Çdo shenjë zodiaku ka anën e vet të errët dhe është përzierje e disa atributeve negative dhe pozitive. Ndërsa ka disa shumë të ndjeshëm dhe nuk dëmtojnë as nuk vr asion dot një mizë, ka të tjerë që mund të jenë mjaft të rrez ikshëm kur irritohen.
Këto shenja kanë tendencë të kenë një anë të errët më të theksuar sesa shenjat e tjera të zodiakut dhe nuk duhet të provokohen shumë. Ata kanë më pak durim dhe humbasin shpejt kontrollin. Janë 5 shenja të tilla në Zodiak që janë të prirura të dëmtojnë të tjerët por dhe veten.
Demi: Do të jetë më i mirë, nëse sheh dikë që ia tejkalon dhe ia bën të ditur qëllimisht këtë gjë, nuk do të ndalet deri sa ta dëmtojë atë person dhe ta rrëzojë.
Binjakët: Meqenëse Binjakët janë shumë social, ka shumë njerëz që u besojnë dhe ndajnë sekretin më të thellë dhe të errët me ta. Por kini kujdes, Binjakët mund ta përdorin atë kundër jush, për përfitimin e tyre dhe nuk do të mendojnë dy herë para se t’jua ngulin thikën pas shpine.
Gaforrja: Është shpirt i pasionuar dhe i ndjeshëm. Por kur indinjohet mbingarkohet dhe e humbet shpejt kontrollin. Mund të dëmtojë veten dhe të tjerët nëse zemërohet.
Akrepi: Akrepi e ka në karakter zemërimin shumë shpejt, Nuk të ngacmon por acarohet lehtësisht nëse provokohet dhe bëhet menjëherë i dhunshë. Është shumë ambicioz dhe do të arrijë suksesin me të mirë apo me të keq. Shpesh futen në telashe për shkak të këtij risku.
Peshqit: Janë njerëz që në mendje më shumë kanë paranë. Gjithçka që duan është një jetë luksoze. Mund të bëjnë çdo gjë që kjo ëndërr e tyre të bëhet realitet. Nëse provokon peshqit, janë të gatshëm të tradhtojnë në të gjitha format këdo që futet në rrugën e tyre.