Horoskopi për datën 15 qershor nga Russell Grant

Dashi

Ndjekja e një kursi do jetë stimuluese. Nuk ka qenë kurrë një kohë më e mirë për të mësuar një gjuhë të huaj, për të mësuar një instrument muzikor ose për t`u marrë me tregti. Zgjidhni të bëni një gjë që e doni. Do dilni të dalluar nëse studioni për atë që keni qejf. Me pak fat mund të vini në zbatim ato që mësuat dhe të fitoni të ardhura shumë më të mira.

Demi

Ju keni të paktën dy opsione për të bërë para. Zgjidhni atë që është sfidë më e madhe intelekuale. Çdo punë që përfshin mësimin e vazhdueshëm do të jetë mirë për ju. Nëse duhet të nënshkruani një kontratë, prisni disa ditë. Kontrolloni anën ligjore. Mund të mos jenë në favorin tuaj, ndaj duhet të kërkoni ndryshimin e kushteve.

Binjakët

Personaliteti juaj magnetik tërheq të gjitha llojet e mundësive emocionuese. Nëse jeni duke kërkuar punë, dashuri apo kreativitet, jeni të sigurtë se do ta gjeni. Aftësia juaj për të biseduar me të gjithë për çdo temë është një superfuqi. Një rutinë e mërzitshme po ju lodh. Rezistojini tundimit për të bërë një shaka pa kripë nga mërzia. Ju nuk doni të dëmtoni reputacionin tuaj profesional për ca të qeshura më shumë.

Gaforrja

Mbajtja e një profili të ulët ju jep një mundësi për të mos vuajtur nga ndryshimet e mëdha. Thjesht qëndroni larg rrjeteve sociale. Besimet tuaja po sfidohen. Gjërat që keni mësuar dhe kuptuar gjatë viteve kanë ndryshuar prioritetet tuaja. Jeni të gatshëm të hiqni dorë nga idetë që nuk ju shërbejnë më. Ndjekja e një sporti ose hobi do t`ju bëjë ta shikoni jetën ndryshe. Nuk do e mbani më mendjen tek e kaluara, por tek e tashmja dhe e ardhmja.

Luani

Miqtë vijnë gjithmonë tek ju për mbështetje. Në pjesën më të madhe të kohës, ju jeni të lumtur për t’i ndihmuar ata, edhe pse ndonjëherë këto kërkesa ju duken të lodhshme. Jini të ndershëm në lidhje me atë që mund të jepni. Të dashurit nuk do t`ju mërziten dhe nuk do t`ju braktisin gjithsesi.

Virgjëresha

Popullariteti juaj është në rritje. Nëse jeni duke kërkuar punë, do të keni disa mundësi interesante. Edhe nëse nuk doni një punë, do keni disa oferta gjithsesi. Është mirë të qëndroni gjithmonë në kërkim. Jeni në gjendje t`i vendosni idetë tuaja në zbatim. Ky talent vlen sa ari. Krijoni diçka dhe do keni sukses të paimagjinueshëm.

Peshorja

Ju i keni të gjitha mundësitë për të fituar njohuri prej eksperti, por kjo s`mund të ndodhë brenda natës. Nëse doni të merrni një diplomë të përparuar, duhet të bëni ndryshime në jetën tuaj sociale. Nuk do mund t`i takoni miqtë sa herë të doni dhe as të shkoni në çdo festë që ju ftojnë. Do bëni një sakrificë të përkohshme për përfitime afatgjata.

Akrepi

Qetësia juaj tërheq shumë vëmendje. Nëse jeni tashmë në një marrëdhënie, partneri juaj do të kërcënohet nga gjithë admiruesit tuaj. Bëjini të qartë se jeni besnikë. Kushtojini vëmendje të dashurit tuaj. Komplimentojeni. Nëse jeni vetëm, përqafoni lirinë tuaj. Jini të hapur për të shprehur synimet tuaja, veçanërisht nëse dikush ju kërkon një lidhje serioze.

Shigjetari

I dashuri juaj po merr shumë vëmendje. Festoni për suksesin e tij. Kur partneri ndihet i rëndësishëm marrëdhënia rritet dhe bëhet më e fortë. Kjo është një kohë e mirë për të reflektuar mbi planet tuaja. Ka mundësi që një ide që keni zhvilluar disa muaj më parë mos t`ju duket më emocionuese. Jini të gatshëm të ndryshoni drejtim.

Bricjapi

Ju jeni ai që mbështetni gjithmonë kolegët tuaj. Besimi i tyre ndaj jush ju kënaq, por edhe ju bezdis. Nuk doni të jeni ju i vetmi përgjegjës në punë. Trajnoni edhe të tjerët që të marrin disa përgjegjësi. Nuk doni të merrni pjesë në një festë të madhe, por duhet të shkoni gjithsesi. Do të bëni të paktën një bisedë plot interes që nxit imagjinatën tuaj. Kur të shkoni në shtëpi, merruni me diçka krijuese.

Ujori

Jepini vetes lejen për t`i lënë punët pas dore. Zakonisht, ju jeni një nga anëtarët më produktivë të grupit. Nëse vazhdoni ta shtyni veten shumë drejt punës, do të ndiheni të lodhur. Merrni këtë mundësi për të shkuar në një udhëtim. Do magjepseni.

Peshqit

Argëtimi i disa familjarëve nuk gjen aprovimin tuaj. Bëjini vetë punët e shtëpisë nëse ata nuk ju ndihmojnë, sepse do keni miq për një darkë. Edhe në punë, të gjithë ju drejtohen juve. Jini gati t`i ndihmoni derisa të bëhen të zotët e vetes.

Author: admin