Horoskopi për datën 14 gusht nga Russell Grant

Dashi:

Një projekt i përbashkët mund t’ju vijë si detyrë më herët nga sa mendonit, por kjo nuk duhet t’ju shqetësojë. Ju e dinit që kjo nuk do ishte dhe aq e lehtë gjithsesi. Por kalojeni me një buzëqeshje. Kjo do të jetë e vetmja detyrë pasi një çështje familjare dhe një marrëveshje financiare do të rezultojnë me sukses. Keni shumë arsye për tu ndjerë të kënaqur.

Demi: Një figurë autoritare pranë jush, prindi ose një i afërm tjetër i moshuar po tregohet shumë kokëfortë dhe ndonjëherë i paarsyeshëm. Të dëgjoni këtë person ju bën të flisni në mënyrë irracionale dhe të veproni me impulsivitet, por duhet të tregoni kujdes që të mos i shfaqni ato. Keni arsye për t’u ankuar, por më e mira është të kontrolloni temperamentin.

Binjakët: Të gjithë e meritojnë një pushim të mirë, përfshirë edhe ju. Keni punuar pafund dhe shëndeti juaj po fillon të shfaqë probleme. Duhet të merrni të paktën një ditë pushimi. Mos u ndjeni fajtor që kërkoni të reklaksoheni për një kohë shumë të shkurtër. Dëgjoni muzën e preferuar, lexoni një libër dhe shihni filma. Një ndërprerje e shkurtër nga ndjenja e përgjegjësisë do të rivendosë paqen shpirtërore dhe shëndetin fizik.

Gaforrja: Një projekt në grup po pengohet nga finalizimi për shkak të disa ndryshimeve nga secili prej jush e kjo më shumë për çështje sigurie. Disa do të luftojnë për të përfituar edhe kohë shtesë. Diskutimet dhe shpjegimet e hollësishme janë të nevojshme dhe kjo do të shkaktojë vonesa, por ju fatkeqësisht po humbisni gjithë përparimin që keni bërë deri më tani.

Luani: Përvoja ju ka mësuar se sa më shumë të punoni për të arritur një qëllim, aq më të larta janë shanset për sukses. Një kontratë, detyrë apo marrëveshje e re do ju bëjë të mendoni se keni një të ardhme më premtuese. Jini krenarë për gjithçka që keni realizuar deri më tani.

Virgjëresha: Jeni lodhur duke parë kolegët që presin vetëm nga ju. Ata kanë ndaluar së menduari, nuk japin më ide dhe kërkojnë që ju ti drejtoni. Por ju jeni gati të ktheheni në metodat e mëparshme pasi mendoni se do vihen më shumë në lëvizje dhe do jenë më efektive.

Peshorja: Po bëhen ndryshime në kompaninë ose organizatën ku ju jeni pjesë. Ju e keni ndjerë këtë dhe nuk është se habiteni. Ju e kuptoni rëndësinë e të qenurit në përputhje me udhëzimet e reja për shëndetin dhe sigurinë, por kjo nuk e bën më të lehtë kur këto ndryshime mund të nënkuptojnë edhe humbjen e vendit të punës apo uljen në pozitë, për të cilën keni punuar aq shumë për ta arritur.

Akrepi: Ju duhet të theksoni se sa rëndësi ka orari i punës tek dikush që po përpiqet që t’ju tërheqë vëmendjen. Ata mund të mërziten por kjo nuk do të thotë se duhet të lejohen të shkaktojnë ndërprerje të vazhdueshme duke bërë që ju të humbni fokusin. Nëse po punoni nga shtëpia, gjeni një vend tjetër të qetë ku askush nuk mund t’ju shqetësojë.

Shigjetari: Një kolegu juaj po ju tregon se si të punoni pa humbur sensin e humorit. Nëse jeni të përfshirë bashkë në një detyrë të caktuar, ai pret që edhe ju të tregoni të njëjtin përkushtim. Ju mund të jeni serioz, por në disa situata duhet të shihni dhe anën tjetër. Kështu edhe puna bëhet sa më pak stresuese.

Bricjapi: Keni hasur probleme në një projekt që në momentin kur një person tjetër u bashkua me ekipin tiaj. Nëse keni prova për ta vërtetuar këtë, është mirë të bisedoni me shefin ose dikë tjetër sipër jush. Në aspektin familjar, një i afërm i moshuar do jetë në gjendje t’ju ndihmojë të kujdeseni për fëmijën apo për kafshën shtëpiale.

Ujori: Ju dëshironi të bëni mirë dhe të vazhdoni me ritmin e shpejtë, por udhëzimet e reja po ngadalësojnë planet dhe përparimin tuaj. Ju nuk jeni i vetmi që po hasni vështirësi duke punuar në një mjedis kaq kufizues. Mos u shqetësoni nëse po krijoni përshtypje të gabuar.

Peshqit: Kërkoni ndihmë nëse do t’ju duhet. Po bëni sa një punë e sa një tjetër. Nëse vazhdoni kështu, do t’ju sjellë pasoja të rënda për shëndetin. Duhet të merrni pushim. Disa persona mund të mos e kenë kuptuar se sa presion ju kanë ushtruar për të kryer një punë, por kjo nuk do të thotë se ju duhet të heshtni dhe të mos i bëni të ditur ngarkesën e tepruar.

Author: admin