Sa herë ju ka ndodhur të njihni një person prej vitesh dhe një ditë të zgjoheni nga ëndrra e të kuptoni që ka qenë e gjitha një farsë?
Nuk jeni të vetmit, e sigurisht jo për fajin tuaj pasi disa njerëz janë aq enigmatikë dhe të komplikuar sa nuk e merrni me mend, sidomos kur u përkasin këtyre 3 shenjave të horoskopit.
Dashi/ Të lindurit në shenjën e Dashit njihen për karakterin e tyre impulsiv, dhe nuk e ekzagjerojmë aspak nëse i krahasojmë me një minë me sahat që mund të shpërthejë nga çasti në çast. Punojnë aq shumë për të arritur qëllimet e tyre, por nuk pendohen aspak për të çuar çdo gjë në djall brenda një minute. Po pyesni veten si ia bëjnë vallë? Mos prisni të gjeni ndonjë përgjigje, është pjesë e natyrës së tyre të komplikuar që për fat të keq nuk e ndryshojnë dot. Dashi ka gjithmonë të drejtë, madje edhe kur gabon, ai thotë se ka të drejtë të gabojë.
Binjakët/ Nëse Dashi i ngjan një mine me sahat nga e cila mund të presësh çdo gjë, me Binjakët ndryshojnë gjërat pasi nuk e di kurrë se çfarë kanë në mendje. Ndodh që në momente kritike të vënë një maskë hipokrizie dhe cinizmi që mund të lërë këdo gojëhapur, ose tregohen mirëkuptues dhe të ndjeshëm atëherë kur nuk ua merr mendja. Binjakët e kanë mes reve dhe u pëlqen të jetojnë një dimension të realitet që nuk e prekin të tjerët.
Bricjapi/ Duket se Bricjapët kanë lindur vetëm për të punuar dhe për të bërë para, por kjo është ana e ndritur e medaljes pasi kush i njeh mirë e di që njëlloj si të gjithë,kanë edhe ata anët e errëta. Janë kokëfortë dhe shpeshherë të vrazhdë në komunikim. Kokëfortësia është emri i tyre i mesëm.
Ata kurrë nuk do të bëjnë atë që nuk e ndiejnë. Bricjapët rrallë i trajtojnë me respekt, kështu që rrethi i tyre i miqve dhe të njohurve është shumë i kufizuar. Ata nuk e tolerojnë mërzinë, kështu që ata e rrethojnë veten me njerëz që i konsiderojnë të denjë për të qenë rreth tyre. Nëse papritmas dashuroheni me një Bricjap, do t’ju duhet shumë durim dhe durim.