Pas marrëdhënieve dashurore, karrierës, rolit si nënë, etj duket se horoskopi ka ndikim edhe tek marrëdhënia që krijoni me miqtë.
Pak rëndësi ka nëse jeni fanatikë të miqësive të vjetra si vera apo të hapur për t’u dhënë mundësi shoqërive të reja, shpeshherë janë yjet ato që përcaktojnë karakteristikat tuaja si shoqe. Për më tepër lexoni më poshtë:
1.Dashi: Nëse keni ndërmend të bëni mike një Dash, duhet të përgatiteni pasi është shenja më energjike e gjithë zodiakut prandaj nuk është aspak habi që ta gjeni veten nga një festë në tjetrën. Është natyrë shumë sociale dhe gjithmonë e gatshme për t’ju ofruar mbështetjen e saj kur keni nevojë. I urren gënjeshtrat dhe të ushqejë shpresa të kota, prandaj bëni mirë t’i shmangni ato nëse dëshironi ta keni mike për një kohë të gjatë.
2.Demi: Të lindurat nën shenjën e Demit janë mikeshat më besnike të zodiakut, të cilat nuk tradhëtojnë kurrë besimin e tyre. Ndryshe nga ç’mund të ndodhë me shenjat e tjera, ato vazhdojnë të ruajnë me fanatizëm miqësitë e krijuara ndër vite, por kjo nuk i pengon t’u hapin dyerve edhe shoqërive të reja.
3.Binjakët: Binjakët njihen ndryshe si ‘’ndërlidhësit” socialë të horoskopit, aq sa përveç miqësive të tyre personale bëhen shpeshherë shak edhe për krijimin e miqësive të tjera. Kanë një rreth të gjere miqësor, por janë të paktë miqtë e vërtetë që i njohin dhe nuk i braktisin kurrë.
4.Gaforrja: Gaforret i konsiderojnë miqtë pjesëtarë të familjes dhe janë të gatshëm të sakrifikojnë çdo gjë për ta. U pëlqen të kalojnë kohë me miqtë, prandaj dhe shpeshherë organizojnë festa për të kalaur sa më shumë kohë bashkë. Vetëm se kur shohin që mungon dashuria dhe sinqeriteti reciprok ato ndërpresin gjithçka.
5.Luani: Luani mund të konsiderohet si mbreti ose mbretëresha e dramës, por kur bëhet fjalë për raportet shoqërore është mikesha që çdokush do të donte të kishte. Jeni besnike dhe bujare, dëgjuese e mirë dhe gjithmonë e gjindshme kur miqtë kanë nevojë për të. Shpeshherë mund të tregoheni edhe autoritare, por e bëni këtë vetëm për të mirën e të tjerëve.
6.Virgjëresha: Nëse keni ndërmend të lidhni miqësi me një Virgjëreshë, duhet të përballeni me shenjën më perfeksioniste dhe kokëfortë të horoskopit. Por, pavarësisht kësaj ajo është shoqja e vërtetë, e sinqertë dhe që nuk i përlqen të manipulojë situatat në favorin e saj. Mikesha Virgjëreshë është e drejtpërejtë dhe nuk flet kurrë pas krahëve./Burimi ”YourTango”