Horoskopi i muajit korrik: SHIGJETARI dhe BRICJAPI Nga Paolo Fox

SHIGJETARI

Korriku ju ofron më shumë burime, pavarësisht ndikimit negativ të Jupiterit në shenjën tuaj. Nga fundi i korrikut, shumë gjëra do të jenë më të qarta. Duhet të shqyrtoni sërish një projekt, por tashmë keni burimet e duhura dhe jeni më të predispozuar. Mundohuni të tregoheni diplomatë. Në datat 22 dhe 31 mundohuni të shfrytëzoni mundësitë që ju paraqiten.

Ata që po përjetojnë një lidhje të re e kanë nisur me entuziazëm, por bëni kujdes nga luhatjet e humorit në datën 22. Datat 2 dhe 3 janë të duhurat për të dashur. Marrëdhëniet familjare do të kenë paksa shkëputje në fund të muajit.

Pjesa e parë e muajit është më e favorshme se e dyta. Ndaj, nëse doni të filloni një kurë, mos ngurroni që ditën e parë të korrikut. Kontakti i vazhdueshëm me natyrën ju bën më të fortë. Tani është çasti i duhur për të rikuperuar formën fizike. Do të keni probleme të vogla fizike në datat 26 dhe 27.

BRICJAPI

Korriku është një muaj goxha i rëndësishëm. Më datë 22 do të merrni një përgjigje pozitive. Për sa i takon punës dhe menaxhimit të stresit të përditshëm, do të vazhdojë të jetë i lartë, për shkak se nuk kënaqeni nga vetja dhe ata që ju rrethojnë. Data 16 mund të karakterizohet nga nervozizmi. Ata që duhet të japin një provim gjatë dy javëve të para të korrikut do të jenë shumë emotivë.

Ata që kanë kaluar një krizë dhe janë akoma bashkë, mund të thonë se më e keqja kaloi. Ata që duan të martohen mund ta bëjnë edhe nga fundi i vitit. Edhe historitë verore që lindin si lojë mund të shndërrohen në të rëndësishme në datën 22. Në fund të korrikut mundohuni të programoni diçka të bukur.

Ata që s’e përballuan mirë muajin e kaluar, tashmë do ta kenë më të lehtë. Bëni kujdes nga probleme të vogla për shkak të stresit, sidomos në datat 9 dhe 17. Mund t’ju shkaktojë lodhje fizike dëshira për të pasur gjithçka në kontroll.

Author: admin