Njerëz të ndryshëm kanë frikë nga gjëra të ndryshme. Edhe pse mund të mundohen ta fshehin këtë gjë, ajo mund të zbulohet nga shenja e tyre e horoskopit. Ja cilat janë ato gjëra që mund ta paralizojnë tërësisht secilin.
Dashi: Dështimi dhe rrëzimi.Personat e kësaj shenje duan të qëndrojnë përherë në majë të piramidës dhe kanë frikë të humbasin pushtetin, statusin, paratë, njohuritë, etj. Ata kanë frikë mos rrëzohen dhe punojnë fort për të arritur atë që duan e për t’u bërë sa më të njohur. Çdo herë që ata marrin vendime apo kalojnë një etapë të re, mund të ndalojnë së menduari për shkatërrimin nëse kanë bërë zgjedhjen e gabuar.
Demi: Dalja nga zona e rehatisë.Personat e kësaj shenje duan t’i bëjnë gjërat pa dalë nga zona e tyre e rehatisë. Ata duan qëndrueshmëri, vazhdimësi dhe mundohen t’iu rezistojnë ndryshimeve. Sipas Dritare.net, demat nuk duan të
përballen me situata të vështira dhe preferojnë rutinën.
Binjakët: Të qenit vetëm.Edhe pse në disa momente atyre ju pëlqen të qëndrojnë vetëm, ideja e të mbeturit gjatë pa asnjë njeri pranë i frikëson pamasë. Ata tmerrohen vetëm duke menduar se një ditë të gjithë do i braktisin dhe askush nuk do rikthehet. Një tjetër frikë për binjakët është edhe të besuarit tek personi i gabuar.
Gaforrja: Humbja e të afërmve dhe tradhtia.Personat e kësaj shenje nuk i bëjnë dot ballë humbjes së një personi të dashur dhe trishtohen tej mase. Për ta kjo është një tragjedi. Nga ana tjetër ata janë besnikë në dashuri dhe kanë besim të verbër tek personi në krah. Frika më e madhe është tradhtia dhe të qenit viktimë e kësaj tradhtie.
Luani: Harresa dhe prekja e krenarisë.Personat e kësaj shenje duan që të kujtohen gjatë dhe preferojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Nëse të tjerët nuk i kujtojnë dhe nuk iu japin vëmendjen e duhur ata mund të kalojnë një krizë. Luanët janë gjithashtu shumë të ndjeshëm edhe për sa i përket krenarisë. Frika më e madhe është që fjala e tyre të vihet në dyshim ose që një i afërt të mos ketë besim tek ta.
Virgjëresha: Të qenit i padobishëm dhe refuzimi.Personat e kësaj shenje janë krenarë dhe mendojnë se janë të zotët të bëjnë çdo gjë. Frika më e madhe për ta është të qenit i padobishëm. Nga ana tjetër virgjëreshat kanë nevojë të rrethohen nga njerëzit dhe të gjejnë lumturinë, Ajo që i frikëson është refuzimi dhe lënia mënjanë.
Peshorja: Urrejtja.Personat e kësaj shenje janë të butë dhe të dashur. Ata i japin shumë rëndësi dashurisë dhe kujdesen për njerëzit dhe emocionet e tyre. Kur dikush nuk i respekton dhe nuk iu ofron dashurinë që presin ato bëhen keq. Për peshoret është e paimagjinueshme të qëndruarit pa partner dhe kanë frikë edhe nga mos gjetja e dashurisë së vërtetë.
Akrepi: Tradhtia.Personat e kësaj shenje janë të dashur dhe pasionantë. Ata i duan dhe iu besojnë njerëzve pa u menduar dy herë. Gjëja që i tmerron më shumë është tradhtia nga ata që ju besojnë. Nga ana tjetër duke qenë se nuk janë shumë diplomatë ata e kanë të vështirë të bëjnë miq. Një frikë tjetër e akrepave është bërja e gabimeve në sjelljen me të tjerët.
Shigjetari: Humbja.Personat e kësaj shenje i adhurojnë udhëtimet anë e kënd botës, por nga ana tjetër frika e tyre më e madhe është mos humbin diku. Një tjetër frikë e tyre është edhe tallja në publik pasi kanë shumë ego.
Bricjapi: Të qenit në siklet.Personat e kësaj shenje janë shumë të ndjeshëm dhe në shumë momente ndihen në siklet. Nga ana tjetër ata iu japin shumë rëndësi personave që i rrethojnë dhe një tjetër frikë e madhe është se mos në një moment i zhgënjejnë ata.
Ujori: Humbja e lirisë.Personat e kësaj shenje janë shumë të lirë në shpirt dhe nuk duan kurrsesi të jenë të mbyllur në “kafaz”. Ata i tmerrohen faktit se në një moment mund të humbasin lirinë dhe individualizmin e tyre. Nga ana tjetër ata as që duan ta mendojnë momentin kur mund të jenë të detyruar të varen nga dikush tjetër.
Peshqit: Vuajtja.Personat e kësaj shenje kanë një zemër shumë të ndjeshme dhe nuk durojnë dot t’i shohin të tjerët të vuajnë. Frika më e madhe e tyre është se një ditë edhe ata mund të vuajnë në planin fizik apo emocional.