Dashi
Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo gjë që dëshironi dhe madje për të arritur majat të përballeni me këdo. Në përgjithësi për ju që keni një lidhje do jetë ditë plot bashkëpunim. Nëse jeni në të njëjtën punë apo keni të njëjtin profesion do bëni pak garë me njëri- tjetrin, por dita do mbyllet mirë. Ju beqarët do keni një takim që do iu lërë me gojë hapur dhe do kërkoni me çdo kusht të krijoni një lidhje me të. Në punë do jeni të përgjegjshëm, diplomatë dhe të kujdesshëm. Qëllimet që i keni vënë vetes do i arrini me çdo kusht. Me sektorin financiar do merreni pak më shumë dhe kjo do sjellë një përmirësim të ndjeshëm.
Demi
Vërtet do ëndërroni shumë sot, por ama nuk do i shkëpusni asnjë moment këmbët nga realiteti prandaj nuk do ju ndodhin probleme. Ju që keni një lidhje, falë mbështetjes së Venusit do jeni plot sharm dhe plotësisht të vendosur për të krijuar një ambient sa më të favorshëm për dashurinë. Nëse jeni ende vetëm do keni shumë takime, por jo ndonjë gjë konkrete. Duhet ende të prisni pak kohë për ndryshimet e ëndërruara. Në punë do jeni pragmatikë dhe rigorozë. Ambicia nuk do ju mungojë dhe do arrini shumë lart. Në planin financiar, Saturni do shtojë shpresën për një përmirësim të dukshëm të të ardhurave. Edhe ata që iu kanë marrë borxh do ua shlyejnë.
Binjakët
Gjatë kësaj dite mëngjesi do jetë pak i turbullt dhe shume mendime do ju qarkullojnë mbi kokë. Gjithsesi me kalimin e orëve do jeni më të qartë dhe gjërat do ecin normalisht. Jeta në çift do të influencohet mjaft nga Jupiteri. Çdo problem apo tabu që keni pasur do të zgjidhet. Përfitoni nga kjo situatë për të folur për gjithçka pa pasur frikë dhe pa hezitim. Ju beqarët kësaj here do tërhiqeni nga persona shumë më të rinj në moshë. Nga njëra anë është më mirë kështu sesa të lidheni me dikë më të madh. Në punë ka mundësi të ndërroni pak drejtim, megjithatë rëndësi ka që t’ia dilni mbanë në çdo situatë. Me financat do iu mbështesë Plutoni. Gjithsesi kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet të tregoheni të matur.
Gaforrja
Do iu jepni rëndësi gjërave pa vlerë sot dhe do lini pas dore ato që kanë vërtet rëndësi jetikë. Nëse nuk merrni masa shpejt do vuani gjatë në çdo sektor. Atmosfera për jetën tuaj në çift do jetë konfliktuale. Ka shume mundësi që ju të debatoni me partnerin edhe për gjëra të parëndësishme. Kujdes, mos i tejkaloni limitet. Ju beqarët do ndihmoheni shumë nga Urani, i cili mund të sjellë edhe një dashuri shumë të bukur. Mos e lini këtë mundësi t’iu ikë nga duart. Në punë do keni goxha energji, por duhet të reflektoni dhe të gjeni mënyrën e duhur si t’ia dilni mbanë. Në planin financiar do keni shumë probleme dhe të gjitha këto falë pakujdesisë suaj. Merrni masa sa më parë.
Luani
Do vazhdoni të keni shumë pikëpyetje edhe sot për jetën në tërësi dhe jo të gjithave do ju gjeni zgjidhje. Nëse jeni në një lidhje gjërat nuk kanë për t’iu shkuar mirë me partnerin. Keni kohë që jeni të stresuar dhe keni vështirësi në komunikim. Bëni çfarë të mundni për të ndryshuar sa më parë sjellje dhe pranojini gabimet e bëra. Hëna do ndikojë pozitivisht për ju beqarët. Ajo mund të sjellë edhe një takim shumë të këndshëm. Në punë Dielli do ju bëjë më të matur dhe më këmbëngulës. Nëse keni vënë disa objektiva sot do i arrini menjëherë. Ekuilibri financiar do të prishet nga Plutoni. Bëni kujdes nëse nuk doni të ngeleni me xhepat bosh.
Virgjëresha
Sot Hëna dhe Marsi do iu japin shumë alternativa që ju t’ia dilni mbanë kudo. Do jeni shumë të frymëzuar dhe të bindur në vetvete. Venusi do kujdeset për jetën sentimentale te të gjithëve. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia juaj do jetë e ngrohtë, sensuale dhe do mbizotërojë bashkëpunimi. Ju beqarët edhe pse do hasni disa pengesa do i shprehin ato që ndieni. Pritet një dite me shumë fat për ju. Në punë nuk duhet të nxitoheni shumë sepse në fakt gjërat do ju ecin më së miri dhe kolegët kanë besim tek ju. Sot do mundoheni të ruani një ekuilibër financiar dhe do kontrolloni dëshirat për të shpenzuar pa kufij. Para se të veproni, mendohuni mirë.
Peshorja
Gjatë kësaj dite do ndiheni më të lirë dhe më në humor. Edhe rrugët e zëna më në fund do lirohen. Nëse keni një lidhje pritet që të sqaroni të gjitha keqkuptimet që kishin lindur së fundmi. Asnjë nuk do mund ta prishë më klimën e bashkëpunimit. Ju beqarët do jeni sensuale dhe sharmante më shumë se zakonisht. Do keni mundësi të njiheni me dikë që ka shume të përbashkëta me ju dhe nuk duhet ta lini t’iu ikë nga duart. Në punë do ndiheni më të qetë dhe do merrni përsipër të zgjidhni edhe çështje vërtet të rëndësishme. Do keni besim tek vetja dhe mbi të gjitha durim. Urani do iu beje më largpamës në fushën e financave. Do kurseni pak më shumë sot që të jeni më mirë nesër.
Akrepi
Duhet të reflektoni shumë gjatë kësaj dite para se të hidhni hapa sepse nesër pasojat mund të jenë të rënda. Nëse keni një lidhje do mundoheni të verifikoni aftësinë tuaj për të joshur, por kjo do iu çojë në fillimin e një aventure të re e të rrezikshme. Mos kujtoni se kjo dashuriçkë nuk do ketë pasoja tek ekuilibri i lidhjes suaj. Ju beqarët nuk duhet të prisni mrekulli këtë herë. Plutoni mund të sjellë njohje të reja kështu që kënaquni me kaq. Në punë vetëm falë ndihmës së kolegëve dhe besimit të shefave keni për të arritur atje ku doni. Financat nuk do jenë të këqija, por nuk është momenti për shpenzime të tepruara.
Shigjetari
Ka rrezik që Ujori t’iu nxitë të rebeloheni me çdo gjë dhe ndaj cdokujt sot. Me pak fjalë nuk do jeni aspak në humor të mirë. Nëse keni një lidhje do jeni me fat pasi parteri juaj është i kuptueshëm e i duruar dhe do ju qëndrojë pranë edhe kur të gaboni. Për ju beqarët ka mundësi të rikthehet një dashuri e vjetër, megjithatë në kushtet ku ndodheni më mirë mos hidhni asnjë lloj hapi. Në do e shprehni hapur pakënaqësinë me ato që do arrini dhe mundet të konfliktoheni me kolegët. Do ua hidhni fajin atyre për problemet që po ju ndodhin. Me shpenzimet do jeni të pakujdesshëm dhe situata do bëhet delikate.
Bricjapi
Gjatë kësaj dite do dini si të “luani” dhe do dilni përherë të fituar. Keni mësuar nga gabimet dhe nuk doni t’i përsërisni më ato. Ju që keni një lidhje, në një pike jeni gjithmonë dakord me partnerin: harmonia mbi te gjitha! Sot do filloni ta përforconi edhe më shumë marrëdhënien tuaj. Edhe sikur në një moment t’iu lindë ndenje konflikt i vogël do jeni të vendosur t’i bëni balle. Ju beqarët do jeni të parrezistueshëm dhe do keni sukses në dashuri. Në punë do jeni pafundësisht ambiciozë dhe ta pandalshëm. Nuk do neglizhoni asgjë dhe do arrini gjithë objektivat. Mungesa e realizmit në planin financiar do iu sjellë probleme. Pakësoni sa të mundni shpenzimet.
Ujori
Gjatë kësaj dite do keni ndryshime të shpeshta humori dhe nuk do jeni shumë të sigurt se çfarë doni të bëni. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me partnerin do vihet në pikëpyetje dhe mund të marrë një kthese të gabuar. Një darke romantike mund të bëjë edhe mrekulli për të konsoliduar lidhjen tuaj. Për sa iu përket ju beqareve, planetët do vënë në plan të parë çështjet e zemrës. Priten takime të reja e pasionante. Në punë do ndodhë një ndryshim. Mos kini frikë, por besoni më shumë tek vetja. Me maturi dhe këmbëngulje patjetër që do arrini gjithçka. Yjet do ndikojnë pozitivisht dhe negativisht tek financat. Tregohuni më të matur.
Peshqit
Sot asgjë nuk do mund t’iu ndalë të thoni atë që mendoni dhe të bëni atë që doni si në punë dhe në çdo plan tjetër. Shpesh mund të keni përballje por nuk do dorëzoheni. Falë Venusit, ju të dashuruarit do kaloni një ditë shumë të mirë nëse ai nuk është i shenjës së virgjëreshës. Nëse ka këtë shenjë do keni debate dhe inate. Pasojat mund të jene edhe shumë të rënda. Ju beqarët nuk do e kërkoni me ngulm dashurinë, por ajo do vijë më e bukur sesa mund ta prisnit. Në punë vërtet do e keni të vështirë të përmbyllni disa kontrata të rëndësishme, por sigurisht që do ecni goxha përpara me projektet që keni nisur. Financat do jenë të mira. Pakësoni edhe pak shpenzimet dhe do keni më tepër ekuilibër. /dritare.net