Duke filluar nga dita e nesërme do të hyjmë zyrtarisht në shenjën e Ujorit, shenjës së 11 të horoskopit me personalitet të jashtëzakonshëm.
Ujorët janë të bekuar me shumë tipare pozitive. Janë gjithashtu shumë miqësorë, por nëse thyen besimin apo i lëndon një herë, nuk të japin mundësi ta bësh për herë të dytë. Më poshtë do t’ju listojmë cilësitë më të mira të Ujorit, që të bëjnë të kuptosh pse duhet ta kesh dhe ta mbash fort një mik të tillë.
Janë shumë ambiciozë
Ndonjëherë duket se Ujorët janë shumë të sigurt në vetvete, por kjo veçori nuk dëmton askënd, përkundrazi i ndihmon të gjithë ata që janë rrotull tyre. Ujorët kanë tendencë të arrijnë majat dhe çdo të pamundur e bëjnë të mundur për të arritur me çdo kusht qëllimin që i kanë vënë vetes. Ata përpiqen të përmirësojnë jetën e tyre dhe japin kontribute pozitive edhe për shoqërinë.
Janë punëtorë të lindur
Sa herë është fjala për një projekt të vështirë apo një problem të rëndësishëm financiar që të gjithë do t’i tmerronte, Ujorët janë gjithmonë të gatshëm për ta marrë përsipër dhe për ta arritur. Ata janë shumë punëtorë dhe nuk heqin dorë pa u përballur me çdo lloj vështirësie. Këmbëngulja e tyre e jashtëzakonshme është arma më e fortë kundër të gjitha problemeve.
Janë të matur
Ujorët kanë tendencë të gjenden shpesh në situata të pazakonta, por çdo gjë që bëjnë apo që thonë, e mendojnë dy herë. Të mendosh shumë nuk është cilësi e shëndetshme, por në këtë rast, Ujorët i ndihmon për të shmnagur situata të rrezikshme. Ujorët janë të kujdesshëm për të ruajtur stabilitetin në jetë. Marrja e vendimeve spontane nuk është për ta, sepse ata e dinë mjaft mirë se nuk shkojnë askund kështu. Ujori ka tendencë të gjendet në situata të pazakonta.
Janë të përgjegjshëm
Ujorët nuk i shmnagin kurrë përgjegjësitë dhe nuk kanë frikë të pranojnë se kanë gabuar. Ata i urrejnë premtimet boshe dhe nuk marrin përgjegjësi për diçka që nuk mund ta arrijnë. Në qoftë se të premtojnë diçka, mund të mbështetesh plotësisht në fjalën e tyre. Ujorët nuk i duan njerëzit që refuzojnë të marrin përgjegjësi. Kjo është edhe arsyeja pse ata kanë shumë pak miq rreth vetes. Por të zgjedhurit e tyre janë specialë.
Dinë të ruajnë kontrollin
Ujorët nuk janë impulsivë. Ata mund t’i kontrollojë ndjenjat dhe të respektojnë prioritetet e tyre. Ujorët kanë vullnet për të respektuar dietat, dinë të kursejë paratë dhe po ashtu i shprehin pikëpamjet e tyre në mënyrë miqësore edhe kur janë në kulmin e nervave. Për të qenë të sinqertë: sa prej nesh janë në gjendje ta kontrollojnë veten në situata të tilla?
Ndershmëria është përparësia e tyre
Gënjeshtrat e bardha nuk llogariten, apo jo? Përderisa shumica prej nesh thotë “po”, Ujorët thonë “jo”. Pa marrë parasysh sa e parëndësishme mund të jetë gënjeshtra, një Ujor nuk do të të falë kurrë për këtë. Ndonjëherë ndershmëria e tyre i kalon limitet, megjithatë prapë mbetet një nga tiparet pozitive të tyre.
Janë të duruar
Durimi është një tipar tjetër mjaft i rëndësishëm i Ujorit. Njerëzit e duruar kanë treguar se mund të arrijnë shumë gjëra në jetë. Ujorët kanë një filozofi ndryshe në lidhje me sfidat e jetës, ndaj në përgjithësi përpiqen të ndërtojnë marrëdhënie me njerëz të qetë. Paqja dhe qetësia janë dy gjërat që ata i kërkojnë gjatë gjithë kohës. Këto tipare i ndihmojnë ata për të arritur qëllimet afatgjata që i kanë vënë vetes.