Horoskopi i datës 16 korrik 2021

Dashi

Jupiteri dhe Merkuri do ju bëjnë disi më të logjikshëm gjatë kësaj dite dhe do dini të komunikoni e të gjeni gjuhën e përbashkët me të gjithë. Nëse keni një lidhje, gjithçka do të varet nga sjellja juaj. Nëse tregoheni arrogantë dhe aspak tolerantë situata do të përkeqësohet, ndërsa nëse i kushtoni rëndësinë e duhur dashurisë gjithçka do shkojë mirë. Largojeni me çdo kusht rutinën. Ju beqarët nuk do keni fat kështu që më mire mos tentoni të kërkoni personin ideal. Në unë do dini mirë si të veproni dhe do e hidhni çdo hap me plan dhe kujdes të madh. Me financat nuk do keni probleme përkundrazi do iu jepet edhe mundësia t’i përmirësoni ato.

Demi

Do përshtateni me çdo situatë sot dhe do kërkoni gjithë kohës vetëm qetësinë. Bëni vetëm kujdes nga disa persona të shenjës së Binjakëve që do duan t’ua prishin planet. Marrëdhënia në çift do jetë e mirë dhe secili prej jush do respektojë të drejtat e tjetrit. Mundohuni të tregoheni edhe pak më të arsyeshëm nëse doni të arrini harmoninë absolute. Ju beqarët do keni takime, por lidhjet që do kenë fillesat sot nuk do shkojnë gjatë. Bëni kujdes. Në punë do jeni paksa nervozë nëse keni për të filluar një detyrë të re. Disa fjalë të shefave do jenë ato që do ju qetësojnë. Mos u ndikoni nga askush për të bërë shpenzime marramendëse sepse gjithçka do jetë në disafavorin tuaj dhe buxheti do ketë probleme.

Binjakët

Do keni intuitë shumë të zhvilluar gjatë kësaj dite dhe do ndjeni paraprakisht disa gjëra. Nëse keni një lidhje herë pas here do gjendeni në situata të tensionuara. Në vend që të ulërini dhe të merrni vendime përfundimtare, më mirë mbani pak distancë dhe reflektoni me kujdes. Ju beqarët ka mundësi ta lëshoni tërësisht veten para një personi që nuk keni shumë që e keni njohur. Në punë duhet të bëni akoma më shumë përpjekje dhe të tregoheni profesionalë për të arritur atje ku keni menduar. Mbani mend që shkallët ngjiten një e nga një. Në planin financiar do ju mbështesë fort Urani dhe gjendja do mbetet e mirë.

Gaforrja

Në përgjithësi klima nuk do jetë shumë e ngrohtë sot dhe herë pas here do përballeni me probleme dhe vështirësi. Mundohuni të gjeni here pas here kohë edhe për jetën shoqërore. Jeta juaj në çift në shumë momente do jetë e trazuar dhe e mbushur me debate të forta. Edhe pse do mundoheni nuk do arrini dot ta qetësoni situatën. Nëse jeni vetëm do ju duhet të ndryshoni sjelljen dhe vendet që frekuentoni për të pasur takime. Në punë do iu jepet një detyrë e re që do kërkojë më tepër përgjegjësi. Tregohuni shume të kujdesshëm. Nëse nuk e kontrolloni dit veten me shpenzimet, situata financiare ka për t’u përkeqësuar.

Luani

Intuita juaj do jetë shumë e fortë gjatë kësaj dite dhe do i ndjeni gjërat para se të ndodhin. Nëse ndiheni aq mirë pranë njëri-tjetrit saqë nuk do doni të shkëputeni për asnjë moment. Do kuptoheni edhe pa folur fare. Bujaria nuk do mungojë prej asnjërit. Nëse nga ana tjetër jeni ende beqarë, duhet ta keni mendjen në mbrëmje sepse atëherë do shfaqen mundësitë më të mira. Në punë do keni shumë pikëpyetje për të ardhmen tuaj profesionale. Këshillohuni më mirë me familjarët dhe miqtë më të ngushtë sepse ata mund t’iu mbështesin. Me financat do keni shumë fat.

Virgjëresha

Mërkuri dhe Marsi nuk do ndikojnë shumë pozitivisht sot dhe mund t’iu bëjnë shumë të ashpër. Nëse keni një lidhje mund të flisni hapur me partnerin për disa çështje dhe do jeni të prerë në ato që do thoni. Mosmarrëveshjet do i shmangni dhe do vendosni të keni një periudhë reflektimi. Ju beqarët do jeni mbretër të joshjes dhe me siguri që do e ndryshoni shumë shpejt statusin. në punë do keni mbështetjen e yjeve dhe do jepni më të mirën nga vetja. Nëse po ju afrohen pushimet duhet ta shtoni edhe pak ritmin. Për financat nuk do keni asgjë për çfarë të shqetësoheni sepse situata do mbetet nën kontroll.

Peshorja

Do jeni më kreativë gjatë kësaj dite dhe keni për të kaluar një ditë shumë më pozitive nga sa keni menduar. Për ju që keni një lidhje do jetë një nga më të mira që keni kaluar kohët e fundit. Planetët premtojnë momente të lumtura dhe pasion me shumicë kështu që shijojeni sa të mundni. Nëse jeni beqarë mos kërkoni shumë lart dhe mos e mbani hundën përpjetë sepse askush nuk do i kthejë sytë nga ju. Tregohuni më të thjeshtë dhe do dilni të fituar. Në punë do dini mirë si t’i formuloni idetë dhe do jeni më të besueshëm. Përgatituni të merrni edhe propozime që do ju lenë me gojë hapur. Duhet të mendoheni mirë në planin financiar para se të veproni sepse situata do jetë pështjelluese.

Akrepi

Për të ruajtur një atmosferë sa më të ngrohtë sot e mira është të bëni pak më shumë lëshime dhe të jeni më të kujdesshëm. Nëse keni një lidhje herë pas here do jeni nën presion për hapat që duhet të hidhni sepse partneri do ju bëjë propozime dhe do presë përgjigje. Këshillohuni njëherë me miqtë. Nëse jeni beqarë do e hapni zemrën dhe do pranoni të shoqëroheni me personat që ju kanë simpatizuar prej kohësh. Në planin profesional do merrni vendime sot. Ambicia në fakt nuk do ju lërë që të dorëzoheni përballë pengesave që do ju dalin. Sektori i financave do pësoje disa tronditje të vogla për shkak të investimeve të nevojshme që duhet të kryeni.

Shigjetari

Shumicën e kohës kjo ditë do jetë disi konfuze dhe nuk do arrini dot të realizoni çdo gjë që dëshironi. Nëse jeni në një lidhje filloni të diskutoni më shumë me partnerin tuaj dhe merrni vendime që janë në të mirën e të dyve. Mos u nxitoni për asgjë dhe mos kërkoni të impononi mendimet që keni. Nëse jeni beqarë do realizoni një takim të çuditshëm, por që shumë shpejt do japë fryte mjaft të ëmbla. Në punë nuk do dini si të veproni në shumë situata dhe mund të rrëzoheni. Kolegëve ziliqarë do i bëhet shumë qejfi për këtë gjë. Mos merrni rreziqe të kota me financat sepse më shumë sesa të fitoni do humbni. Përmirësimi do ndodhë edhe pse ngadalë. Bëni durim.

Bricjapi

Sot do jetë ditë shumë e mirë për ju dhe mund të filloni projekte të rëndësishme. Fillimisht do ju duket gjithçka e vështirë, por keni për t’ia dalë mbanë. Jeta juaj në çift do jetë ashtu si ju e kishit ëndërruar. Jo vetëm që do shkoni në qiell të shtatë, por do ndiheni të sigurt për gjithçka që keni ndërtuar. Ju beqarët do keni shumë takime, por personat që do takoni do jenë më shumë interesaxhinj sesa interesantë. Mos u lidhni nëse e doni veten. Në punë, në mëngjes do ju mungojë përqendrimi, por pas kritikave të kolegëve që ju duan të mirën do i riktheheni detyrës së dhënë. Financat do fillojnë të stabilizohen dhe ju do mund të bëni disa shpenzime që i keni menduar prej kohësh.

Ujori

Do jeni shumë më të organizuar se zakonisht gjatë kësaj dite dhe çdo gjë do ju ece më lehtësisht. Nëse keni një lidhje, jeta juaj sentimentale do jetë prioritet. Do hiqni mënjanë të gjitha problemet që keni kaluar dhe do bashkëpunoni më tepër me atë që keni në krah. Ju beqarët nuk do filloni ndonjë histori sepse nuk do ndesheni me ndonjë person interesant. Është më mirë të mos nxitoheni. Në punë do angazhoheni me mish e me shpirt për të bërë më të mirën dhe për të nderuar shefat që ju kanë besuar pafundësisht. Do jeni shume profesionistë. Me financat do tregoheni më të organizuar dhe më të arsyeshëm. Shlyeni edhe borxhet po të keni mundësi.

Peshqit

Ka mundësi të tregoheni të pamatur gjatë kësaj dite dhe të bëni gabime të njëpasnjëshme. Nëse jeni në një lidhje dhe ajo deri tani ka qenë e qetë e pa probleme, sot do kaloni një ditë të dyzuar. Nga njëra anë do keni momente të ngrohta dhe nga ana tjetër do bëni debate që do iu mërzitin. Tregohuni të matur me gjithçka. Nëse jeni ende beqarë, planetët do bëhen bashkë dhe do provokojnë dashuri me shikim të pare. Në punë mos i besoni askujt tjetër përveç vetes sepse do ju nxitin të futeni në rrugë të gabuara e pa dalje. Të ardhurat do të rriten mjaft vetëm se ju nuk duhet të shpenzoni shumë. /dritare.net

Author: admin