Që nga mbrëmja e 22 qershorit, Mërkuri është kthyer (më në fund) dhe Kozmosi ka rinisur të kthehet përsëri në drejtimin e duhur.
Ndodh në mbrëmjene dytë të verës, kur planeti i ideve dhe shkëmbimeve rinis udhëtimin nga shenja e Binjakëve, një pjesë e qiellit të cilën ai e do veçanërisht.
Ju do të perceptoni një qartësi të re, një lehtësi më të madhe për të thënë gjëra dhe për të kuptuar njëri-tjetrin, sepse gjithçka që ka të bëjë me këto çështje dhe situata, rigjen papritmas vrullin. Dhe do të jetë kënaqësi për ju. Do të ketë më shumë fat me zgjidhjen e problemeve, shkëmbimet, komunikimet, udhëtimet e vogla dhe gjërat praktike në përgjithësi.
Mes shenjave që përfitojnë më shumë nga ky fenomen janë padyshim Binjakët, Virgjëresha, Ujori dhe Peshorja, shenja që do të ndihen më të fortë, më të bindur dhe të vetëdijshëm për cilësitë e tyre. Peshqit dhe Shigjetari nga ana tjetër, do ta kuptojnë që do të kenë të bëjnë me njerëz që ‘funksionojnë mirë’, prandaj duhet të ndjekin këshillat e tyre, shembujt e tyre. Dashi do të ketë më shumë dëshirë për të dialoguar, kurse çështjet ekonomike dhe praktike do të marrin drejtim për Demin, Luanin dhe Akrepin.
Bricjapi gëzon një ton super fizik (më në fund), Gaforrja bën një takim për shkembim idesh dhe i jep zgjidhje në fillim të korrikut, kur diçka interesante do të ndodhë.