Kur do më thotë Të Dua? Nëse është dem prit një vit, zbulo shenjat e tjera

Unë të dua ty!

Këto janë tre fjalët magjike të dashurisë, dhe pavarësisht se sa shumë duhet ta keni dëgjuar në filma ose teksa miqtë tuaj ta thonë, në fakt kur partneri juaj e thotë, tingëllon tërësisht eterike! Por, shqetësimi kryesor është se kur ai do ta thotë? Disave mund t’u duhen ditë dhe javë, të tjerëve vite. E duket se kjo varet edhe nga karakteri i tyre dhe tiparet që lidhen me shenjën e horoskopit.

Për fatin e mirë, astrologjia mund t’ju japë përgjigjen atyre që po presin fjalën e shumëpritur duke analizuar personalitetin e partnerit me shenjën e zodiakut.

1-Dashi:

Nëse është një Dash, ai nuk do të hezitojë t’i thotë fjalët sapo të dy të filloni të takoheni. Mund të duhen gjashtë javë ose edhe më pak se kaq. Ai do t’ju tregojë se ai ju do në momentin më të papritur sepse kjo shenjë njihet për sjelljen spontane.

2-Demi:

Mashkullit dem i duhet pak kohë para se të nxjerrë fjalët. Ai mund të jetë partneri më i mirë dhe më romantik që keni dëshiruar ndonjëherë sepse i jep përparësi një jete të qëndrueshme dhe të përkushtuar, por ndonjëherë, ai nuk është aq i mirë me fjalët. Dhe kështu, mund t’i duhet një vit apo edhe më shumë!

3-Binjakët:

Binjakët janë socialë dhe të shpejtë për të bërë miq, por ata nuk do t’ju tregojnë fjalët magjike derisa të jenë absolutisht të sigurt. Ata do të analizojnë qëllimet tuaja dhe ndoshta do ju bëjnë teste delikate që ju duhet t’i kaloni ato. Mund t’i duhen muaj, apo edhe një vit të tërë që të të thotë: Unë të dua ty!

4-Gaforrja:

Janë shumë të ndjeshëm dhe sentimentalë në lidhje me emocionet. Pra, mos u habitni nëse ai ju tregon për ndjenjat qysh në dy javët e para të lidhjes. Ata e bëjnë shumë të lehtë lidhjen romantike sepse gjithçka që duan është që ju të ndiheni rehat dhe të sigurt.

5-Luani:

Nuk do të presë gjatë për t’ju propozuar sepse dëshiron të jetë në një lidhje të përkushtuar sa më shpejt që të mundet, fjalën të dua e thotë në një muaj apo dy. Ai dëshiron dashuri, rehati dhe më e rëndësishmja, vëmendje nga ju. Ai ndoshta do të organizojë një takim vërtet të këndshëm me verë të mirë dhe ushqim të mirë dhe do të jetë gati t’ju tregojë atë që ndjen.

6-Virgjëresha:

Tre deri në gjashtë muajt e parë është koha që mashkullit virgjëreshë i duhet që t’ju tregojë se ju do. Ata janë shumë romantikë dhe duan ta shprehur për t’ju bërë edhe ty të dashuroheni me të. Sidoqoftë, ata do presin momentin e duhur për të thënë tre fjalët magjike në vend që të nxitojnë.

7-Peshorja:

Ose do të deklarojë dashurinë e tij brenda një jave ose do të vonojë përgjithmonë. Ai do të provojë të gjitha taktikat për t’ju bërë të dashuroheni me të, por do t’i duhet shumë kohë për të kuptuar ndjenjat për ju. Megjithatë do t’ju mbushë me dhurata dhe komplimente për t’ju bërë të ndiheni mirë.

8-Akrepi:

Ai do të japë gjithë shenjat se po bie në dashuri me ty, por nuk do t’i thotë fjalët Të Dua Ty pa kaluar 2 vjet. Kërkon siguri, bindje, dhe dëshiron të bëhesh si ai. Nëse arrihet kjo do jetë gati ta thotë. Mënyra dhe momenti do jetë i paimagjinueshëm.

9-Shigjetari:

Do të thotë shpesh se sa shumë rëndësi ke për të. Dashurojnë sepse nuk duan të humbin kohë në çështje të padobishme. Dashuria e tyre është e vërtetë dhe kurdo që ta thotë e thonë me ndjenjë dhe me siguri të plotë.

10-Bricjapi:

Do i duhen 6 deri në 8 muaj përafërsisht për t’ju thënë ‘Të dua.’ Burrit tuaj Bricjapi i duhet pak kohë dhe të njihet më shumë para se të shqiptojë fjalët me vlerë të madhe. Jini të sigurt, ai kurrë nuk do t’i thotë ato fjalë rastësisht apo sa për të thënë.

11-Ujori:

Presin të jenë të sigurt për qëllimet tuaja ndaj tyre. Ujorët kanë një dëshirë shumë të thellë për të dashur dhe për tu dashur nga partneri i tyre, kështu që ata rrallë do të bëjnë gjëra që mund t’ju dëmtojnë. Ndoshta do të duhen tre deri në gjashtë muaj për të thënë fjalët e arta. Ata madje mund t’ju bëjnë të ndiheni të lënë pas dore, por mos mendoni kështu, sepse është thjesht mënyra e tyre për të qenë të ngadaltë në dashuri.

12-Peshqit:

Do të duhet shumë kohë që të kuptojnë dhe të tregojnë për ndjenjat, ndoshta një vit, sepse Peshqit janë shumë të trembur kur bëhet fjalë për dashurinë. Ata i konsiderojnë ndjenjat e emocionet më të rëndësishme sesa vetët fjalët, kështu që mos u zhgënjeni nëse nuk ju kanë thënë ende ‘Të dua’. Ata do ta bëjnë, herët a vonë!

Author: admin