Dashi
Planetët do ju ndihmojnë sot të dilni nga një situatë delikate ku ishit futur dhe do ndiheni goxha më të qetë. Tek ju çiftet do të mbizotërojë një klimë kryesisht e mirë dhe e qetë. Do merrni mbështetjen maksimale nga partneri për punën apo projektet e tjera që keni nisur. Për ju beqaret parashikohen mjaft takime, por që nuk do shkojnë më tej. Bëni kujdes mos ndesheni me persona të dhunshëm ose mjaft xhelozë. Në punë do merrni një lajm të rëndësishëm. Mund t’iu propozohet një pozicion shumë më i rëndësishëm, por që do kërkojë më shumë përgjegjësi. Mos u frikësoni sepse çdo gjë mund të arrihet me pak përpjekje. Për financat do merrni vendime serioze sepse situata nuk është shumë e kënaqshme.
Demi
Do jeni shumë të pamatur gjatë kësaj dite dhe herë pas here do bëni gabime të pafalshme. Do pendoheni shpejt ama hapat e gabuara do i keni hedhur tashmë. Nëse jeni në një lidhje rrezikoni të keni zënka të rënda të cilat mund të shkojnë edhe deri në ndarje. Nga ana tjetër nëse lidhja juaj është shumë e fortë do keni vetëm tronditje të vogla. Ju beqarët më në fund do jeni të vendosur të krijoni një lidhje të qëndrueshme pasi do gjeni dikë interesant. Në punë do e mundoheni ta bëni çdo gjë me kujdes të madh, por do ju mungojë saktësia. Fati do jetë në anën tuaj në planin financiar. Saturni do jetë planeti që do iu mbështesë fort.
Binjakët
Nuk pritet një ditë e begatë për ju dhe shpesh madje do gjendeni në vështirësi goxha të mëdha. Nëse jeni në një lidhje debatet dhe konfliktet do të shtohen. Ju keni shumë dëshirë të dominoni mbi tjetrin dhe atij që keni në krah i ka ardhur në majë të hundës. Pasojat në fakt do bien të gjitha tek ju pavarësisht se tani nuk e kuptoni. Ju beqarët do përjetoni çaste të nxehta dhe pasiononte edhe pse do jenë të shkurtra. Përfitoni sa më shumë nga jeta. Në punë era do fryjë në drejtim,in tuaj. Falë një bashkëpunëtori të vjetër mund të arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Me menaxhimin e financave do merreni më shumë sepse do mendoni edhe për të ardhmen tuaj.
Gaforrja
Gjatë kësaj dite është më mirë të merrni masa në çdo fushë në mënyrë që të mos zhgënjeheni më vonë. Ju që keni një lidhje e keni idealizuar aq shumë partneri tuaj saqë sot do zhgënjeheni me debatin më të vogël që do kaloni. Nuk do jetë ditë e mire për ju dhe shumicën e kohës do jeni të mërzitur. Edhe për ju beqarët ka pak mundësi që të shfaqet shpirti binjak. Mundohuni të dilni me miqtë dhe të mos mendoni shumë për dashurinë. Në punë ka mundësi të merrni një përgjigje pozitive nëse keni hedhur një kandidaturë. Në planin financiar do keni dëshirë të shpenzoni, por do tregoheni edhe të matur.
Luani
Ka mundësi që Hëna t’iu nxitë të izoloheni gjatë kësaj dite. Do keni më shumë nevojë për qetësi për të reflektuar mbi të ardhmen. Për ju që keni një lidhje nuk do ndodhë asgjë e rëndësishme. Vetem Marsi do ketë një ndikim indirekt dhe mund të provokojë disa keqkuptime fatmirësisht pa pasoja të rënda. Ju beqarët do filloni kërkimin e zemrave. Gjithë mundi juaj do të shpërblehet dhe do keni sukses. Në punë Dielli do favorizojë një projekt që e keni shumë për zemër, por që deri më sot nuk keni mundur ta realizoni dot. Për sa iu përket financave nuk do ketë përmirësime të ndjeshme megjithatë mundohuni të mos shpenzoni shumë që situata mos përkeqësohet.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite nuk do ju mungojë aspak imagjinata dhe do buzëqeshni përherë. Në këtë mënyrë gjërat kanë për t’iu ecur edhe më mirë. Jeta juaj në çift do jetë më e animuar dhe më e këndshme se kohët e fundit. Nëse keni pasur debate do gjeni mënyrën e duhur për të ndrequr situatën. Ju beqarët që shkoni “lule me lule” duhet të merrni masa dhe nuk duhet të pranoni çdo lloj ftesë që do iu bëhet. Në punë mund të keni disa dyshime për veten sidomos nëse do iu duhet të punoni në ekip, por në fakt do ja dilni mbanë me sukses. Financat do pakësohen. Duke dashur të ndryshoni gjithë pamjen e jashtme do shpenzoni pa u menduar derisa t’i boshatisni xhepat.
Peshorja
Me Uranin pranë sot do përballeni edhe me momente të vështira, por do i kaloni. Do jeni kritikë ndaj çdokujt që do iu kundërshtojë pa fakte dhe vetëm sa për t’iu bërë të ndiheni keq. Nëse keni një lidhje dhe jeta juaj në çift nuk iu jep kënaqësitë që dëshironi, duhet të bëni hapin e parë dhe të flisni me atë që keni në krah. Përpjekja juaj do të kompensohet nga yjet. Ju beqarët do keni takime, por nuk do vendosni menjëherë duke qenë se po kërkoni një dashuri të forte jo një aventurë. Në punë ka mundësi që situata të jetë e ndërlikuar kështu që mund të bëni edhe gabime të njëpasnjëshme. Buxheti nuk do të rritet. Mënyra e vetme për t’i përmirësuar financat është të punoni me vendosmëri.
Akrepi
Jeta do iu japë mundësinë të realizoni një ëndërr sot. Do ndiheni me fat dhe zemra do ju ndihet përherë e gëzuar. Venusi do sjellë një dhurate mjaft të bukur për gjithë çiftet kështu që mundohuni ta shfrytëzoni ditën deri në maksimum. Ju beqarët do filloni një histori të re dashurie, po më mirë mos flisni me asnjë madje as me miqtë më të ngushtë sepse ky sekret do iu shijojë edhe më tepër. Në punë shumë do stresoheni pak, por keni për të arritur atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Saturni do iu ndihmojë me financat. Gjithsesi mos mendoni se ai do shtojë të ardhurat pasi do iu mbështesë vetëm për menaxhimin.
Shigjetari
Mos bëni gjëra të pamenduara gjatë kësaj dite sepse keni për t’u penduar. Me shumë mundësi do përballeni me sfida shumë të vështira dhe nuk do jeni në gjendje të bëni zgjedhjen e duhur. Nëse jeni në një lidhje ka rrezik të keni konflikte të njëpasnjëshme, por si për çudi në një moment gjithçka do të shuhet dhe do iu duket sikur nuk ka ndodhur asgjë. Falë mbështetjes së Diellit, ju beqarët do kaloni një dite të bukur dhe të mbushur me dashuri. Perspektivat edhe për të ardhmen do jenë të mira. Në punë, formimi i mirë që keni dhe eksperienca do ju çojnë atje ku doni. Bëni vetëm pak durim. Tregohuni të matur me shpenzimet që do bëni dhe do i rregulloni problemet financiare.
Bricjapi
Do keni luhatje humori gjatë kësaj dite dhe do jeni më të ndjeshëm sesa duhet. Shpesh gjërat mund t’iu ecin vërtet keq. Nëse keni një lidhje, marrëdhënia me atë që keni në krah nuk do jetë dhe shumë e qetë. Ai do e ketë të vështirë t’iu kuptojë dhe për më tepër kur ju të tregoni anën më të keqe të karakterit tuaj. Ju beqarët nuk do mund t’i rezistoni dot më thirrjes së dashurisë. Do keni të gjitha mundësitë që të bini në sy kundrejt seksit tjetër dhe mund të afroheni me dikë. Në punë do iu jepen më shumë kompetenca dhe kjo do iu bëjë të tregoheni shumë më të kujdesshëm. Dielli do ndikojë tek buxheti dhe do iu sjellë fat. Do keni surpriza të bukura.
Ujori
Neptuni dhe Plutoni do ndikojnë njëkohësisht gjatë kësaj dite duke vënë në pikëpyetje shumë gjëra. Nuk do jeni të bindur për asgjë dhe do bëni gabime. Nëse keni një lidhje bëni shumë kujdes të mos tundoheni nga një aventurë kalimtare sepse ajo do e dëmtojë së tepërmi lidhjen tuaj aktuale. Ju beqarët do realizoni një takim mjaft interesant, por që do jetë më shumë një tërheqje fizike sesa ndjenja të vërteta. Gjithsesi ju do ndiheni mirë. Në punë do tërhiqni simpatinë e kolegëve, megjithatë ju nuk do ndiheni shumë të kënaqur me ato që do arrini. Tek financat nuk do ketë ndikim të madh planetar. Ekuilibri do jetë i qëndrueshëm dhe kjo falë Plutonit dhe Saturnit.
Peshqit
Gjatë kësaj dite do keni shumë imagjinatë dhe do e ndryshoni atmosferën që ka mbizotëruar. Asgjë nuk do arrihet pa pengesa, por rëndësi ka që do ja dilni. Për ju të dashuruarit do ketë kënaqësi pafund. Do jeni sensualë dhe në disa momente do ngjiteni edhe në qiellin e shtatë së bashku me atë që keni në krah. Më në fund edhe për ju beqarët do ketë një takim vendimtar çka do i japë një tjetër drejtim jetës suaj. Personi do jetë ose i shenjës së dashit ose i luanit. Në punë do jeni shumë të devotshëm dhe nuk do e keni aspak problem të qëndroni edhe më gjatë për të përfunduar atë që keni nisur. Plutoni do kujdeset për financat kështu që juve do iu duhet vetëm t’i organizoni më mirë. /dritare.net