Nëse mendoni se po merremi shumë me shënjën e Dashit, na lini t’ju themi se kjo bëhet vetëm për arsyen e thjeshtë se jemi në muajtë e tyre dhe s’mund të merremi tani me njerëzit e shenjës së Luanit.
Pse duhet një Dash ua thamë, anët e tij të errëta gjithashtu. Tani kini mendjen sepse do t’ju tregojmë gjithë cilësitë e një mashkulli të shenjës së Dashit. Çfarë i dashuri është aië Si është në jetën romanike dhe ç’ju pret nëse burri juaj i ardhshëm i përket kësaj shenje.
Shpresoj shumë që ju ta dini se cfarë jeni duke kërkuar të mashkulli i jetës suaj. Nëse kërkoni emocione të forta, një mashkull i Dashit do tjua ofrojë me shumicë, pa asnjë moment të vetëm mërzie. Por nëse po kërkoni për sigurinë dhe kënaqësinë e një dashurie të qetë, jeni në vendin e gabuar. Dashi mund tju trullosë ju me pasionin e zjarrtë në një moment dhe në castin tjetër mund të bëhet i ftohtë si një ari polar.
Nëse e fyeni apo humbisni interesin e tij, ose të dyja bashkë, natyra e ngrohtë dhe impulsive e Dashit do të ngrijë më shpejt se uji në Polin e Veriut. Për të ndezur zjarrin e Dashit përsëri, duhet të lloni gjithçka nga e para.Njerëzit e shenjës së Dashit janë të mbushur plot ide dhe energji. Të ndiqni ritmin e tij , mund të jetë e lodhshme për ju, por do tju bëjë mirë, të paktën nga ana mendore. Dashi është i paduruar me njërëzit e ngadaltë në mendime dhe veprime.
Ai mund të jetë shpirti më bujar mes të gjitha shenjave, duke dhënë kohën dhe paratë e tij, mbështetjen dhe çdo gjë që disponon me kënaqësinë më të madhe, edhe dikujt që mund të jetë pothuajse i panjohur për të. Por gjithashtu ai mund të jetë jotolerant, i pakujdesshëm, egoist dhe shumë kërkues kur dëshirat dhe nevojat e tij nuk plotësohen apo vonohen, ose kur është i detyruar të qëndrojë me njerëz negativë për të. Kur vjen fjala për dashurinë, qëndrimi i tij i shkujdesur bëhet i mahnitshëm. Ai do të zhytet në një marrëdhënie, i bindur se kjo është e vetmja dashuri e vërtetë që njerëzimi ka njohur ndonjëherë, përvec historisë së Romeos dhe Xhulietës.
Kur ajo copëtohet, ai mund të marrë copat e thyera dhe do të përpiqet ti bashkojë ato në çdo mënyrë të mundshme. Nëse riparimi është i pamundur, ai do të kërkojë një Xhuliet të re dhe çdo gjë do të llojë si të ishte hera e parë. Nuk ka rëndësi sa herë mund të ketë gabuar në dashuri, Dashi është i sigurt se dashuria e tij e vërtetë apo shpirti i tij binjak, është në ëndrrën e ardhshme.
Mashkulli i Dashit është një nga partnerët më pasionant, që një grua mund të kërkojë apo ëndërrojë. Ai është kaq idealist dhe i ndjeshëm ndaj ndjenjave, saqë do të shtrydhë të gjithë tingujt, pëshpëritjet,ekstazatdhe poezitë që mund të merren në një marrëdhënie.
Dashi nuk është i aftë ti bëjë gjërat përgjysëm. Ai e jep komplet veten e tij, në interesin përvëlues të momentit. Asnjë shenjë tjetër e zodiakut nuk mund të jetë kaq besnik si Dashi, kur ai është me të vërtetë i dashuruar. Imoraliteti, madje edhe irtimi i pafajshëm, nuk janë zakone të Dashit, pavarësisht atyre që mund të keni lexuar nëpër libra. Sidomos, kur ai është thellësisht i përfshirë në një marrëdhënie me gjithë zemrën e tij.
Ai është duke kërkuar për një romancë si nëpër libra me histori dashurie dhe romanca në këto tregime, kurrë nuk përfshin një qëndrim të shkujdesur ndaj dashurisë dhe seksit. Sigurisht, ju duhet të qëndroni vigjilente për mundësitë e ardhshme, sepse pavarësisht sinqeritetit të tij, përkushtimit dhe premtimeve për besnikëri absolute (që janë tërësisht të verteta), nevoja e tij për romancë është kaq e fortë, sqë mund ta bëjë atë të shikojë diku tjetër për ta gjetur, nëse ju nuk i mbani iluzionet e tij të gjalla në çdo kohë.
Momentin që ju lejoni që ai të humbasë shijen e tregimeve të dashurisë sipas librave, ai do të devijojë rrugën tuaj të përbashkët. Nëse ju mësoni si të hapni sytë dhe ta shikoni atë me vështrim të perënduar, ai do të qëndrojë me ju i lumtur, për gjithë pjesën tjetër të jetës, duke injoruar cdo femër mbi tokë, vetëm për ju. Për ta mbajtuar atë duhet të mos jeni e turpshme, negative apo e pavëmendshme. Duhet të jeni një kombinim i femrës së bukur, të mencur, plot nur dhe hir, që ti afroheni imazhit të princeshës së ëndrrave të tij.
Dashi është posesiv dhe xheloz në ekstrem. Ai kurrë nuk do të ketë besim të verbër te ju, përsa i përket cështjeve të tilla. Ju thjesht duhet të kuptoni se bisedat e tij të sjellshme me gratë e tjera janë të pafajshme, sepse ai do të kërkojë të gjithë lirinë e kontakteve shoqërore, që jua mohon juve, në mos më shumë se kaq. I dashuri juaj i udhëhequr nga Marsi, do tju vendosi në një piedestal dhe do të presë që ju të qëndroni atje.
Ju nuk duhet të lëvizni as gishtin e vogël, madje as të shikoni sic do të dëshiron të shikonit Mashkull Dash është një natyrë rebele.Ai do ta sdojë autoritetin dhe mendon se ai ka lindur më i zgjuar se kushdo tjetër. Ndoshta ai është më i zgjuar, por shumica e njerëzve nuk e pëlqejnë kur ju thuhet kjo në këtë formë. Për shkak të nevojës së tij për të udhëhequr dhe refuzimit për të ndjekur të tjerët, ata që janë në pozita më të fuqishme se Dashi, do ti mësojnë atij mësime të shpeshta përulësie. Në kohë të tilla, ju duhet të jeni aty për të, sepse ai do të vrapojë drejt jush për të gjetur rehati dhe siguri, kur egoja e tij është lënduar thellë.
Pastaj ju do të kuptoni se nën sipërfaqen e vet-besimit, agresivitetit, shtrihet një kompleks inferioriteti, për të cilin ai do të preferonte të vdiste, sesa ta pranonte që e ka. Gruaja e cila përkujdeset me dashuri, për egon dhe sedrën e thyer, ka shansin që të jetë në zemrën e tij përgjithmonë. Asnjëherë mos bëni gabimin, të bini dakord me armikun në një bisedë të castit, ose duke u përpjekur të jeni e drejtë. Duaje atë që ai e do dhe urreni atë që ai e urren. Ai e kërkon besnikërinë pa kushte,ashtu sic ai e jep, si në dashuri dhe miqësi. Ky është kodi i tij.
Zëri i tij i ftohtë akull dhe i mërzitur, shoqeruar më një deklaratë të sinqertë, e bën shumë të qartë çdo gjë. Nga ana tjetër, një akë shpërthyes përcëlluese për shkak të zemërimit, është një situatë më pak serioze, duke nënkuptuar se pakënaqësia e tij është ndoshta vetëm çështje humori dhe lidhja romantike mund të ruhet akoma.
Ju keni më shumë arsye për tu frikësuar nga akulli, sesa nga zjarri i tij. Meshkujve të Dashit nuk ju pëlqejnë lojrat. Ai do të jetë i drejtpërdrejtë në të gjitha qasjet e tij. Dhe kjo do të thotë si në dashuri, ashtu edhe në biznes. Ai nuk do të humbasë asnjë sekondë kohë, sapo të kuptojë që ka rënë në dashuri, por sigurohuni që të jetë ai që e konrmon këtë, jo ju. Mos e ndiqni nga mbrapa, mos e telefononi shpesh,apo ti shprehni ndjenjat tuaja, derisa të bindeni që pasioni është i ndërsjelltë. Mënyra më e shpejtë dhe më e sigurt për ta humbur atë, është të bëni ju lëvizjen e parë.
Ai dëshiron të jetë e gjithë bota juaj ,por ndryshe nga burrat e tjerë, ai do t’ju lejojë të jeni pjesë e botës së tij, në qoftë se ju jeni e barabartë me të. Mashkulli tipik i Marsit, kërkon që partnerja e tij të jetë super femërore, por në të njëjtën kohë edhe si cun. Ai dëshiron që ju të jetë krejtësisht e pavarur, por e gatshme për të qëndruar disa hapa prapa tij. Ai do të presi që ju ta lavdëroni atë dhe të jeni e përkushtuar ndaj tij, por asnjeherë në rolin e shërbyeses së përulur. Akoma këtu jenië Mire, vajzë trime! Kam akoma për tju thënë.
Ai është i aftë për të thënë gjëra të hidhura, mizore dhe me sarkazëm ndaj jush, kur të jetë i lënduar. Ai nuk i ka me gjithë mend, por ato mund të thyejnë zemrën tuaj, nëse ju nuk e kuptoni atë. Pastaj ai do të presi që ju ta falni dhe ti harroni të gjitha. Pra, ju donit një mashkull, apo joë Epo, të jeni e sigurt se do ta gjeni një të tillë te partneri juaj Dash. Nëse jeni një femër e fortë, ju mund të keni një histori dashurie që të gjithë do ta keni zili, ashtu si ajo e Romes dhe Xhulietes (pa fundin tragjik, sigurisht). Pasi të martoheni me të, bashkeshorti juaj Dash do të dominojë në shtëpi pa më të voglin dyshim.
Ai nuk do të japë shpjegime se si e menaxhon ekonominë dhe buxhetin. Ai nuk mund ta administroje mirë buxhetin, por sërish do tju sygjeroja që ju mos ta kërkonit ta merrnit përsipër, edhe sikur të keni qenë nxënëse e shkëlqyer në matematikë. Asnjëherë mos e pyesni për çështjet e tij financiare. Është e domosdoshme për të që ta ketë vetë në kontrollon kuletën e tij. Ai do të jetë bujar me lekët dhe të ardhurat e tij, në qoftë se ai është një Dash tipik dhe do tju jape çdo gjë që ju nevojitet. Çdo foshnje në familje, do të gjej tek Dashi babain e devotshëm, kurse ju do shikoni tek ai babain e ëndrrave tuaja. Më vonë, ai mund të jetë pak autoritar me fëmijët dhe do të përpiqet të diktojë karrierën e tyre.
Ai do të jetë një baba i dashur dhe i mrekullueshme për të argëtuar, por ndoshta duhet ti kujtoni herë pas here, se fëmijët kanë nevojë për pavarësi, po aq sa ka edhe ai nevojë. Atësia është padyshim një nga rolet që ai do ti gëzohet dhe do të shijojë më shumë. Pasi të martoheni, mund ta vazhdoni karrierën tuaj profesionale, nëse kjo është ajo që dëshironi. Ai ndoshta do ta durojë këtë, për aq kohë sa ju nuk shkëlqeni më shumë se ai. Inkurajoni pavarësinë e tij, por përpiquni të frenoni impulsivitetin e tij me shumë takt.
Nëse ai nuk është në krye të çdo gjëje, jeta ka pak vlerë për të. Nëse ai humbet autoritetin në punë ose në shtëpi, optimizmi dhe energjia e tij freskuese, do të kthehet në pakënaqësi dhe mërzitje në fund të ditës. Asnjëherë mos e shkatërroni burrërinë e tij, por kurrë mos e humbisni individualitetin tuaj. Një burri të shenjës së Dashit, nuk do ti pëlqejë një grua që shkon çdo natë në klube dhe disko. Por ai nuk do ta tolerontenjë grua që rri gjithë ditën në shtëpi duke gatuar dhe duke larë rrobat.
Shënim: Karakteristikat e detajuara të meshkujve që u përkasin shenjës së Dashit janë bërë nga Linda Goodman, astrologia më e shitur sipas New York Times