Dashi
Frika juaj për kritikat që mund t’iu bëhen do ju bëjë më të matur sot. Për cdo hap që do hidhni do mendoheni gjatë dhe do reflektoni. Influenca e yjeve në planin sentimental do jetë komplekse. Nga njëra anë Saturni do iu bëjë të ndiheni vetëm dhe t’iu mungojë komunikimi dhe nga ana tjetër Urani do sjellë një rinovim të gjithckaje. Ju beqarët do i kushtoni mjaft rëndësi dashurisë. Planetët do ua plotesojnë dëshirat që keni pasur. Në punë, ikja nga puna e një punonjësi sipër jush do ju ofrojë mundësinë të provoni edhe atë pozicion. Nëse ju bëhet propozimi mos ngurroni të pranoni. Më shumë se kurrë duhet të menaxhoni me kujdes financat dhe nuk duhet të prisni të pasuroheni menjëherë.
Demi
Mos e lavdëroni gjithë kohën veten sot sepse do bëheni edhe më mendjemëdhenj dhe do i vuani më pas pasojat. Më mirë bëni përpjekje për t’u treguar realistë. Ju që jeni në një lidhje mos luani shumë me ndjenjat e partnerit sepse mund ta lëndoni thellë atë. As mos provokoni kot së koti ndjenjat e tij të xhelozisë. Ju beqarët duhet të përgatiteni për një ditë mjaft të favorshme. Jupiteri iu premton një takim mjaft të rëndësishëm. Në punë çdo gjë do ju duket më e lehtë sot sepse deri më sot keni ditur të ndërtoni rrugën e duhur. Financat nuk do jenë shumë të stabilizuara. Vëruni fre shpenzimeve që të mos bini në greminë. Ju mund t’ia dilni.
Binjakët
Për t’u qetësuar vetë sot duhet të vini disa pika mbi “i” dhe të merrni vendime. Sado të vështira të jenë, më mirë tani sesa më vonë. Influenca e disa planetëve do jetë kontradiktore për jetën tuaj në çift. Situata në disa momente mund të bëhet mjaft delikate. Këshilla për ju është të mos i besoni askujt dhe ta mbroni lidhjen tuaj nga sulmet e jashtme. Nëse jeni beqarët do jeni mjaft sharmante dhe joshës. Për pasojë mundësitë për takime do jenë të mira. Në punë ambienti nuk do jetë i ngrohtë dhe do e keni më të vështirë për t’i kaluar të gjitha pengesat që ju kishin dalë. Në planin financiar do iu plotësohen kapricot. Hëna do iu bëjë më pak impulsive dhe më të kujdesshëm.
Gaforrja
Do jeni shumë më të kthjellët gjatë kësaj dite dhe gjithashtu do dini të ruani kontrollin e gjithckaje. Për ju çiftet jeta sentimentale do jetë e mbrojtur gjithë kohës. Nëse kohët e fundit ka pasur pak tension ai do të shuhet tërësisht. Për sa iu përket ju beqarëve, do jenë të shumtë planetët që do ndikojnë dhe do iu sjellin fat. Shfrytëzojeni çdo takim për të njohur sa më shumë persona. Në punë do jeni më të organizuar se më parë dhe do e përfundoni çdo gjë në afatin që iu është kërkuar. Ditë e favorshme për financat, por ende nuk ka ardhur momenti për të bërë investime të mëdha.
Luani
Yjet do e favorizojnë gjithë ditës jetën tuaj dhe do ua rizgjojnë ambicien. Nëse keni një lidhje jeta juaj sentimentale do jetë e qëndrueshme dhe mjaft harmonike. Lëreni veten sa më të lirë dhe bëni edhe ndonjë çmenduri të vogël me atë që dashuroni. Keni për ta parë sa mirë do ndiheni. Ju beqarët nuk do jeni shumë të arsyeshëm dhe mund të bëni disa gabime të pafalshme. Në punë nuk do dini si t;i menaxhoni disa të papritura që do ju dalin dhe mund të stresoheni akoma më shumë se më parë. Mundohuni të kërkoni mbështetje dhe të jeni më të përgjegjshëm. Në planin financiar do kaloni një ditë jo fort të mire dhe duhet të bëni patjetër disa kufizime me shpenzimet.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite gjërat nuk do shkojnë aspak mirë. Në shumë momente do ndiheni aq keq saqë do preferoni të mbylleni në vetvete. Kjo në fakt nuk do jetë zgjidhja më e mirë. Nëse keni tashmë një lidhje debatet me partnerin nuk do mbarojnë. Do keni mendime të ndryshme për diçka dhe asnjëri nuk do pranojë atë që mendon tjetri. Për ju beqarët jeta sentimentale do jetë e furishme. Do keni takime me shumicë dhe emocionet që do përjetoni nuk do i harroni lehtë. Në punë nuk do jeni të kënaqur me rezultatet që do arrini dhe do fajësoni veten. Buxheti nuk do jetë i qëndrueshëm kështu që mos shpenzoni shumë dhe tregohuni të matur me çdo veprim që do bëni.
Peshorja
Gjatë kësaj dite nuk do e keni shumë të lehtë të përshtateni dhe shpesh do jeni në ankth e në stres të madh. Ju të dashuruarit nga njëra anë do kërkoni qëndrueshmëri dhe nga ana tjetër do kërkoni të provoni gjëra të reja në çift. Rutina do iu vijë ne maje te hundës. Flisni me partnerin dhe se bashku do gjeni rrugën e duhur. Ju beqarët do e keni të vështirë të zgjedhin midis një aventure pasiononte dhe një marrëdhënieje të qëndrueshme. Reflektoni mirë para se të thoni fjalën e fundit. Në punë do ju duket sikur do luftoni me mullinjtë e erës dhe nuk do e keni të lehtë ta gjeni zgjidhjen. Në planin financiar do jeni më ambiciozë dhe do mundoheni me tepër për ta përmirësuar buxhetin. Planetët do jenë në anën tuaj.
Akrepi
Në tërësi nuk pritet një ditë entuziazmuese dhe në shumicën e kohës do ndiheni të mërzitur e në ankth. Për ju që keni një lidhje do ketë edhe momente të ngrohta, por edhe debate të forta. Mundohuni të mos e ekzagjeroni me ato që do thoni dhe tregoheni të matur përherë. Nëse keni fëmijë merruni pak më shume me ta sepse do ju falin qetësi. Ju beqarët nuk do harroheni nga yjet. Do keni mundësi të mira për të njohur personin që gjithmonë keni ëndërruar. Në punë duhet të tregoheni më striktë dhe nuk duhet të dilni jashtë kornizave. Po gabuat zor se do e merrni lehtësisht veten. Me financat tregohuni sa më vigjilente dhe mos kryeni investime të mëdha.
Shigjetari
Do bëni më shumë përpjekje për t’u përqendruar gjatë kësaj dite do ja arrini qëllimet. Nëse keni një lidhje e sotmja do jetë një ndër ditët më të bukura të muajit. Venusi dhe Neptuni do iu bëjë edhe më romantikë. Mes jush dhe atij që keni në krah nuk do ndodhin aspak mosmarrëveshje. Në mbrëmje lumturia do jetë e sigurt. Nëse jeni beqarë do keni mundësi vërtet të mira për takime interesante. Përfitoni sa më shumë të mundni. Në punë më mirë dëgjojini këshillat që do iu japin ekspertët dhe mos bëni sikur jeni të pagabueshëm. Kujdes nga Jupiteri në planin financiar. Mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse do përballeni me një situate të vështirë.
Bricjapi
Sot do ju krahasojnë edhe me macen sepse gjithmonë do ngriheni në këmbë pasi të bini. Guximi dhe vendosmëria do merren edhe si shembull. Nëse keni një lidhje së bashku me partnerin do bëni çmos ta forconi lidhjen. Do ndërmerrni aktivitete të përbashkëta dhe do kaloni më tepër kohë me njëri-tjetrin. Nëse jeni vetëm do doni të krijoni një lidhje vetëm për të harruar dashurinë e shkuar. Në fakt, ndryshe nga sa keni menduar, kjo do iu lëndojë edhe më shumë. Në punë, qofshi drejtues apo punonjës i thjeshtë, do keni sukses të garantuar dhe do jeni më të mirën në profilin që keni. Në planin financiar do kaloni një ditë të vështirë, por në fund do iu gjeni zgjidhje problemeve.
Ujori
Gjatë kësaj dite do parandieni diçka, por do gjeni një shpjegim për të. Dëgjojeni më shumë zemrën tuaj dhe mos iu besoni verbërisht të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje do përballeni me një dilemë shumë të madhe. Mendohuni mirë dhe merrni gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar. Marsi do sjellë takime eksplozive për ju beqarët. Edhe pse do ndiheni mjaft mirë duhet te hidhni çdo hap me kujdes e maturi. Në punë fati do jetë pak i ashpër me ju dhe do ju duhet të luftoni akoma më fort për të arritur atje ku doni. Në planin financiar do jetë një ditë me fat. Nëse pëlqeni lojërat e fatit do fitoni goxha. Gjithsesi hiqni ndonjë lek mënjanë.
Peshqit
Sot do bëni gjithçka, madje edhe mund të sakrifikoni vetëm për të mos pasur më telashet e ditëve të fundit. Tre planetë mjaft energjike do ndikojnë tek jeta juaj në çift. Ata do ua bëjnë atë më të animuar dhe do e dëgjoni shumë njëri-tjetrin. Do keni mundësi të flisni edhe për tema të ndjeshme. Ju beqarët pas kaq kohësh mund të gjeni dikë për të cilin do iu rrahë zemra fort. Në punë duhet patjetër të tregoheni më të përgjegjshëm dhe të jepni më shumë nga vetja. Pranojini edhe kritikat dhe vërini disa në zbatim. Për të përmirësuar financat mos u mbështesni shumë tek miqtë sepse ata nuk do iu ndihmojnë. Tregohuni pak më vigjilentë dhe besojini vetes.