Sa do zgjasë lidhja jote e dashurisë? Varet çfarë shenje je në horoskop!

Me poshte do gjeni per secilen shenje sa zgjate lidhja jauj bazuar ne shenjen tuaj, andaj mos i neglizhoni keto parashikime!

Dashi:
Dashi i zjarrtë zakonisht dashurohet shpejt dhe ajo dashuri rëndom është tepër e fortë. Nëse zhduket pasioni në lidhjen e tij, atëherë ai do të mundohet që ta kthejë atë në të gjitha mënyrat, e nëse nuk mundet, atëherë me gjysmë zemre do të vendosë ta gjejë dikë tjetër.

Demi:
Për nga natyra, Demat janë tepër besnikë. Kur dashurohen njëherë seriozisht, atëherë me atë person qëndrojnë deri në fund të jetës. Nëse vjen deri te shuarja e pasionit, atëherë Demat nuk do ta kenë të vështirë që ta kërkojnë eksitimin diku tjetër. Ata do të mundohen që mashtrimi i tyre të mos merret vesh kurrë.

Binjakët:
Përkundër të gjitha paragjykimeve, Binjakët janë tepër besnikë ndaj partnerëve të tyre dhe kurrë nuk e braktisin personin që e duan. Ajo që ata duan ta bëjnë, është testimi i personit të dashur, për të parë se sa xheloz është ai. Ata janë të gatshëm edhe të flirtojnë me dikë tjetër, vetëm për të parë sesi do të reagojë partneri.

Gaforrja:
Gaforret janë shumë emocionale dhe kur i dorëzohen dikujt atëherë ajo ngjarje me të vërtetë është e veçantë. Nuk pëlqejnë grindjet, e as të shkaktojnë probleme të tjera. Ajo që i karakterizon ata është xhelozia e tepërt, pasiguria dhe ndryshimet e shpejta të disponimit.

Luani:
Shenja e zjarrtë e Luanit është e kujdesshme kur flitet për të rënit në dashuri. Pjesëtarët e kësaj shenje adhurojnë çdo mënyrë të joshjes dhe gjithmonë për ta është më interesante periudha para se dikush t’i bëjë për vete. Të gjithë personat e lindur në këtë shenjë kanë zemër të madhe dhe të zjarrtë.

Virgjëresha:
Pjesëtarët e kësaj shenje karakterizohen nga kokëfortësia dhe rëndësia që i japin situatës stabile financiare dhe sigurisë, duke përfshirë edhe pozitën në shoqëri. Nëse këto aspekte i kanë të siguruara, atëherë lidhja me ta do të zgjatë me të vërtetë shumë.

Peshorja:
Pjesëtarët e kësaj shenje janë shumë besnikë. Më së shpeshti kanë lidhje të gjata, meqë me partnerin e vet, para së gjithash, kanë raport miqësor. E meta e vetme e tyre është se lehtë ftohen dhe nxehen për dikë, kurse pasiguria dhe tradhtia mund ta rrezikojnë lidhjen e tyre, shkruan “bota sot”.

Akrepi:
Akrepi është ndër shenjat më besnike të horoskopit. Pjesëtarët e kësaj shenje janë atraktive dhe karizmatik, kështu që partneri i tyre vazhdimisht ka konkurrencë. Janë persona hakmarrës, sidomos nëse braktisen.

Shigjetari:
Kjo shenjë e pavendosur ka problem me besnikëri ndaj një personi të caktuar. Kur janë gjatë në një vend, apo në një lidhje, atëherë fillojnë që të shqetësohen. Kanë nevojë për liri të madhe, me qëllim që të mbeten besnikë.

Bricjapi:
Bricjapi është shumë tradicional dhe pret martesë tradicionale, të përcjellë nga një fazë e gjatë e vardisjes dhe jo me shumë seks para martesës. Vlerëson besnikërinë e plotë. Seksi dhe fëmijët janë ‘mënyra’ për ta ruajtur këtë partner.

Ujori:
Ujori është një shenjë që dëshiron ndryshime të vazhdueshme. Ujori nuk është tepër seksuale. Mund të ndodhë që t’i impresionojë një person, por më pas, përnjëherë e humbin interesimin. Për të qenë besnikë në lidhje të gjatë, duhet që vazhdimisht të ndodhë diçka.

Peshqit:
Janë një ndër shenjat më besnike dhe më të përkushtuara të horoskopit. Preferojnë lidhjen e cila zgjatë gjatë tërë jetës. Por, përkundër kësaj, mashtrimi nuk është krejt i panjohur për ta. Nëse e gjejnë dashurinë e vërtetë që në shkollë të mesme, me të do të mbesin gjatë tërë jetës.

Author: admin