Nga PAOLO FOX
DASHI: Ky do të jetë një muaj i fortë, pozitiv, luftarak, pikërisht siç ju pëlqen juve. Dielli, Jupiteri dhe Saturni kanë një ndikim pozitiv këtë verë dhe ja përse nuk duhet ta ktheni kokën pas në të shkuarën. Më të aftët kanë arritur të rimëkëmben nga zeroja.
Po bini më shumë në sy profesionalisht këto kohë. Janë të favorizuar shumë studentët, pasi do të marrin lajme të reja pas një periudhe reflektimi. Pjesa e parë e gushtit do të jetë më e mirë, mjafton që ju të hidhni hapat e duhur.
Venusi do të jetë planet aleat vetëm gjatë gjysmës së parë të muajit, por kjo nuk do të thotë se më pas do të kaloni kriza. Për shkak të disa angazhimeve profesionale, do të lini gjithçka tjetër në plan të dytë. Saturni është një tjetër planet miqësor me ju, një ndihmë e madhe për të dhënë këshilla apo nëse doni të ligjëroni lidhjet tuaja. Brenda ambientit të punës mund të lindë një interes i veçantë. Në datat 19, 20, 25 dhe 26 do të jeni të tensionuar me personat e afërt që ju rrethojnë. Mos u kushtoni shumë rëndësi zënkave, përndryshe rrezikoni që ato të vazhdojnë edhe gjatë shtatorit.
E përsëris se gjysma e parë e muajit është më e favorshme, ndaj jua këshillojmë edhe për të bërë analiza apo kura të ndryshme qetësuese. Organizojini pushimet brenda datës 16 gusht, sepse ditët më pas do të jenë më konfliktuale. Data 18 do të karakterizohet nga nervozizmi. Kur doni shumë dikë, përpiqeni të jeni si mburojë për të duke mbajtur barrë edhe problemet e tij. Ju këshilloj që këtë muaj të mos mbani një barrë më të madhe nga ç’ju mbajnë shpatullat.
DEMI: Meqë këtë muaj Jupiteri nuk do t’ju mbështesë, duhet të kërkoni ndihmën e planetëve të tjerë. Gushti është një muaj premtues, sepse Marsi dhe Venusi do t’ju favorizojnë dhjetë ditët e para. Më datë 11 vjen edhe Mërkuri në shenjën tuaj. Mos mendoni se gjërat arrihen shumë shpejt, sepse në aspektin profesional keni ende disa gjëra të lëna pezull.
Shoh ndryshime përpara. Jeni në kërkim të qëndrueshmërisë. Dy fjalët motivuese për momentin janë “rregull dhe konkretizim”. Yjet e gushtit favorizojnë njohjet e reja, miqësitë që ju ofrojnë më shumë siguri profesionale në jetën tuaj. Në krahasim me të kaluarën, tani jeni më pak dyshues.
Në aspektin sentimental, gushti do të ketë gjëra interesante. Historitë e dashurisë që janë lënë pas dore, do t’i japin fund. Për disa do të jetë e vështirë të shkëputen, sidomos nëse janë të martuar. Keni vënë re një ndryshim te partneri ose edhe vetë ju ndiheni më të rritur në shumë aspekte. Ju këshillojmë që këto ndryshime t’i diskutoni, në të kundërt distancat mes jush do të shtohen. Reflektoni.
Shumë probleme në çift kanë lindur edhe sepse shumë prej jush e kanë punën larg. Ndoshta edhe një i afërm që s’ka qenë mirë ka ndikuar në krijimin e kësaj largësie. Bëni maksimumin që të gjeni energjitë dhe forcën që gjërat të kthehen si më parë. Rastet e xhelozisë në çift do t’ju çojnë drejt një ndarjeje të sigurt.
Meqë Marsi dhe Venusi janë në shenjën tuaj, edhe rikuperimi psikofizik do të jetë i mirë, edhe pse nuk keni kapërcyer ende këtë nervozizmin që ju karakterizon kohët e fundit. Datat më të vështira do të jenë 7 dhe 8. Ditët e fundit të gushtit duhet t’i kaloni në qetësi, larg kaosit.