Horoskopi i muajit korrik: DASHI dhe DEMI Nga PAOLO FOX

DASHI:

Muaj i rëndësishëm për marrëveshje dhe lidhje që lindin në mënyrë spontane. Ditët ideale për t’u bërë të gjallë me dikë janë datat 6, 7 dhe 12. Megjithatë, do të mbeten ende disa problematika ekonomike, sidomos shpenzimet nga data 12 deri më datë 28. Fundi i korrikut do të jetë fillimi i një gjysmëviti shumë interesant.

Dashuria do të jetë në kulmin e saj, por edhe ata që duan t’i japin fund një historie do të mund të veprojnë me vendosmëri dhe pa vuajtje. Do të ndieni ndikimin e Diellit nga data 22. Ata që janë vetëm duhet të lëvizin dhe të rezervojnë pushimet në një vend ku mund të krijojnë njohje të reja. Miqësitë që lindin në korrik mund të shndërrohen në dashuri të mëdha gjatë gushtit.

Ndonëse korriku nis në mënyrë interesante, duhet të bëni kujdes në datat 16, 29 dhe 30. Ju këshillohet një terapi për trupin, por duhet të tregoni pak qetësi, pasi u bë kohë që nuk kujdeseni mjaftueshëm për veten. Është e vështirë t’i keni të gjitha në kontroll kur jeni të lodhur.

DEMI: Gjithçka e ka një kufi, ndaj ju këshillohet njëfarë kujdesi në të gjitha marrëdhëniet, sidomos në ato profesionale. Ndonëse i keni idetë e qarta, ata që ju rrethojnë nuk dinë mirë ç’bëjnë, ndaj ndiheni të vetëm përballë botës. Studentët dhe punëtorët duhet të mundohen të mbajnë gjithçka në kontroll, ndonëse mund t’u soset durimi nga data 12 deri më datë 18. Në 15 ditët e para të korrikut ju këshillohet të tregoheni të kujdesshëm edhe në aspektin financiar.

Duhet të bëni kujdes të mos i përcillni problemet e punës ose problemet ekonomike në marrëdhënien në çift. Ata që janë të vendosur të martohen ose të bashkëjetojnë, duhet të jenë të bindur për veprimet e tyre dhe të mos i imponohen partnerit. Çiftet që kanë pasur kriza, do t’i kapërcejnë keqkuptimet në datat 24 dhe 25.

Duhet të pushoni dhe të merrni veten. Telashet nuk kanë sosur të gjitha, por fatmirësisht jeni njerëz shumë të fortë. Do të gjeni sërish formën psikofizike nga data 23, pasi Venusi do të ndikojë pozitivisht në shenjën tuaj.

Author: admin