Për t’u përgatitur për verën, dashurinë dhe mundësitë e pafund romantike kemi krijuar parashikimin astrologjik në mënyrë që t’i përdorni vibrimet pozitive në potencialin maksimal. Ç’thotë ky parashikim sipas astrologes Lisa Stardust?
Dashi
Ju nuk jeni lojtrarë të zakonshëm, thjesht mërziteni shpejt. Prandaj është e rëndësishme për ju që të bëni sa më shumë paratakime në Videochat, para se të keni në mënyrë të drejtpërdrejtë në mënyrë që të selektoni ‘ndeshjet’më të mira për ju. Pasi të keni gjetur vibrimet e duhura mund të vendosni të shheni dhe të keni takimet më të bukura që keni pasur ndonjëherë; si thoni për një ndeshje minigolfi ose biliardino për të ndezur natyrën tuaj pasionante romantike?
Ky është momenti perfekt për të qenë kreativë, pasi ata që do të keni në krah këtë verë tërhiqen shumë nga aktivitetet origjinale, personale që në takimin e parë. Mbi të gjitha, kush nuk ka dëshirë të bëjë diçka argëtuese pas gjithë kësaj kohe në shtëpi? Nëse jeni Dash këtë verë do të keni më shumë shanse me Peshoren, Virgjëreshën dhe Luanin.
Demi
Jeni të hapur për të biseduar me këdo që bie në kontakt me ju, që do të thotë se nuk ju mungon entuziazmi. Nëse dëshironi të kuptoni se cilat janë kombinimet tuaja të përsosura, duhet të telefononi miqtë tuaj për t’ju ndihmuar t’ju bëjnë pyetje që do të shkonin drejt e në zemër të muhabetit dhe do t’ju bënin të kuptoni vërtet diçka rreth personaliteteve të njerëzve të tjerë.
Është e rëndësishme të dini nëse jeni të dy tipa të ananasit në pica, për shembull. Kjo vlen shumë nëse jeni Dem sepse bëni pjesë tek ata që e përfshini ushqimin dhe pijet në biografinë tuaj. Për Demin këtë verë shanset janë shumë të mëdha me një Dem, Peshore ose Dash.