Dëshironi të dini se cili emocion ju mbizotëron? Ky test do jua tregojë.
Nëse keni zgjedhur:
1. Melankolia
Nëse keni zgjedhur pemën e parë është sepse ju jeni një person që keni tendencë drejt melankolisë. Ndonjëherë e gjeni veten duke thënë “dikur, ishte më mirë”.
Edhe nëse e shikoni jetën me optimizëm, kur shikoni prapa, nuk mund të ndaloni së ndieri nostalgji dhe vërtet dëshironi të ktheheni në ato momente të vjetra. E ardhmja ju befason pak: është e pasigurt.
Sfida juaj e madhe është të mësoni të jetoni më shumë në të tashmen.
2. Entuziasmi
Nëse keni zgjedhur pemën e dytë, emocioni që ju mbizotëron është entuziazmi. Për ju, jeta duket si një sfidë e vazhdueshme dhe vërtet dëshironi ta përballoni.
Sfidat ju bëjnë të lumtur dhe ju jeni një person me forcë të madhe. Ndonjëherë ju tërhiqeni nga energjia që ju mbizotëron dhe mund të merrni vendime paksa të nxituara.
Sidoqoftë, nuk ju mungon kurrë gëzimi dhe humori i mirë dhe, në fund të fundit, zakonisht merrni atë që dëshironi, megjithëse mund të duhet të përplaseni në mur disa herë.
3. Ankthi
Nëse keni zgjedhur pemën 3, emocioni që ju mbizotëron është ankthi. Në fakt, koka juaj është një sferë e madhe që nuk ndalet së lëvizuri.
Ju jeni të vetëdijshëm për gjithçka që ndodh rreth jush, kujdeseni për gjërat dhe njerëzit. Kjo është arsyeja pse keni tendencë të jeni të shqetësuar dhe pak të stresuar. Gjithmonë ka një situatë rreth jush që është e pazgjidhur dhe e keni të vështirë të merreni me të.
Ju duhet të mësoni të mos merrni të gjitha përgjegjësitë mbi supe. Mbi të gjitha, ju jeni vetë pronarë të jetës dhe shpirtit tuaj – është e vetmja gjë mbi të cilën keni vërtet kontroll.
4. Ndjeshmëria
Nëse keni zgjedhur pemën e fundit, ju jeni një person shumë empatik. Ju gjithmonë e vendosni veten në vendin e dikujt tjetër dhe nuk ju bën keq të merreni me njerëzit.
Kjo ju bën, në të njëjtën kohë, një person shumë të ndryshueshëm: ju përshtateni me mjedisin, por ndonjëherë kjo ju çon të humbni një pjesë të thelbit tuaj. Ju jeni një person i mirë, mik dhe shok i mirë.
Por ndonjëherë ndiheni pak të vetmuar. Sepse emocioni që ju mbizotëron është ai që ka të bëjë me kujdesin për të tjerët. Ju gjithashtu duhet të mësoni të kujdeseni për veten pak më shumë. Mos harroni, ju nuk duhet të rrini ulur dhe të prisni që dikush ta bëjë atë për ju.