Kokat e shtetit shqiptar i përkasin më së shumti kësaj shenje horoskopi

Nuk është çudi që shteti shqiptar, që prej krijimit të tij në 1912-n, është drejtuar përgjithësisht nga figura që i përkasin një prej shenjave më diplomate të horoskopit, Peshorja. Njerëzit e kësaj shenje kanë një forcë të madhe për të arritur me mjeshtëri qëllimet e tyre.

Kryeministri i parë i shtetit shqiptar, Ismail Qemali, mendohet të jetë i shenjës së Peshores. Ndonëse nëpër librat e historisë ditëlindja e tij daton më 16 janar 1844, disa studiues thonë se data e saktë është 16 tetori. Thuhet se ditëlindja e udhëheqësit nuk shkruhej e saktë, sepse përkonte me ditëlindjen e diktatorit Enver Hoxha. Megjithatë, pavarësisht polemikave, Ismail Qemali ka disa tipare të Peshores ndaj ka gjasa që te ketë lindur në tetor.

Kokat e shtetit shqiptar i përkasin më së shumti kësaj

Peshoret janë të gatshme të sakrifikojnë edhe veten për të arritur qëllimet e tyre. Për shembull, Ismail Qemali u arratis nga Perandoria Osmane duke marrë përsipër rrezikun e dënimit me vdekje dhe humbjen e gradave dhe të drejtave civile që gëzonte në Perandori, për t’iu përkushtuar detyrës si deputet, aktivist patriotik dhe kryengritës në Shqipëri. Nëse ka lindur në janar, atëherë Ismail Qemali është Bricjap – vendosmëri, kokëfortësi dhe prirje drejt karrierës.
Kokat e shtetit shqiptar i përkasin më së shumti kësaj

Të tjera figura të njohura të asaj periudhe, përmendim Sulejman Delvinën (5 tetor 1884), kryeministri i gjashtë i Shqipërisë dhe Hasan Prishtinën (27 shtator, 1873), që u zgjodh si kryeministri i tetë i shtetit shqiptar më 1921.
Kokat e shtetit shqiptar i përkasin më së shumti kësaj
HASAN PRISHTINA (I PARI, MAJTAS) DHE ISMAIL QEMALI (DJATHTAS)
Një Peshore vështirë se mund ta ndalosh të heqë dorë nga synimi i saj. Ahmet Zogu ( 8 tetor, 1895) u zgjodh fillimisht kryeministër, pastaj president dhe më pas u vetëshpall mbret. Për ta mposhtur, duhet shumë, shumë punë.
Kokat e shtetit shqiptar i përkasin më së shumti kësaj
AHMET ZOGU, GERALDINA DHE DJALI I TYRE, PRINC LEKA.

Një ndër aftësitë karakteristike të Peshores është padyshim ekuilibri. Diktatori Enver Hoxha (16 tetor, 1908) dhe Ramiz Alia (18 tetor, 1924) qëndruan për shumë gjatë në politikën shqiptare për shkak të komunikimit të jashtëzakonshëm me publikun.

Kokat e shtetit shqiptar i përkasin më së shumti kësaj

Ata arritën të krijonin një popullaritet të madh, tipike kjo e Peshoreve.

Kokat e shtetit shqiptar i përkasin më së shumti kësaj

Ndonëse mund të ndodh që të mos të të përputhen të gjitha mendimet me ish-kryeministrin Berisha (15 tetor, 1944), si Peshore, ai është i aftë të përdorë pushtetin e arsyetimit mbi ju dhe sa herë ndodh një gjë e tillë, gjasat janë që do t’i harroni mospërputhjet.

Kokat e shtetit shqiptar i përkasin më së shumti kësaj

Udhëheqësit e shenjës së Peshores argumentojnë me fakte bindëse, komunikojnë qetë dhe është e sigurt që do t’i merrni për të vërteta deklaratat e tyre pasi qëndrojnë për shumë gjatë në heshtje.

Personat e lindur në këtë shenjë nuk dështojnë kurrë, deri në momentin që dikush tjetër vendos këmbën te ana tjetër e peshores dhe lëkund ekuilibrin e tyre.

Author: admin