Për të shumtë destinacion i pushimeve është plazhi.
Në disa shtëpi bëhen planet se ku, por në të tjera mund të ketë debat: Në plazh apo në Mal? Mendimet janë të ndryshme dhe në situata të tilla do ishte mirë të gjendej zgjidhja e që pushimet të mos anulohen, por rezulton se preferenca në mal apo në det, varet edhe nga shenja e horoskopit me karakteristikat për secilën prej tyre. Imagjinoni një Akrep dhe një Bricjap në të njëjtin destinacion? Do duhej një ‘marrëveshje’ me siguri.
Dielli, rëra dhe deti
Dielli, rëra, deti, palmat dhe një pina colada e shijshme janë ato që duhen gjatë verës. Sidomos për Binjakët, Dashin, Luanin, Peshqit, Peshoren dhe Bricjapin. Këto shenja janë skuadra perfekte për të qenë së bashku me pushime, sepse ata duan që të gjithë të shkojnë në plazh dhe të kalojnë orë të tëra në rërë duke biseduar, duke bërë banjë dielli, duke festuar dhe duke pirë kokteje.
Ky grup nuk ka të ndalur kur vjen vera dhe kur dikush propozon malin, ata thjesht refuzojnë. Në fakt duket se këto shenja kanë lindur për të qenë pranë detit dhe për ta shijuar atë në maksimum.
Mali, ajri, freskia
Edhe pse plazhi mund të jetë tundues e joshës, për disa nuk vihet në plan të parë kur diskutohet për malin. Mendoni pak ajrin e pastër, freskinë, qetësinë dhe përballë natyrës mbresëlënëse? Për disa shenja ecja në mal dhe qëndrimi aty pranë është shkëputja nga realiteti dhe streset e një viti të tërë. Dhe këtë e ndjen më së miri i pari në listë Shigjetari dhe më pas Ujori, Demi, Virgjëresha, Gaforrja dhe Akrepi enigmatik. Këto shenja preferojnë qetësinë e këtij vendi sepse kanë më shumë nevojë.