A e falni tradhtinë? Kush më mirë se horoskopi e tregon këtë!
1- Dashi
Nëse ja dilni t’jua falë tradhtinë një Dash, urime! Jeni ndër njerëzit më me fat të këtij planeti. Egoja e zjarrtë do të plagoset aq shumë sa vështirë që ai/ajo të hedhë gjithçka pas krahëve. Nuk do arrijë të kuptojë faktin se ju keni preferuar dikë tjetër në vend të tij/saj dhe nëse e keni bërë, kjo do të thotë që nuk e keni merituar kurrë atë.
2- Demi
Duhet të luteni e të luteni vazhdimisht, megjithatë me një të shenjës së Demit probabiliteti është i lartë që të keni një shans të dytë. Ndryshimi e destabilizon, që do të thotë se e ka shumë më të thjeshtë t’ju japë falë besim, sesa të rifillojë gjithçka nga e para me një partner/e të ri/e.
3- Binjakët
Reagimi i tij/saj ndaj tradhëtisë mund të jetë i paparashikueshëm: ose mund të vendosë të hakmerret ose mund t’ju lërë të ikni i/e bindur se do të gjejë dikë shumë më të mirë.
4- Gaforrja
Ndonëse do ta ketë të vështirë t’ju lërë, do ia dalë t’ju largojë përgjithmonë nga jeta. Por me siguri nuk do dorëzohet derisa ta paguani shtrenjtë gabimin.
5- Luani
Luani është shumë krenar për të falur. Mund të vazhdojë t’ju dashurojë, por vështirë të qëndrojë me dikë që e ka poshtëruar në këtë lloj forme. Më mirë mos kërkoni fare falje!
6- Virgjëresha
Do t’ju falte nëse do të kishit arsye jo të mira, por të shkëlqyera dhe nëse do të dinit të shpjegoheni dhe të argumentoni ashtu siç duhet. Është një shenjë shumë racionale dhe përdor mendjen edhe në çështjet e zemrës.
7- Peshorja
Në dallim nga Virgjëresha, Peshorja priret të gjykojë me zemër, e nëse ju dashuron ende, mund t’ju falë në emër të ndjenjës që ka për ju. Por jini të kujdesshëm/me pasi zemra e tyre mund të thyhet aq shumë sa në një rast tjetër nuk ka kthim mbrapsht.
8- Akrepi
Si fillim bëhuni gati për një hakmarrje të tmerrshme. Pastaj ndoshta edhe ju fal, por na besoni do vuani shumë!
9- Shigjetari
Një Shigjetar e falë shumë lehtë një tradhti, mbi të gjitha sepse e di shumë mirë që kjo mund t’i ndodhte edhe atij. Ja, kaq e thjeshtë.
10- Bricjapi
Harroni çdo lloj mundësie që mund të faleni. Në fakt, as mos t’ju shkojë ndër mend ta tradhëtoni! Nëse tradhëtoni një Bricjap, krejt papritur bëheni askushi për të pasi e ka shumë e vështirë t’ju shohë si më parë.
11- Ujori
Si i dashuruar i çmendur që është, një i shenjës së Ujorit ka gjithmonë tendencën të mbyllë një sy dhe të falë. Është në natyrën e tyre të tregohen mirëkuptues kurdoherë.
12- Peshqit
Ajo çfarë ju pret janë dyshimet e përsëritura, heshtjet, inatet, ankthi…mund t’ju ketë falur në pamje të parë por ama brenda tij/saj nuk do t’ju falë kurrë. S’do jetë kurrë si më parë.