Horoskopi për datën 22 qershor nga Russell Grant

Dashi

Ju duket e mrekullueshme të kaloni kohë me një admirues që ju do pa kushte. E keni shumë shpirtin e garës. Qetësinë e gjeni vetëm në shtëpi. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ju të keni një partner tek i cili besoni plotësisht. Pasi të keni kaluar shumë kohë së bashku, bëheni një person. Në vend që të diskutoni nevojat e njëri-tjetrit, do t’i kuptoni menjëherë ato.

Demi

Jeni flirtues. Edhe atëherë kur i bëni vërejtje dikujt mund të jeni duke flirtuar. Nëse jeni vetëm, shkoni në një festë. Ndoshta nuk do të bini në dashuri me dikë. Ose në mos nuk do bini në dashuri, patjetër që do bëni miq të mirë. Nëse jeni në një marrëdhënie, inkurajojeni të dashurin tuaj. Do bëheni partnerë edhe në punë.

Binjakët

Ana juaj sensuale është më e fortë se kurrë. Jepini leje vetes për të shijuar një pasdite me dashurinë tuaj. Merrni ca ditë pushimi dhe bëjeni misionin tuaj kënaqjen e nevojave të tyre fizike. Ky do të jetë një nga kujtimet tuaja të preferuara si një çift. Nëse po kërkoni dashurinë, do ta gjeni në një festë. Dikush nuk do t`i rezistojë sharmit tuaj.

Gaforrja

Do të bëni gjithçka për dashurinë. Nëse po përpiqeni të fitoni zemrën e dikujt, do të përpiqeni ta bëni këtë me guxim. Angazhimi në sporte ekstreme është emocionues. Ndiqni instinktet tuaja. A jeni në një marrëdhënie? Merrni këtë mundësi për të rezervuar një udhëtim joshës për ju dhe për dashurinë tuaj. Do të ndiheni sikur jeni në muajin e dytë të mjaltit.

Luani

Pa shkëmbyer një fjalë, e dini saktësisht se çfarë i duhet të dashurit tuaj për t`u ndjerë i plotësuar. Kuptimi i fantazive të tij do të jetë shumë zbavitës për të dy ju. Jeni një dashnor i zjarrtë. Kjo ju bën një partner të shkëlqyer. Nëse jeni vetëm, do të takoni dikë të veçantë në një klub nate, ose dyqan antik. Jini të gatshëm për t`u prezantuar me një person tërheqës që ka vështrim të ëmbël. Do jetë i turpshëm për të bërë lëvizjen e parë.

Virgjëresha

Jeni aq të zënë me punën sa që s`e keni vënë re që dikush po vdes për ju. Ndoshta kjo është një shenjë që duhet të ulni ambiciet profesionale. Një jetë e qetë familjare, ju bën më të mirë edhe në punë. Nëse jeni në një lidhje, kjo është një kohë e mrekullueshme për ta çuar marrëdhënien në një tjetër nivel.

Peshorja

Dashuria është një punë serioze për ju. Kjo e bën të vështirë takimin rastësor. Shumica e njerëzve i marrin lehrë takimet e para, por ju nuk jeni kështu. Ju nuk keni ndërmend të harxhoni kohë me dikë që nuk e pranon imagjinata juaj. Kjo s`është gjë e mirë. Kur bini në dashuri e marrin vesh të gjithë. Ju vazhdimisht buzëqeshni. Asgjë nuk mund t’ju shqetësojë. Me gjithë limonët që kishit në duar, bëni limonatë. Mos e harroni këtë ndjesi kur periudha e muajve të mjaltit mbaron. Do ju shërbejnë këto kujtime për ditë më të mira.

Akrepi

Një marrëdhënie e relaksuar dhe optimiste është më e mira për ju. Ju tentoni ta merrni jetën seriozisht. Të pasurit një mik që ju bën të qeshni, zbeh problemet. Nëse kërkoni dashurinë, do ta gjeni ndërkohë që jeni vullnetarë në një organizatë bamirëse. Ndarja e të njëjtit qëllim për të njëjtën kauzë është diçka pozitive.

Shigjetari

Edhe pse nuk i merrni shumë gjëra seriozisht, jeni pasionant ndaj njerëzve që doni dhe sidomos ndaj partnerit. Dikush që ju do pa kushte është shumë i çmuar për ju. Mendimi për të qenë pa dashurinë tuaj ju mbush me frikë. Jeta në shtëpi është e dobishme. Pas një dite të vështirë pune, e adhuroni kthimin në shtëpinë tuaj të qetë. Ju pëlqen të organizoni festa dhe t`i mblidhni të gjithë aty.

Bricjapi

Një partneritet i ngushtë është një burim fuqie për ju. Sa herë që ndjeheni i shqetësuar për të ardhmen, drejtohuni tek partneri juaj për mbështetje. Ata do t’ju ndihmojnë të përballeni me sfida emocionale, shpirtërore dhe financiare. Kalimi i këtyre përpjekjeve së bashku forcon lidhjen tuaj. Nëse jeni vetëm, kjo është një kohë e mirë për të hyrë në një faqe takimesh. Jini të ndershëm në lidhje me pikat e forta dhe dobësitë tuaja. Profili juaj do marrë shumë vëmendje. Përgatituni për të kaluar disa ditë zbavitjeje.

Ujori

Ju jeni shumë i ndjeshëm rreth një miqësie që keni pasur për vite me radhë. Fotot e vjetra do t`ju kthejnë pas në kohë. Do kërkoni takim me këtë njeri. I keni një borxh të vjetër. Një mundësi për të punuar për një organizatë bamirëse do t`ju vijë. Fitimi i parave për ta bërë botën një vend më të mirë e bën shpirtin tuaj të fluturojë nga gëzimi. Do të ishte e vështirë për ju të lulëzoni nëse punoni në një kompani pa vlera të mëdha.

Peshqit

Dëshira më e madhe që ke është të arratisesh kur je i dashuruar. Asgjë nuk mund t’ju lëndojë kur jeni në një marrëdhënie pasionante. Ju kujdeseni për trupin tuaj, injoroni problemet në punë dhe marrëdhëniet e tensionuara familjare duken shumë më të vogla. Aftësia juaj për të lënë pas pikat e dobëta të partnerit tuaj dhe për të vënë në pah pikat e forta, ju bën një partner shumë të dëshirueshëm. Gjatë gjithë jetës tuaj, do të jeni të rrethuar nga admiruesit.

Author: admin