Edhe ata njerëz që nuk janë të fiksuar me horoskopin, me siguri që janë kuriozë dhe kanë lexuar për karakteristikat e shenjave. Linda Goodman (Mary Alice Kemery, 1925-1995), astrologia më e shitur sipas New York Times, ka bërë një përshkrim të detajuar të karakteristikave të çdo shenje të zodiakut.
Si të njohim një person të shenjës së Akrepit
Enciklopedia e përshkruan Akrepin si një insekt që lëviz vetëm natën, që sulmon dhe paralizon prenë e tij me një helm të injektuar nga bishti i gjatë, i lakuar, i përdorur si për t’u mbrojtur, ashtu edhe për të sulmuar. Pickimi i tij ndonjëherë mund të jetë fatal.
Njerëzit shpesh reagojnë dukshëm, kur dikush thotë se ai ose ajo ka lindur në nëntor, duke mërmëritur: “Oh, ju jeni një Akrepë”- me një frikë të sinqertë ose me një frikë të përzierë me nderim. Ndonjëherë nënqeshin dhe padyshim i referohen pasionit legjendar të Akrepave. Personave të shenjës së Akrepit, duhet t’i ketë ardhur në majë të hundës nga këto reagime ndaj shenjës së tyre, por kush mund t’i fajësojë njerëzitë Akrepat, ata janë të pamëshirshëm dhe të rrezikshëm, apo joë Gabim! Sepse kjo varet. Do të ishte më mirë të mësoni si ta njihni këtë shenjë.
Së pari, shikoni sytë e një personi të shenjës së Akrepit. Ata mund të jenë jeshil, blu, kafe apo të zinj, por këta sy kanë një intesitet hipnotizues. Shumica e njerëzve ndihen të shqetësuar dhe këputen fizikisht nën vështrimin e qëndrueshëm të Akrepit. Ju duhet ta shkëpusni shikimin, që të prishni “hipnozën” dhe të shikoni diku tjetër. Ai do t’ju ngulë sytë në çdo kohë. Sytë e Akrepit depërtojnë thellë tek ty, duke hyrë në shpirtin tënd në mënyrë të pamëshirshme.
Së dyti, dëgjojeni të flasë. Toni mund të jetë si prej kadifeje të butë, i lëmuar, fjalimi i ngadalshëm dhe i matur, por ajo që ai thotë nuk ka ndrojtje brenda. Akrepi ka një ego totale. Ai e di çfarë është dhe çfarë nuk është dhe askush dhe asnjë gjë nuk mund ta ndryshojë këtë. Fyerjet janë të papërfillshme për të dhe komplimentat nuk i bëjnë asnjë përshtypje. Ai ka nevojë për dikë që t’i tregojë veset dhe virtytet e tij.
Tiparet fizike
Shumica e njerëzve të udhëhequr nga Plutoni kanë fizik të fuqishëm. Tiparet e tyre janë dukshëm të mprehta dhe të tërhequra në mënyrë të qartë dhe hunda është mjaft e dallueshme, ndonjëherë në formën e sqepit. Zakonisht, ngjyra e fytyrës është mjaft e zbehtë, pothuajse e tejdukshme dhe vetullat janë të plota dhe zbresin deri te ura e hundës. Ka një vitalitet elektrizues në praninë e Akrepit që duket që së largu. Sado i qetë që mundohet të jetë ai, një forcë e tillë gjallëruese nuk mund të fshihet tërësisht. Shumica e Akrepave kanë flokë dhe sy të errët. Qetësia sipërfaqësore e karakterit të njerëzve që udhëhiqen nga planet i Plutonit është krijuar më kujdes, që të fshehë natyrën e brendshme që i vlon.
Karakteristika të tjera
Nuk ka rëndësi sa i trazuar emocionalisht mund të jetë; ju rrallë do të shihni një Akrep ta reflektojë këtë në fytyrën e tij të ngrirë. Këta njerëz me krenari dhe me vetëdije praktikojnë një shprehje boshe në fytyrë. Ata i urdhërojnë tiparet e tyre të mbeten të palëvizshme dhe ato binden. Të rralla do të jenë rastet kur mund të shihni një Akrep të skuqur nga turpi apo të vrenjtur nga mërzitja. Buzëqeshjet janë të rralla, por të vërteta. Trupi ndjek të njëjtat urdhëra si fytyra. Nuk ndodh shpesh që të bëj lëvizje të pakontrolluara apo sjellje nervoze.
Personi i shenjës së Akrepit, kurrë nuk do të dridhet nga sikleti ose të fryhet nga krenaria. Reagimi është gjithmonë në minimum, sepse arti i Akrepit është të hetojë natyrën dhe motivet tuaja, duke mbetur vetë i padepërtueshëm.
Është e rëndësishme të keni parasysh se është një lloj i veçantë i Akrepit, i cili lëviz dhe flet mjaft shpejt dhe duket sikur ka një natyrë të hapur dhe miqësore. Shikoni thellë në sytë e tij dhe mendoni disa nga veprimet e fundit që ka bërë. Ai thjesht po luan duke bërë këtë bisedë të gëzueshme. Brenda, ai është po aq i ashpër dhe i vendosur, siç janë zakonisht njerëzit e udhëhequr nga Plutoni. Jini vigjilentë me të gjithë Akrepat. Nuk po them se ata janë të këqinj. Vetëm që ata nuk janë naivë ose të butë si natyrë.
Akrepi nuk harron kurrë një dhuratë ose një mirësi dhe e shpërblen atë në mënyrë bujare. Nga ana tjetër, ai gjithashtu kujton gjatë një dëmtim ose një padrejtësi, por ka mënyra të ndryshme për të reaguar. Akrepi tipik do të rrijë zgjuar netëve derisa të gjejë mënyrën si të marrë hak. Ai mund të imitojë një akrep nate, i cili do të pickojë të tjerët, madje edhe veten e vet me thumbin vdekjeprurës vetëm për kënaqësinë e pastër të pickimit ose ai mund të imitojë rrugën e lavdishme të shqiponjës së tij simbolike, e cili ngrihet mbi kufizimeve tokësore dhe përdor forcën dhe mençurinë e saj me drejtësi. Këta Akrepë kënaqen vetëm kur i bëjnë “armiqtë” të ndjejnë të njëjtën gjë që ndjenë edhe ata.
Akrepat rrallë sëmuren, por kur kjo ndodh, zakonisht është diçka serioze. Ata nuk mund të qëndrojnë për një kohë të gjatë vetëm dhe natyrisht, ata dinë më shumë se mjeku dhe të gjitha infermieret. Fushat kryesore që sulmohen nga mikrobet dhe aksidentet janë organet riprodhuese, hunda, fyti, zemra, shtylla kurrizore, kurrizi, sistemi i qarkullimit të gjakut, këmbët dhe kyçet. Variçet dhe aksidentet në sport janë të zakonshme. Duhet të shmangin zjarrin, eksplozivët, tymin helmues dhe rrezatimin radioaktiv. Megjithatë, ju do të gjeni shumë prej tyre që kërkojnë profesione që mbartin rreziqe të këtyre llojeve.
Personalitete të famshme të shenjës së Akrepit
Marie Antoinette, Richard Burton, Prince Charles, Indira Gandhi, Katharine Hepbum, Grace Kelly, Robert Kennedy, Vivien Leigh, Martin Luther, Pablo Picasso, Theodore Roosevelt, etj.
Burri Akrep
Nëse keni rënë në dashuri me një burrë të shenjës së Akrepit dhe fjala “pasion” ju frikëson, atëherë vishni atletet dhe vraponi me shpejtësi. Nuk jemi duke folur vetëm për pasionin romantik, edhe pse kjo mund të jetë në krye të listës. Gjithashtu po i referohem pasionit intensiv për politikën, punën, miqësinë, fenë, ushqimin, të afërmit, fëmijët, veshjen, jetën, vdekjen dhe të gjitha kategoritë e tjera që ju nuk ju shkojnë ndër mend. Një burrë Akrep nuk është pikërisht ajo çfarë mendja juaj ka nevojë, nëse jeni tip që ju mbysin emocionet e tepërta. Prandaj mos e kthe kokën mbrapa, por vetëm vrapo!
Nëse tashmë e keni takuar këtë përson të udhëhequr nga Planeti Pluton, do jeni duke menduar që unë nuk di se çfarë po flas. Ai është kaq i qetë dhe i qëndrueshëm. Si mundet dikush me të tillë vetë-kontroll, të jetë kaq pasionant, aq më tepër kaq i rrezikshëmë Brenda Akrepit, pasionet e tij janë aq të nxehta. Ai është duke shpërthyer brenda vetes së tij, ndërkohë që ka marrë pamjen e kontrolluar dhe mashtruese të qetë. Vetëm se pas pamjes së ftohtë në dukje, ndodhet një tenxhere e madhe me ujë të vluar që është duke zier vazhdimisht. Nëse je me fat, ai do ta mbajë kapakun e tenxheres të mbyllur fort gjatë gjithë jetës, por një lëndim i thellë mund ta hedhë në erë këtë enë me një shpërthim brilant.
Ka disa Akrepa, të cilët mund të jetojnë një jetë spartane, në një dhomë të zhveshur, duke i mohuar vetes çdo lehtësi, për disa arsye të errëta, por natyra e vërtetë e shenjës është sensuale. Normalisht, Akrepi do ta rrethojë veten me luks. Ai do të priret drejt teprimeve në ushqim, substancave narkotike, pijeve alkoolike dhe marrëdhënieve dashurore. Më së shumti do jëtë i dhënë pas çështjeve të dashurisë. Romanca kurrë nuk do ta frikësojë atë, ta lëndojë apo ta kapë në befasi.
Këta njerëz kanë një temperament shpërthyes që mund tju shkaktojë një plagë të përhershme. Kur Akrepi godet me bishtin e tij vdekjeprurës, pickimi i tij djeg shumë. Akrepi jo vetëm gëzohet pasi ka fituar, por ai do të fitojë me çdo kusht. Diçka brenda tij vdes, kur ai humbet.
Të shohësh një burrë Akrep të veprojë në ditë të vështira, është një eksperiencë më vete. Ndërsa njerëzit e tjerë janë të shkatërruar, duke mërmëritur dhe ankuar gjatë gjithë kohës, Akrepat janë gjithë kurajo dhe dinjitet. Ai rrallë zhytet në keqardhje apo zili për të tjerët dhe nuk mendon kurrë se jeta i ka borxh, qoftë edhe një qindarkë të vetme. Imagjino se sa kohë kursen me këtë mënyrë të menduari. Në vend të zemërohet dhe të lëndohet, kur problemet e godasin, ai qëndron mbi ta. A po i mposht ataë Sigurisht që po! Kjo është ajo, që ai është i lindur për të bërë.
Akrepi e pëlqen misterin dhe ai do ta analizojë në detaje, çdo gjë që i del përpara në rrugën e tij. Duke qenë se misteri femëror është arma më e fortë e një femre, të zhveshurit nga ky mister do t’ju bëjë të ndiheni të ekspozuara para një Akrepi analizues. Zor se do t’ju mbetet ndonjë sekret , kur ai të fillojë t’ju zhbirojë me sytë hipnotizues dhe pyetjet depërtuese.
Ai ka standarde të larta dhe nuk i zgjedh miqtë e tij rastësisht. Ata do të vlerësohen në detaje nga Akrepi. Nëse ka ndonjë gjë më shumë për të kërkuar te një Akrep mashkull, unë nuk e di se çfarë mund të jetë. Nënshtrimi dhe faljaë Përkujdesi dhe shprehja e ndjenjaveë Ju e dinit që në fillim që ai nuk i kishte këto cilësi.
Kur është fjala për xhelozinë, bëni mirë të jeni shumë, po shumë e kujdesshme. Lotët, qaravitjet dhe ankesat tuaja nuk do ti bëjnë aspak përshtypje mashkullit Akrep. Pavarësisht sesi ai sillet, thjesht mendoni “ Ai më do dhe nuk do të heqë dorë nga dashuria e vërtetë për një moment shthurje apo dobësi fizike. Ai është besnik në martesën tonë dhe vetëm sa po ushtron artin e tij të hipnozës me këto vajza”. Thuaje këtë një herë para çdo vakti, kur çoheni nga gjumi dhe kur bini për të fjetur. Femrat e tjera do ta vlerësojnë atë si jashtëzakonisht të parezistueshëm dhe tërheqës, por mbani mend se në qoftë se është dikush mjaft i fortë për t’i rezistuar lajkave dhe tundimeve të tilla të vazhdueshme, ky është Akrepi. A nuk ju bën kjo të ndiheni më mirëë Duhet t’ju bëjë, sepse është e vërtetë!
Ai ndoshta do të jetë një baba i ashpër. Fëmijët tuaj nuk do të rriten me një sjellje dembele ose joserioze. Babai Akrep do ti mësojë ata që të respektojnë pronën, por ai gjithashtu do ti mësojë të respektojnë edhe veten e tyre. Fëmijët nuk do të kenë mundësi të mësojnë vlera fallco nga një baba Akrep. Edhe pse ai do t’i dojë ata me të njëjtin pasion të sinqertë për çdo gjë që i intereson, ai nuk do të pranojë asnjë marrëzi nga fëmijët e tij. Ai do t’i mbrojë ata, kur të kenë nevojë për të, por këta fëmijë shumë shpejt do ta marrin mesazhin se duhet të mësojnë të jenë të pavarur dhe të qëndrojnë vetëm. Nëse ata marrin para borxh prej tij, ai do detyrohet të vendosë edhe interes mbi këtë shumë, por këtë e bën vetëm për të mirën e tyre.
Fëmijët nuk mund ta kuptojnë këtë veprim, ndoshta deri në ditën që babai i tyre nuk do jetë më, por mësimin e kanë marrë dhe do ta kuptojnë një ditë. Shumë fëmijë të baballarëve Akrep, nuk e durojnë dot autoritetin e madh dhe disiplinën e shtrënguar gjatë gjithë fëmijërisë, veçanërisht gjatë viteve rebelë të adoleshencës, por kur rriten, ata e kuptojnë se sa me fat ishin që patën udhëzimet e tij të forta.
Gruaja Akrep
Gruaja Akrep ka një bukuri të thellë dhe misterioze. Ajo është tërheqëse, krenare dhe me besim të madh në vete. Por ajo ka një keqardhje të fshehtë. Do të donte të kishte lindur burrë.
Nuk ka grua Akrep në këtë planet që nuk mendon se është shumë femërore, prandaj do jeni duke pyetur veten se çfarë jam duke thënë. Kjo vajzë me siguri ka magji të mjaftueshme dhe është jashtëzakonisht joshëse. Vetëm se, në të pandërgjegjshmen e saj, ajo do të preferonte të ishte i gjinisë tjetër. Më pak kufizime-më shumë mundësi. Ky është një sekret që ajo ia fsheh edhe vetes.
Gratë Akrep përçmojnë gratë që marrin përsipër të bëjnë vetëm rolin e të dashurës, të gruas apo nënës. Një vajzë e udhëhequr nga Plutoni do ta kontrollojë dëshirën e saj për të dominuar, ndërkohë që realizon një performancë të shkëlqyer femërore me më shumë finesë se një vajzë e shenjës së Dashit, Luanit apo Shigjetarit. Të paktën e bën këtë thjesht duke ardhur rrotull, jo duke luajtur rolin. Për shembull, ndryshe nga femra e planetit Mars, një femër Akrep do ta bënte për vete një mashkull me parfumin e rëndë dhe shikim saj ekzotik, ndërsa e lejon atë ti ndezë cigaren në buzë me çakmakun e tij.
Kjo është shumë më tepër seksi, sesa ndezja vet e shkrepëses dhe shfryrja e tymit në fytyrën e mashkullit. Ajo e di këtë gjë, siç di shumë mënyra të tjera për të qenë joshëse. Një vajzë tjetër mund të sulet me vrap në krahët e tu dhe ta shprehë dashurinë e saj duke thërritur nga maja e çatisë apo ballkonit, vajza Akrep ecën ngadalë, por joshëse drejt teje dhe në heshtje përcjell mesazhin e saj. është e çuditshme, por këto femra mund të duken joshëse edhe me xhinse, pantallona të gjera apo me këpucë basketbolli. Ndoshta është zëri i saj i ngjirur që krijon këtë imazh sensual.
Mos pretendoni prej saj që t’ju presë për një kohë të gjatë dhe t’ju adhurojë me përkushtim të verbër. Pastaj, me ato sy të bukur dhe misterioze që mund të lexojnë mendjen tuaj në mënyrë të qartë, ajo nuk ka nevojë për të bërë lojra ekstra. Pëshpëriti diçka romantike, që do ta shkrinte fare një vajzë tjetër dhe vajza Akrep thjesht do t’ju hedh një vështrim të thellë, depërtues, që arrin të shohë deri te synimet e tua të vërteta. Ajo është një makinë me rreze- X njerëzore, prandaj mos flirto me të. Me përjashtim të rasteve kur diskutoni për biznes, në situatat e tjera jeni duke humbur kohën dhe duke e fyer atë. Të këshilloj mos ta fyesh një Akrep, sepse nuk është e shëndetshme për ju.
Unë jam e vetëdijshme se kjo grua e rrezikshme, mund të fsheh fuqinë e saj për hakmarrje me një buzëqeshje të ëmbël, me gjeste të buta dhe me zërin si një ëngjëll. Por astrologët arrijnë të shohin përtej fasadës. është shumë e rëndësishme për ju që të jeni i mirë informuar. Mbi të gjitha, jeni ju ai që kërkoni ta zbusni atë- ose të mbroheni prej saj- cilado qoftë arsyeja. Ndoshta janë të dyja. Ajo mund të jetë imponuese dhe autoritare, sarkastike dhe e akullt, pastaj të bëhet e zjarrtë si një furrë në 500 gradë Celsius. Ajo mund të urrejë në mënyrë helmuese ose të dashurojë deri në vetmohim. Ajo mund të ulërasë si një kafshë e tërbuar, ose të pëshpërisë si një pëllumbeshë e dashuruar.
Gratë Akrep ka një aftësi të veçantë joshjeje, si një formë të magjisë së zezë, të cilën ajo mund ta zotërojë në mënyrë kaq profesionale, sa të duket si magji e vërtetë. Ju keni shumë pak shanse për t’i shpëtuar, pasi sytë e saj të takojnë sytë e tu. Për shkak të shqisës së gjashtë mistike të saj, ajo shpesh mund ta dallojë një partner të ardhshëm me shikim të parë dhe në një farë mënyre, ajo do ta përcjellë këtë perceptim në çast te ju. Reagimet tuaja pas kësaj do jenë dy :ose do të pushtoheni nga magjia e saj dhe do ti dorëzoheni si një somnambul, ose do të tmerroheni dhe do ndjeni nevojën për t’ia mbathur. Përse nxitonië Qëndroni pak. Ndoshta mund të zbuloni se çfarë është jeta. Ajo e di dhe do t’jua tregojë këtë.
Gjithsesi , ju duhet të jeni i kënaqur që ajo ju merr në konsideratë. Një femër Akrep nuk e justifikon në asnjë mënyrë karakterin e dobët te një mashkull. Ajo kërkon për ambicie dhe kurajo. Ajo dëshiron një partner, i cili mund ta dominojë atë dhe ta bëjë atë krenare, pa shqetësuar individualitetin e saj sekret. Ai duhet të jetë i fortë, mashkullor dhe i hijshëm mbi mesataren. Një shkallë e lartë inteligjence është e nevojshme te ky partner, që të përputhet me mendjen e saj të shkëlqyer dhe urtësinë abstrakte e filozofike.
Pasi të arrini ta bëni për vete një femër Akrep, të jeni të sigurt se jeni i veçantë dhe unik. Ju gjithashtu mund të jeni i bindur se dashuria e saj për ju është e pakrahasueshme me ato që keni përjetuar ndonjëherë – dhe ju mund ta merrni këtë dashuri në disa mënyra. Ju do të jeni interesi më i rëndësishëm në jetën e saj. Nëse ajo është një vajzë tipike e planetit Pluton, ajo do të përpiqet intensivisht me pasion për t’ju kënaqur në çdo mënyrë. Nëse ju jeni shumë i vështirë për t’u kënaqur, ajo do ta tregojë zhgënjimin e saj, me përpjektet pasionante për të fituar interesin tuaj.
Ndoshta syri juaj e kapi fjalën “pasion” të përsëritur disa herë.Shumica e meshkujve kanë dëgjuar thashetheme emocionuese për pasionin e femrave të lindura nënëntor. Është e vërtetë! Ajo është e mbushur përbrenda saj me shumë pasion, edhe pse e mban atë nën kontroll duke përdorur pamjen e saj te ngurtë dhe të ftohtë përkundrejt njerëzve të tjerë. Por gjinia mashkullore është e prirur ta identifikojë pasionin në mënyrë rigoroze me veprimet romantike; kjo është shumë pak për ta përshkruar, pasi sipas përkufizimit të Plutonit, kjo fjalë është shumë më gjithëpërfshirëse.
Kjo përfshin ndjenjat e saj rreth çdo gjëje që ajo prek. Ajo rrallë thjesht pëlqen ose nuk pëlqen një shfaqje në teatër, një libër, një mobilje apo njerëzit. Ajo ose urren me gjithë qënien e saj ose adhuron me gjithë fuqinë e shirtit. Nëse asnjë nga këto ndjenja nuk ngjallet brenda saj, atëherë ajo qëndron indiferente dhe e ftohtë. Megjithatë, përpos të gjithave, ajo qëndron në thelb e paprekur nga stuhitë emocionale, duke e gjykuar të paktën nga pamja e jashtme e saj e qetë, e cila gjithmonë vendos një perde pas çdo shpërthimi të vogël apo të madh bërthamor. Mund të jetë e vështirë për të bindur vjehrrën tuaj se vajza e saj ka thyer të gjitha pjatat dhe ka grisur perdet, në një moment tërbimi. Të tjerët do t’ju shohin sikur ju nuk jeni në rregull nga mendja. Cfarë doni të thoni me këtëë T’ju vijë turp që akuzoni këtë vajzë kaq të qetë, të kontrolluar dhe të dashur. Keni mirëkuptimin tim, nëse ju ndihmon sadopak kjo. Ajo ka kaq shumë cilësi të rralla, duhet ta dinit se edhe të metat nuk do ishin pak. Prandaj, mendoni për anët pozitive. Mirë pra, mendoni për anët pozitive pasi t’ju jetë shëruar gunga në kokën tuaj.
Për shkak se femrën Akrep e tërheqin investigimi i të panjohurave, në fillim ajo mund të duket joshëse, si një frut i ndaluar dhe shprehja e thellë dhe e çuditshme në sytë e saj e përforcojnë më shumë këtë përshtypje. Por pavarësisht zbulimeve, Akrepi tipik do të dalë sërish i fortë dhe i pazbuluar. Nëse ajo e lejon udhëtimin drejt shpirtit të saj të brendshëm, Plutoni do ta dënojë atë me ndjenja keqardhjeje plot ankth dhe faj, por ajo do të ngrihet përsëri, falë forcës së madhe të karakterit, si feniks i ngjallur, nga hiri i eksperimenteve të saj.
Ajo mund të ketë qenë një spektatore e magjepsur nga një milion dobësitë e njeriut dhe mund të ketë provuar një sërë eksperiencash për të provuar njohuritë e veta. Por ajo në mënyrë të mistershme del nga të gjitha eksplorimet e saj, më superiore se pothuaj çdo grua tjetër që ke njohur deri tani. Femra Akrep është një ruajtëse shumë e mirë sekretesh. Është e habitshme se sa shumë histori të errëta janë rrëfyer për Akrepat, edhe pse ata mundohen ta mbajnë jetën e tyre personale larg syve të të tjerëve. Femra Akrep pëlqen të dëgjojë sekretet e njerëzve, por ajo rrallë mund ta zbulojë një sekret që i është besuar asaj, madje as tek ju. Gjithashtu, prisni që ajo të ketë sekretet e veta lidhur me personalitetin e saj, por mos u përpiqni t’ia zbuloni ato. Eshtë një pjesë personale e kësaj gruaje që ju kurrë nuk do ta prekni, një copëz e mendjes dhe shpirtit që i takon në mënyrë absolute asaj dhe nuk ka asnjë rrugë për tu futur aty. Ajo nuk është gënjeshtare, në fakt shumë shpesh është e sinqertë deri në brutalitet, por gjithmonë do të ketë ato mendimet dhe ndjenjat e saj të veçanta, të cilat nuk do dojë t’i ndajë as me ju dhe as me dikë tjetër.
Një grua Akrep do të jetë tepër besnike ndaj atyre që ajo i vlerëson të fortë dhe të vlefshëm, por njerëzve të dobët ajo nuk do t’u hedh sytë. Dinjiteti i saj në marrëdhëniet njerëzore mund ta bëjë atë të duket e ftohtë dhe snobe. Në një mënyrë, ajo patjetër që është, sepse praktikon një sistem personal të kastave dhe kjo është më e theksuar te femra Akrep, sesa te femrat e tjera të shenjës së zjarrit, Dashit, Luanit dhe Shigjetarit. Të gjithë Akrepët, janë shumë përzgjedhës në miqësi. Ata do të mbajnë pranë vetes gjatë gjithë jetës, miqtë e vlefshëm dhe do ti shkëpusin të gjitha lidhjet me ata njerëz të zakonshëm ose të padenjë për ta.
Një grua Akrep, nuk ka nevojë të jetë ligjërisht gruaja e dikujt, që të jap dashuri dhe përkushtim si një grua e martuar. Nëse rrethanat e bëjnë martesën tuaj të pamundur, ajo do t’ju dojë nga mëngjesi në darkë dhe mos ta vrasë aspak mendjen se çfarë mendojnë fqinjët tuaj për këtë marrëdhënie. Në shumicën e situatave të tilla të pazakonta, marrëdhënia është e vërtetë dhe e ndershme, ndoshta më tepër se në shumë prej martesave sipërfaqësore të ligjshme. Hipokrizia e shoqërisë, kurrë nuk do ta mbajë këtë grua kurajoze larg lumturisë. Ajo i bindet vetëm ligjit të saj dhe asnjë ligji tjetër dhe në zemrën e saj shprehja “derisa vdekja të na ndajë” ka më shumë vlerë, sesa të gjysmat e nuseve që e pëshpërisin me gjysëm zëri ditën e tyre të dasmës.
Pavarësisht individualizmit të saj të fortë, vajza Akrep do ta lë burrin e saj të jetë drejtuesi në lidhjen e tyre. Në vend që ta lë atë në hije me forcën dhe karizmën e saj, ajo do të përdorë të gjitha talentet e saj, për ta ndihmuar atë të arrijë qëllimet e tij. E ardhmja jote do të jetë e rëndësishme për të dhe ajo nuk do të insistojë për ta mbajtur më çdo kusht karrierën e saj pas martesës (nëse nuk e keni zhgënjyer thellë ose një punë të dytë është e nevojshme për shkak të një krize ekonomike të përkohshme në familje). Ajo mund tju luftojnë ashpër privatisht, por do t’ju mbrojë me forcë në publik. Ajo nuk do të lejojë askënd që të shpifi ndaj jush ose të përfitojë nga ju. Ata që do të përpiqen ta bëjnë këtë, do të përballen më zemërimin e saj të drejtë. Lumturia juaj gjithmonë do të jetë e para. Ajo do të presë nga ju që të synoni sa më lart që aftësitë tuaja arrijnë. Çdo gjë më pak , mund ta bëjë atë t’ju thumbojë me sarkazëm ose edhe t’ju fyejë.
Gratë e Akrepit e duan shtëpinë e tyre, e cila zakonisht shkëlqen nga pastërtia, rehatia dhe aroma e mirë e gatimeve. Ushqimi shërbehet në kohë dhe gjërat janë përgjithësisht nën kontroll. Nëse është e kundërta e kësaj, diçka e bën gruan Akrep të pakënaqur, sepse prirja e natyrshme e saj është drejt bukurisë dhe rregullit. Për femrën tipike të Akrepit, pastrim ipas çdo sezoni është si të shkojë me pushime. Atyre ju pëlqen shumë të “gërmojnë” në dollape për të parë se ç’mund të gjejnë. Vetëm se duhet të keni kujdes se mos gjen ndonjë shënim sekret, që bie erë parfum në xhepat e xhaketës tuaj të vjetër, kur pastron dollapet. Akrepi është tepër dyshues, madje edhe kur nuk ka fakte për dyshime, kështu që mund ta imagjinoni se çfarë do të ndodh kur ajo e gjen një fakt të vërtetë për tradhëti të mundshme.
Nuk është mirë të bëheni person i dyshimtë për të, sepse nuk e dini se sa raste të tjera mund të shtojë ajo në mendjen e vet. Por ajo s’ka për ti shprehur deri në një moment shpërthimi ekspoziv. Natyrisht, kjo situatë mund të ngre disa pikëpyetje nga ana juaj.Vetëm kapërdiji ato. Nuk do të fitoni asnjë gjë duke hetuar.Unë e kuptoj plotësisht se kjo nuk është e drejtë. Edhe vetë ajo e kupton këtë. Por kjo nuk do ti ndryshojë aspak gjërat. Kjo është mënyra se si ajo është. Pranojeni ose jo atë. Por ka shumë gjasa ta pranoni. Sepse është pothuajse e pamundur të heqësh dorë nga kjo femër. Më e pakta, ajo do të fanitet gjatë gjithë jetës suaj. Do të ishte më e lehtë të përshtateshit me natyrën e saj të vështirë , sesa të vuanit nga mankthet që do përjetoni nëse jeni larg saj. Askush nuk largohet dot nga një Akrep. A nuk e dinit këtë ë Ata që e kanë provuar mund t’jua tregojnë . Gjithsesi, ju keni një grua shumë të veçantë në krahun tuaj.
Pavarësisht sesa shumë e do shtëpinë, ajo do të pranonte të transferohej pa më të voglin hezitim, nëse kjo do ishte e nevojshme për karrierën tuaj. Kjo e bën atë një grua të shkëlqyer për një burrë me profesion ushtarak apo të marinës dhe një xhevahir të vërtetë për një politikan. Ajo arrin të shohë dhe të kuptojë çdo gjë si dhe nuk ka asnjë mashtrim që mund ti shpëtojë pa e vënë re. Një grua Akrep mund t’ju tregojë saktësisht se kush mund të jetë i besueshëm dhe nga cili duhet të keni kujdes.
Në departamentin e buxhetit, gratë e Akrepit janë krejtësisht të paparashikueshme. Ajo mund të kursejë edhe qindarkat, derisa ti dyfishojë ato, pastaj si me magji, të harrohet pas shpenzimeve marramendëse. Një gjë është e sigurt. Ajo i gëzohet lekëve, qoftë kur i ruan me fanatizëm në një kuti kursimi, qoftë kur i shpenzon pa hesap ato. Por kjo grua gjithmonë priret drejt prestigjit dhe ajo nuk do lejojë që paratë ta rrezikojnë këtë. Ajo do të jetë e kënaqur, nëse ju zgjidhni të ardhura më të pakta, për aq kohë sa kjo ju siguron që të jeni shefi i vetes suaj dhe me mundësi të mëdha, për tu bërë dikush me influencë në të ardhmen. Femra Akrep e pëlqen pushtetin dhe do të sakrifikonte shumë për ta parë atë te ju.
Një nga tiparet më të këqija si të Akrepëve meshkuj dhe femra, është kur refuzojnë të shohin ndonjë këndvështrim tjetër, përveç këndvështrimit të tyre, sidomos kur përfshihen emocionalisht. Duhen javë, pas një analize retrospektive, që ti bësh ata më të përulur dhe empatikë ndaj të tjerëve. Interesi i saj natyral ndaj gjinisë tjetër, madje edhe nëse ajo mbetet platonike, mund t’ju jap shumë arsye që të bëheni po aq xheloz sa është ajo për ju. Ajo ndoshta do të magjepsë çdo mashkull në çastin e parë që do ta shohin në një eveniment që ndodheni bashkë dhe ju thjesht do jeni aty i ulur , duke parë sesa të magjepsur janë këta meshkuj për partneren tuaj. Rrallë kjo çon në diçka serioze, por mund të shkaktojë disa momente të pakëndshme ose disa mosmarrëveshjeve shpërthyese. Por mbani mend se është ajo që e thotë fjalën e fundit në çdo situatë.
Nëqoftëse i thoni një gënjeshtër, ajo ndoshta do t’ju thotë dy. Nëse ju, pas një grindjeje, refuzoni ta puthni para se të flini, ajo nuk do t’ju puthë për një muaj. Provojeni ta lini mamanë tuaj, të kritikojë gatimin e saj dhe gruaja juaj Akrep do të “harrojë “ ta ftojë mamanë tuaj, për drekë, për muaj me rradhë pas kësaj. Megjithatë një dëmtim aksidental ajo do ta falë, nëse është e bindur që ishte pa qëllim. Ndjenja e drejtësisë te Akrepi, është po aq e fortë sa ndjenja e hakmarrjes. Shumica e njerëzve e harrojnë këtë. Ajo do të kujtohet për çdo të mirë dhe do ta shpërblejë dyfish atë. E njëjta gjë vlen edhe për të këqijat.
Me fëmijët, shprehjes së saj të dashurisë mund t’i mungojë disi butësia dhe shfaqja e saj në mënyrë demonstrative. Megjithatë, fëmijët do ta ndiejnë përkushtimin e saj të thellë dhe do të ndihen emocionalisht të sigurt me të. Një nënë Akrep nuk do të lejojë që talentet e fëmijëve të saj, të kalojnë pa u vënë re. Ajo do të shpenzojnë shumë kohë duke i inkurajuar ata drejt qëllimeve më të larta dhe do të jetë e gatshme tu ofrojatyre çdo përkrahje që nevojitet. Pasardhësit e saj do ta shohin atë të fortë dhe të dobishme, kur të kenë problemet e para të rinisë, sepse njohja që ka ajo për natyrën njerëzore e bën atë një këshilltare të mençur. Ajo do ti mësojë ata të përballen me vështirësitë me guximin e saj.
Çdokush që ajo e vlerëson si një kërcënim për lumturinë e fëmijëve të saj, do ta shkatërrojë dhe kam frikë se këtu mund të përfshihet edhe burri i saj. Ajo nuk do ta vlerësojëë atë, nëse ai është më i rreptë me ta se ajo mendon se ai duhet të jetë.
Një grua Akrep, ndonjëherë, gati do t’ju mbysë me pasionin e saj për të jetuar jetuar jetën, por në një stuhi të vërtetë, qetësia mendore dhe forca e hekurt, do të jenë një barkë shpëtimi për ju. Edhe pse ajo e përdor magjinë e saj në mënyra të çuditshme dhe të fshehta, sytë e saj zhbirues, gjithmonë do t’ju vështrojnë me ndershmëri. Ndoshta ajo është pak e rrezikshme, por edhe shumë emocionuese.