrni lajme të lumtura nga familja.

Kalimi i Marsit në Luan më 11 qershor deri më 29 korrik sugjeron që tregjet e huaja do të bëhen të gjalla për ju, kështu që në këtë pikë të muajit, mendoni globalisht. Nëse jeni të shqetësuar për të marrë një pushim, bëjeni në qershor ose korrik  – gushti dhe gjysma e parë e shtatorit do të jetë e zënë për përparimin profesional.Ofertat që do të merrni në gusht dhe gjysmën e parë të shtatorit do të jenë më të mirat në dy vjet.

Hëna e re më 6 shtator ka të ngjarë të jetë një kohë për t’u festuar, sepse në atë kohë do të shihni të gjitha llojet e mundësive të mrekullueshme të karrierës. Ju keni punuar shumë dhe kjo do të jetë një kohë me një shpërblim të madh.

Bricjapi

Kohët e fundit, keni menduar mjaft për shëndetin dhe mënyrat se si mund të bëheni më të fortë. Hëna e plotë e muajit të kaluar në Shigjetar më 26 maj theksoi shtëpinë e dymbëdhjetë të izolimit dhe meditimit. Mund të keni pasur një procedurë mjekësore në spital ose të keni vizituar një mik apo të afërm në spital, shtëpi për të moshuarit ose një institucion rehabilitimi.

Shtëpia e dymbëdhjetë gjithashtu rregullon të nënndërgjegjshmen, kështu që mund të jeni konsultuar me një terapist profesionist për t’u marrë me ankthin. Ka të ngjarë të jeni duke përjetuar stres në lidhje me pandeminë ose arsye të tjera. Eklipsi i Hënës së plotë të 26 majit mund t’ju ketë sjellë një moment eureka – një përparim i papritur, me depërtim që ndryshon perspektivën tuaj.

Shtëpia e dymbëdhjetë gjithashtu merret me sekrete, kështu që mund të keni zbuluar një sekret që dikush u përpoq t’jua fshihte. Të gjitha eklipset janë gjithmonë në një mision për të nxjerrë të vërtetën në sipërfaqe.

Eklipset vijnë gjithmonë në çifte, me dy javë diferencë dhe tjetri pritet më 10 qershor si një eklips Hëne te Binjakët. Ky eklips do të theksojë gjithashtu shëndetin – mendjen, trupin dhe shpirtin – dhe do të shkëlqejë një dritë në mendjen tuaj. Ky eklips do të ndriçojë shtëpinë e gjashtë, e cila rregullon hapat parandalues që merrni për të mbajtur mirë trupin fizikisht, të tilla si gjetja e mënyrave për të qenë më aktiv, mbajtja e një diete ushqyese, gjumi i mjaftueshëm dhe ndjekja e këshillave të shkencëtarëve në lidhje me mënyrat për të qëndruar të sigurt dhe mirë gjatë pandemisë.

Zyra do të fillojë të mbushet me dy projekte të mëdha që vijnë menjëherë, falë eklipsit në shenjën e Binjakëve, më 10 qershor. Mund të shihni ndryshime të personelit – ndoshta një person do të largohet. Në të njëjtën kohë, mbase do të duhet të marrësh ndihmë të përkohshme për të bërë gjithçka që është e nevojshme për projektet e reja derisa të keni kohë për të intervistuar kandidatë për t’u punësuar përgjithmonë.

Ky muaj mund të ndihet kaotik, sepse eklipset kanë tendencë të sjellin ndryshime të mëdha dhe mbi të gjitha është edhe Mërkuri në prapavijë, një prirje që filloi më 29 maj dhe do të mbarojë më 22 qershor. Kjo do të ishte një kohë e favorshme për të rekrutuar dikë me të cilin keni punuar dikur, sepse Mërkuri po ju kërkon të shikoni në të kaluarën për më shumë fat. Përndryshe, prisni që Mërkuri të kthehet në pozicion normal para se të merrni njerëz të rij.

Hëna e plotë më 24 qershor do të jetë e vetmja Hënë e plotë në Bricjap përgjatë gjithë vitit dhe kjo do të jetë Hëna e plotë më e bukur dhe e dobishme e të gjithë vitit 2021. Arsyeja është se Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatit, do të dërgojë rreze në shtëpinë e personalitetit dhe identitetit tuaj.

Në të njëjtën kohë, Jupiteri do t’i dërgojë një rreze të artë Diellit në shtëpinë e shtatë të partneriteteve. Disa Bricjapë do të fejohen ose martohen dhe të tjerët do të arrijnë një marrëveshje të jashtëzakonshme me një klient ose bashkëpunëtor që do të fitojnë mjaft para. Partneri romatik ose partneri i biznesit, agjent, publicist, menaxher ose një ndërmjetës tjetër që beson te ju dhe dëshiron t’ju shohë mirë mund të jetë mjaft i dobishëm në realizimin e kësaj aleance të re. Si një përfitim për të gjitha këto që po ndodhin, ndjej se do të shihni një pako bujare parash, gjithashtu.

Ju i meritoni të gjitha të mirat – keni punuar për këtë dhe ky është shpërblimi.

Author: admin