Horoskopi i detajuar i fundjaves 19-20 Qershor/ Kto jan 3 shenjat qe do bej nje udhetim

Dashi

Ju do të zbuloni se nuk dini mjaftueshëm rreth një subjekti për të folur me autoritet në lidhje me të. Kërkoni ndihmën e një eksperti. Dëgjoni me vëmendje dhe mësoni gjithçka që mundeni. Përhapja e thashethemeve do të reflektojë vetëm keq tek ju. Nëse dikush ju mashtron, jepni një buzëqeshje dhe ndryshoni temën. Ju keni gjëra më të rëndësishme për t`u marrë.

Demi

Mund të zbuloni se nuk jeni i përshtatshëm me partnerin aktual. Ju doni sigurinë dhe rehatinë ndërsa ai aventurën. Do të jetë e vështirë të ndërtoni një jetë që ju kënaq të dyve. Miqtë e mirë do të përpiqen t’ju japin këshilla. Falënderojini për shqetësimin, por dëgjoni zemrën tuaj. Ju nuk jeni tipi që i kalon problemet me një buzëqeshje të rreme.

Binjakët

Një partneritet po pëson disa ndryshime. Që kur u bashkuat, fituat shumë përvojë. Jini të gatshëm të kërkoni një pjesë më të madhe fitimesh sepse i keni merituar. Një karrierë që dikur solli lumturi të madhe, e ka humbur vlerën. Jeni gati për të eksploruar mundësi të tjera. Mos bëni asnjë lëvizje drastike. Merrni kohën që ju duhet.

Gaforrja

Ja ka ardhur në majë të hundës puna që keni. Jini të hapur për të kërkuar një pozicion tjetër. Puna jashtë shtetit është një mundësi e mirë. Ju do ta shijoni sfidën e përshtatjes në një kulturë të re, në një vend tjetër. Do vlerësoni kështu edhe më shumë shtëpinë tuaj. Një çështje ligjore është shumë konfuze. Do të jetë e nevojshme të merrni këshilla profesionale për të zgjidhur gjërat. Mos u tundoheni për të prishur një marrëveshje, edhe nëse duket e padrejtë. Gjëja e fundit që dëshironi është që të përfshiheni në një padi.

Luani

Një romancë arrin një pikë kthese. Ju mund të vendosni të fejoheni, të martoheni ose të prisni dhe pak. Le të jenë emocionet udhërrëfyesi juaj. Zemra juaj e di se çfarë është më e mira për ju. Shikojini me kujdes shpenzimet tuaja. Nëse gjeni ndonjë gjë të dyshimtë, sqaroini dyshimet. Sa më shpejt, aq më mirë.

Virgjëresha

Njohja e së vërtetës së një çështjeje familjare shqetësuese është e rëndësishme. Ju nuk mund ta injoroni nevojën e një të afërmi për ndihmë. Nëse duhet të largoheni nga një lidhje problematike, bëjeni. Veprimet kanë pasoja. Një partner i mundshëm po luan me ju. Mos u merrni me të. Kujdesurni për veten. Bëni një trajtim në spa, blini gjëra luksi ose lexoni për kënaqësi.

Peshorja

Përgjigjia për një kërkesë do të mbërrijë dhe do tronditeni nga ajo. Mos u fiksoni pas zhgënjimit, bëni një plan të ri. Universi është misterioz. Një dhimbje konstante kërkon vëmendje. Jini të hapur për të provuar një terapi alternative të shërimit. Injorojini ata që ju vënë në lojë për këto trajtime. Gjëja më e rëndësishme është që ju të ndiheni mirë.

Akrepi

Do të merrni punën për të cilën keni qenë në pritje. Megjithëse paga nuk do të jetë aq shumë sa shpresonit, është mirë ta pranoni këtë ofertë. Fitimi i pagës së rregullt do t’ju japë një mundësi për të mbuluar të dashurit tuaj me dhurata. Dikush që nuk e kupton vizionin tuaj kreativ duhet të injorohet. Nuk do të ketë kurrë një mendim unanim për artin. Pas çdo kundërshtari që hasni, do të gjeni të paktën dy admirues.

Shigjetari

Mos bëni më asnjë lëshim. Nëse nuk jeni të kënaqur me kushtet e një kontrate, rinegociojini ato më mirë. Jini të drejtpërdrejtë. Nëse pala tjetër nuk pajtohet me kërkesat tuaja, ndjehuni i lirë të largoheni. Familja juaj nuk është shumë mbështetëse. Gjithsesi, bindjuni instinkteve tuaja.

Bricjapi

Është koha ta mbyllni një çështje pune. Jepini fund një zënke me një koleg edhe nëse do duhet që të kërkoni ju i pari falje. Rivali juaj mund të mos jetë shumë mirënjohës për faljen tuaj, por bëjeni. Do ndihmoni dikë për të ecur përpara.

Ujori

Një projekti afatgjatë po i vjen fundi. Rezultatet janë të përziera. Mos u përqendroni në ato që kanë shkuar keq. Gjëja e rëndësishme është që e keni dorëzuar punën në kohë dhe nën buxhet e caktuar. Do keni një mundësi për përmirësim më vonë. Jini përgjegjës kur keni të bëni me paratëBlerja e diçkaje të shtrenjtë mund të ketë pasoja serioze në buxhetin tuaj.

Peshqit

Puna juaj e vështirë po shpërblehet edhe pse jo aq sa ju prisnit. Kjo për shkak se ëndrrat tuaja po shtohen. Pasi të festoni për këtë shpërblim fokusohuni në aspekte të tjera. Udhëtoni, ose ndiqni një ëndërr të vjetër.

Author: admin